Për Profesorin!

30 Gusht 2014, 21:00Kronika TEMA
Për Profesorin!

 

Më lajmëruan që ka vdekur prof. Shaban Demiraj, pas një sëmundjeje të gjatë.

Gjuhëtari më i mirë i brezit të tij, vazhduesi logjikë-hekurt i shkollës së Çabejt, por edhe pionier i sistematizimit përfundimtar të gramatikës historike të shqipes, prof. Demiraj mbeti për dekada pikë referimi me vlerë absolute e gjuhësisë shqiptare në Universitetin e Tiranës.

Ndihem me shumë fat, që kam ndjekur kursin e tij të Gramatikës Historike të Shqipes dhe kam biseduar shpesh me të për çështje për mua të koklavitura, të historisë së gjuhës shqipe.
E kam parë si shembull të pakrahasueshëm të rigorozitetit shkencor, objektivitetit, pozitivizmit dhe, sidomos, të metodës në studimet gjuhësore. Mendja e tij kishte kapacitetin e jashtëzakonshëm për t’i mbajtur të lidhura së bashku, dhe nën tension, të gjitha komponentet kaotike të gramatikës së shqipes, në sinkroni dhe në diakroni.

La një trashëgimi që ka zënë vend përgjithmonë në themelet e dijes albanologjike; veçanërisht duke treguar, nga një vepër në tjetrën si duhet t’i qasemi problematikave të gjuhës. Sot e kësaj dite, Gramatika e tij historike e shqipes është nga librat që konsultoj më shpesh, në bibliotekën time.

Së bashku me prof. Çabejn (sa ishte ky gjallë), prof. Kostallarin dhe prof. Domin, arritën t’ia mbajnë të lartë, për dekada me radhë, nivelin studimeve albanologjike në lëmin e gjuhësisë.

Ishin mendje të ndritura dhe erudite, si kjo e prof. Demirajt, që më bindën t’i kushtohesha gjuhësisë; pasion që më ka mbetur i gjallë sot e kësaj dite dhe m’i ushqen ditët; teksa metoda që mësova prej tij, drejtpërdrejt në klasë dhe duke ia studiuar veprën, më ka treguar rrugën në dije dhe më ka mbrojtur gjithnjë nga pasionet ideologjike, lajthitjet metafizike dhe marrëzitë e shumëve.

/Botuar në http://peizazhe.com/

20 komente në “Për Profesorin!”

  1. Lek dushi.. says:

    Profesori i nderuar Shaban Demiraj një nga arkitektët e fundit të Gjuhës Shqipe…Ky akademik i ndritur iku vetëm fizikisht,për të mbetur i gjallë përjetësisht në shpirtin,zemrën,mendjen dhe fjalën e çdo shqiptari…që e do,e mbron, e ruan,dhe e përçon tek të tjerët gjuhën shqipe,këtë thesar të patundshëm të identitetit,egzistencës dhe vazhdimësisë sonë…Nderim i përjetshëm për këtë figurë të ndritur të Iliminizmit Shqiptar..Shpirti i tij u prehtë në Paqen e madhe dhe të Përjetshme të Perëndisë…

  2. daenko says:

    Humbja e ketij gjeniu eshte per ne si popull nje humbje e madhe.Duhet te kemi parasysh qe ne keto momente disa pseudo gjuhetare po perpiqen ta percudnojne gjuhen e bukur shqipem.

  3. Enveri says:

    Keqardhje te madhe ndjej per profesorin e nderuar Shaban Demiraj,per familjen e tije dhe koleget e rralle qe ka lene pas.Vdekja eshte e trishtueshme gjithesesi,por ndjehem krenar qe me tekstet e tije mesova te shkruaj e te kendoj gjuhen shqipe. I perkas brezit te pleqerise,por edhe sot e ndjej respektin per kete kolos te gjuhes tone shqipe.!

  4. UN says:

    U prefte ne paqe profesor demiraj, humbje vertet e madhe per kombin SHQIPTAR do mbetet i pa harruar per punen e palodhur ne gjuhen ton SHQIPE,te prehet ne paqe.

  5. stela says:

    Mendje si Prof. Demiraj rralle vijne ne jete dhe lene gjurme per breza te tere,
    mendje si Prof. Pernaska, fatekeqesisht i mungojne Shqiperise.

  6. vemendje says:

    Eee eee ne “sinkroni” dhe ne “diakroni”.
    Mire qe ste te dhashe une gjuhe tyja se me shume se 6 nuk te vija.
    Ca eshte ky shkrim?!. Me shume greqisht sesa shqip.Po tja lexoj gjyshes do me thote;te lutem perkthema.
    Me tere respektin qe kam per ty,(si qenje njerzore e kam fjalen) shkruaj edhe ndoje fjale shqip,jo se eshte keq te dish greqisht,por ti sikur ke mesuar shqip.
    Ne veri thone nje thenje”ku ku me det”.Thashe se do lexoja ndonje gje te bukur,ne sinkroni me titullin e ne diakroni me jeten e profesorit.
    Po po po edhe ti ma ha mendja profesor e?.
    Zoteri,neqoftese ju i jeni kushtur gjuhes shqipe mund tu them se po te kishe bere kete shkrim per ndonje profesor ne itali,angli,gjermani,greqi e.t.j ,reagimi i medias dhe popullit do ishte i menjehershe dhe ne sinkroni me ate cfare duhet te jete nje profesor.

  7. Tasim says:

    Ja uroj nje vend ne parajse Z Demiraj per te gjitha gjanat e tjera qe mund te ket ba ama nuk ja fal perjashtimin total te dialektit geg nga gjuha shqipe. Me kte ai me shoket e vet i kan ba nje dam te jashtzakonshme kombit. Per permasat qe ka mendoj se esht krimi me i madh i bam gjate regjimit komunist ma shume se te gjitha vrasjet dhe burgimet. Kane kriju nje burg virtual per gjithe pjesen gege te ktij kombi. Burgun e mohimit te shprehjes dhe perjashtimit social dhe ekonomik. Nuk jane fjalt e mia po parashikimi i Arshi Pipes ktu e 40 e kusur vjet me pare, totalisht i permbush ne ditet e sotme.

    1. gjon gjin gjoni says:

      po rri o tasim vellai se nuk jane pune per ty keto.
      Shiko sa bukur qe e shkruake shqipen standard, bravo.
      Ai Pipa ishte ca si nderkryer me te gjithe, mos ja ver shume veshin.
      Fol mor gjuhen tende , edhe une timen po kur shkruajme ketu te perdorim standardin qe te merremi vesh.
      Shaban demiraj cdo gje e ka bere mire , shume mire , edhe kete punen e standardit.

  8. gertz says:

    iku dhe nje …ndersa janullatusi plak vazhdon meshat ne greqisht dhe flet per zotin…bote e piste

  9. Mihallaq Furxhi says:

    Nje humble shume e madhe per Shqiperine dhe Shqiptaret. Nga thellesia e zemres sime i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes dhe gjithe farefisit te tij per humbjen e ketij Intelektuali shume te madh pa dyshim kolos i gjuhes Shqipe..Per mendimin tim duhet ti jepet sa me pare nje vleresim sa me i madh per kontributin e patjetersueshem qe ai ka dhene ne gjithe kompleksitetin e gjuhes Shqipe.

    Mihallaq Furxhi
    Oakland Community College
    Michigan USA

  10. ish studenti says:

    Ishe dhe mbetesh nje nga profesoret e mi me te dashur dhe te respektuar! E di qe nuk do te kete te tille qe do te mund te te zevendesojne, por shpresoj se paku qe te te afrohemi me deshiren e zjarrte per te shpalosur me tej bukurite e gjuhes sone te bukur e unike.

    Ngushellime gjithe familjes! Ju keni humbur njeriun tuaj te dashur, ne kemi humbur profesorin tone te nderuar dhe nje prej shkenctareve me te ndritur te kombit. I nderuar qofte kujtimi i jetes dhe vepres se Shaban Demirajt!

  11. astrit says:

    Nje pike e “bukur” referimi shqiptarie e pozitiviteti me pak per kombin tone. Ngushellime familjes.

  12. georges says:

    Nderim dhe respekt te perjetshem per levruesin e gjuhes shqipe! Ngushellime familjes!

  13. Be-X says:

    ju paste shpirti qetesi Z.Prof.Demiraj, nuk na ke lene vetem emrin por edhe veprat qe do te ngelen te paharrueshme per te gjithe ne.

  14. tuxu says:

    a kan vdek te ter demirajt i shkreti spaska lene askend mbrapa cfar ka shpik ky shkencetari a ma se seshte bere gje e madhe do vdese edhe byrysha

  15. Garcia says:

    …Prof Ky ,Prof Ai, Prof Ai Tjetri .Megjithe respektin e larte per punen e tyre.Eshte fakt se jeta akademike ne Shqiperi asnjehere nuk I ka paraprire zhvillimit shoqeror the vendit ne gjithe keto vite dramatike per Historine tone,ata nuk Kane folur.Edhe kur kane folur kane preferuar ta bejne kete permes ” Peticioneve” the sponsorizuara ng a politika e mbrapshte e Pushtetit duke lene peng kesisoj ,integritetin e tyre njerezor e profesional e duke venitur rolin e tyre ne jeten e vendit.Mgjate I ndjeri te prehet ne paqe ,eshte nje humbje e mad he per gjuhen shqipe

  16. v.duka says:

    Marr guximin t,u them akademikeve, politikaneve “te medhenje”, etj, e vecanerisht medjave shqiptare qe kane nxjerre ne ekranet e tyre me qindra here fytyra si cili bili, hozha noka e ndoka etj etj. bejne te pakten e asaj qe duhet per figurat e shquara te kombit tone, qe te mos ndodh mbase si ne kete rast qe keto figura “vdesin per se gjalli”
    Me respekt te pa fundem per proforin qe megjithe punen titanike nuk u mesoi dot gjuhen shqipe disa politikaneve te niveleve super te larta v.Duka.

  17. Aty says:

    Na iku nje mendje e ndritur, duke na lene nje veper te ndritur. Kujtoj me krenari se ne ceremonine e shperndarjes se diplomave, ka qene ky Njeri qe ma ka dorezuar, duke me uruar. Qofte i parajses! Ngushellime familjareve!

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Drite paste.
    Por duhet thane se prof. Demiraj sebashku me prof. Ylli Popen ishin personat qe quan Akademine e Shkencave te Shqiperise ne thesin e Janulles.

  19. Ngushllimet më të sinqerta Familjes, me rastin e ndërrimit të jetës të prof. Shaban Demiraj, gjuhëtarit tonë të madh. Ngushllime i shprehim edhe Akademisë të Shkencave, kolegëve të profesorit të nderuar e të respektuar, të gjithë gjuhëtarëve e albanologëve gjithandej. Duhet të kalojnë dekada të tëra.që të zëvëndësohet një figure e tillë poliedrike e shkencës shqiptare, në përgjithësi, dhe e gjuhësisë e albanologjisë në veçanti, çfarë ishte ajo e akademik Shaban Demiraj.
    Para pak ditësh, u nda nga ne fizikisht edhe një gjuhëtar tjetër i madh nga Kosova, akadamik Besim Bokshi. Njëri nga Vlora heroike e tjetri nga Gjakova kreshnike. Këto dy qytete të Shqiptarisë, jo vetëm që ishin të pushkës, por ishin edhe të penës! Zor të zëvëndësohen këta emra të nderuar të gjuhësisë shqiptare, që një jetë të tërë ia kushtuan lëvrimit të gjuhës shqipe dhe përgatitjes së kuadrove të ardhshme.
    Me këtë rast, i përulemi të gjithë ne me dinjitet veprës së madhe të prof. Shaban Demiraj.
    I lehtë i qoftë Dhéu!
    Për jetë e Mot qoftë i nderuar dhe respektuar jeta dhe vepra e prof. Shaban Demiraj!

    Me respekt, sinqeritet e shumë dhembje,
    Hilmi T. Morina & Flutra Pula-Morina
    Pennsylvania , SHBA
    01 Shtator, 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje