Operacioni në Dukagjin/ Asgjesohen 115 mijë rrënjë bimë narkotike

28 Gusht 2014, 13:03Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacionin për asgjësimin e bimeve narkotike në zonën e Dukagjinit.

Aktualisht në operacion janë të përfshira 147 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe të forcave speciale RENEA.

Në dispozicion të këtyre forcave janë vënë 20 automjete, si dhe 3 mjete lundruese për transportin e tyre përgjatë liqenit në Koman.

Policia e Shtetit bënë me dije se “gjatë ditës së sotme forcat e policisë në terren po operojnë të ndara në 9 grupe për kontrollin e territorit dhe asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në tre komuna, përkatësisht në komunën Temal në fshatin Toplanë, në komunën Shllak në fshatin Benë dhe në fshatin Bruçaj të komunës Pult”.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se “në përbërje të këtyre forcave janë edhe oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë për kryerjen e veprimeve procedurale për të gjitha rastet e evidentuara. Deri në këto momente nga këto forca është mundësuar asgjësimi i 1.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa, kryesisht në fshatin Benë. Ndërkohë, gjatë 8 ditëve të këtij operacioni të gjerë të zhvilluar në komunat e zonës së Dukagjinit, nga forcat e policisë janë asgjësuar rreth 115.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa”.

Operacioni i Policisë së Shtetit thuhet në njoftim, “do të vijojë deri në kontrollin e plotë të territorit dhe asgjësimin e çdo sipërfaqe të kultivuar me bimë narkotike”.

3 komente në “Operacioni në Dukagjin/ Asgjesohen 115 mijë rrënjë bimë narkotike”

  1. LORA says:

    Ofroj mbeshtetjen me te perzemert per 147 forcat qe po suksesojne ,cdo dite,ne kete operacion te veshtire.
    Faleminderit Policise se Shtetit per vendosjen e autoritetit te ligjit,gradualisht ne cdo pjese te territorit te Shqiperise.

  2. Komandanti says:

    Nje BRAVO shume e madhe per Policine,Ministrin Tahiri,Dr e Pergjthem Didi,Dr e Shkodres Nexhi dhe te gjithe te angazhuarit,ju lumte ndihemi krenare me JU

  3. Mondi says:

    duhen ca vite qe mendja e prapambetur e shume njerezve te kuptojne se cdo te thote rregull dhe ligj, se fale Baces i kemi gjithe kto mrekullira ne 23 vjet post-komunizem ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje