Plagosja në Fier, për hakmarrje/ Policia: I plagosuri dhe autori i dyshuar me precedentë

29 Gusht 2014, 14:42Kronika TEMA

Motivi i plagosjes së ndodhur të enjten në Fier, dyshohet një konflikt i vjetër për çështje pronësie, që u pasua me një zinxhir krimesh mes personash me të kaluar problematike.

Konflikti i vjetër ka lindur për motive pronësie mbi tokën ku u ndërtua një lokal në Fier në 1996.

Burime të rezervuara thonë se i plagosuri Jorgaq Kule së bashku me vëllain e vet Altin Kulen, në 28 maj 1996, janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për vendosje eksplozivi në lokalin e Mitat Dokos, në Fier.

Jorgaq Kule u la i lirë në atë kohë pas 72 orësh, ndërsa Altini është mbajtur në gjendje arresti për 1 muaj dhe u la edhe ai i lirë.

Por konflikti midis këtyre personave ka vazhduar.

Në 31 mars 1997 u vra me armë zjarri, përpara lokalit të tij nga persona të paidentifikuar, Mitat Doko. Dosja hetimore u pezullua për mungesë provash.

Mendohet i shtyrë nga hakmarrja për babain, djali i viktimës, Ermal Doko plagosi të enjten në mbrëmje Jorgaq Kulen.

Këto burime shtojnë se nga ana tjetër edhe Ermal Doko, i cili nuk është shoqëruar ende nga policia, ka një të kaluar me precedentë penalë për tentative vrasje dhe armëbajtje pa leje, pasi në 6 mars 2006 ka qëlluar me armë shtetasin R.A.

I skeduar ishte edhe i plagosuri Jorgaq Kule, për trafiqe të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje.

Burime zyrtare policore thonë se po punohet për dokumentimin ligjor të  ngjarjes.

 

1 komente në “Plagosja në Fier, për hakmarrje/ Policia: I plagosuri dhe autori i dyshuar me precedentë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje