Operacionet kundër ndërtimeve pa leje/ Policia e Shtetit: Kemi arrestuar 25 persona, procedim penal për 232 të tjerë

29 Gusht 2014, 13:25Kronika TEMA
Operacionet kundër ndërtimeve pa leje/ Policia e Shtetit: Kemi

Policia e Shtetit vijon operacionet kundër krimit mjedisor të ndërtimeve pa leje, ndërsa ka nisur procedimi penal për 232 persona dhe janë arrestuar 25 shtetas në kushtet e flagrancës.

Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka, theksoi se gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni të rëndësishëm, për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë nga të gjithë ata elementë që me veprime abuzive po e shkatërrojnë atë, nga punonjësit e policisë janë evidentuar 231 ndërtime pa leje, për të cilat janë proceduar penalisht 232 persona.

“Për 25 shtetas, është marrë masa e arrestit në flagrancë, 130 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar 76 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin e vendit, duke proceduar 76 persona dhe arrestuar 4 prej tyre.

Ky operacion i ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojë me të njëjtin angazhim, duke ushtruar një kontroll të plotë në të gjithë territorin e vendit, me synim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit”, tha Loka.

Në vijim ai shtoi se Policia e Shtetit është e vendosur të përmbushë misionin dhe detyrat e saj në mbrojtje të territorit dhe mjedisit të vendit, në mbrojtje të interesit të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, duke vendosur para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët janë përfshirë në një veprimtari të tillë  kriminale.

 

Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe janë si më poshtë:

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 64 persona, nga të cilët 7 janë arrestuar në flagrancë, 53 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.

-Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 28 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë q ë në një rast po punohet për identifikimin e pronarit të objektit.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 29 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 29 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 28 ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 25 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 25 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 23 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 10 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 9 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 7 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 7 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 7 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 3 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 15 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 15 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar, 15 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 11 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

-Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 3 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 3 persona, nga të cilët 2 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

6 komente në “Operacionet kundër ndërtimeve pa leje/ Policia e Shtetit: Kemi arrestuar 25 persona, procedim penal për 232 të tjerë”

  1. babec says:

    Ne Kinostudio hajdeni po qe se e keni seriozisht!

    Sa kohe qe hangari pseudo teater Tirana rri ne kembe perballe komisariatit rrugor e ne krah te Arkivit tone te filmit, perben proven e ngadhenjimit te mafias mbi shtetin!

    Kujtoj Se hangari u ngrit pas zgjedhjeve te vjeteshme, pa u krijuar qeveria e re! Pra nga korriku ne shtator 2013! Ndertimi eshte bere ne toke shteterore te marre me qera per lulishte!

    15 metra nga Komisariati i Policise Rrugore dhe 500 metra nga Komisariati nr.4, banda qe e ka ngritur provon çdo dite Se ja ka futur Shtetit koken ne bythe!

  2. Trendi007 says:

    Bravo Policia, hallall buka me vaj e me sheqer qe u jep Rama.
    Shtet Fasulesh

  3. Trendi007 says:

    Gjeju Pune atyre qe ke futur ne burg se i falimentove me kete qe bere

  4. ali says:

    Ne shqiperi ka mbi 15 vjet qe behen ndertime pa leje. Ka ndodhur dhe po ndodh nje “Bathorizim” i disa zonave te rendesishme te zhvillimit ne shqiperi !
    Eshte nje katastrofe e vertete qe zona dikur perla te verteta te Shqiperise si psh Ksamili, Saranda etj te kene pamjen e nje Bathoreje Bregdetare !

    Ndoshta vija e Bregdetare e Ksamilit mund te shpetohet por pjesa brenda ku eshte ndertuar pa asnje lloj kriteri e planimetrie e ku ndertime betoni te shemtuara sa me ska ngjitur e ngjitur me njeri-tjetrin kane mbire gjithandej eshte e pamundur te shkaterrohen te gjitha.

    Ksamili dhe Saranda kishin mundesi te zhvilloheshin e te ktheheshin ne zona model turizmi bregdetar por si popull primitiv qe jemi dhe duke u drejtuar gjithmone nga pushtetare hiena, te pangopur, pa vizion dhe te drejtuar nga etja per pasuri e pushtet keto zona paten kete fat te zi !

    P.S Ne kete gusht te nxehte me shume se çmimet tavan, na i vrau syte bregdeti i parcelizuar i Ksamilit !
    Por ne demagogjine e felliqur te gomarit ish kryeministrit kjo do te quhej “mrekullia e njerezve te lire” !

  5. lulushi babushi says:

    C thoni more?
    ata po japin leje akoma se i kane numrat e protokollit bosh ne bashki te tiranes.
    E ju thoni s po lejojme ,po i kapim etj.
    e di shume mire se per te dhene leje miqeve te tyre po veprojne ne kete menyre,kane numra bosh ne protollok dhe po i rregjistrojne sikur i kane bere aplikimet para dates 10.08.2014.
    edhe hajde pastaj dhe flisni qe i kemi bllokuar ndertimet pa leje.
    Jane ustallare keta plako!
    kane qene 8 vjet ne pushtet LULUSH BABUSHI

  6. Ndertime te tilla s’ja vlejn me qendru ne kembe.S’kan arkitekt,planimetri,prespektiv.Jan thjesht beton dhe hekur.cop mishi me dy sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje