Zbardhet vrasja e shqiptarit 25- vjeçar, Flori Mesuti, në lagjen Liberta të Barit në Itali.
Mësohet se shqiptari kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr mes adoleshentësh në zemrën e një zone të njohur për një klan mafioz barez.
Madje shqiptari i ka dhënë një shuplakë njërit prej të rinjve që po ziheshin.
Por adoleshenti ka njoftuar prindërit dhe ata kanë mbërritur të armatosur.
Mesuti ishte larguar në shoqërinë e një vajze në drejtim të një bari.
Prindërit e adoleshentit e kanë takuar jashtë barit.
Shqiptari e ka kuptuar se ata ishin të armatosur me një pistoletë.
Shqiptari tentoi që të largohej me vrap, por nuk ia ka dalë.
Të paktën tre plumba e kanë goditur në trup, njëri direkt në zemër.
Hetuesit kanë marrë në pyetje disa persona, ndërsa nuk ka ende një emër për vrasësin.
Kafsha, do miliona vjet, qe te behet njeri!
Mendoj gjithmone se si njerezit kudo ne europe na mbajne afer……
Per nji shuplake…i.mori jeten….!
Ishin Italiane ata qe e vrane or mik, ndrysho avaz tani, se Shqiptari i ndjere ishte i qyteteruari dhe Italianet kafshe.
duke menduar se na asnji vend te Botes nuk te vret njeri ,per nji xhest kaq te paperfillshem te shqiptarit ne fjale,kujtova se do te ishte shqiptar ,por edhe po qe italian,ben pjese ne komentin tim ,si kafshe ,se nuk vritet njeriu per nji dacke syve !
sapo e more vesh qe eshte italian, ndryshove mendim? wtf???
Ti paske problem me veten more njeri.
Kafshet nuk qyteterohen kurre pavaresisht se ku jetojne. “Trimi” qe shkon me arme ne brez, si cub mali, per te sqaruar nje incident, kujton se eshte ne Shqiperi dhe do te dale nga burgu duke paguar gjykatesit? Tani le te kalbet ne burg se aq tru ka. Histerizmi shqiptar i shoqeruar me nivel shume te ulet te zhvillimit njerezor. I merr jeten tjetrit vetem per nje shuplake. Po te ishte vertete burre, i jati i djaloshit qe mori shuplaken, le te ishte zene me grushta, por duke qene burracak, shkon me arme dhe vret tjetrin, pa u menduar mire. Burracaket dalin me arme ne brez sepse ai qe eshte burre i vertete nuk ka nevoje per arme zjarri.
spo e marr vesh …vrasesi eshte Shqiptar apo Italian ??? se zor se reagojne ne menyre te tille qytetaret italiane ( nqs nuk behet fjale per Mafioz Italian ) .
Ca rendesie ka more kokrra e idiotit?
Ky prindi more ju te temes nga ishte ,Italian ,Afganistan apo Albanezstan?
u be lemsh ,sidoqofte keta prinderit e ketij djalit qe vrane nje djale kaq te ri, duhet te marin denimin e merituar.
Po shuplaka pse duhet model shqiptar
Ore,keni qene nej here ne Bari ju apo jo,barezet jane me keq se shqiptaret mer miq,te terheqin zvarre me motorr derisa te morin portofolin.
sa per dijeni te shqiptareve ka mafioz me shume ne itali bari se sa ne durres e tirane….nuk jemi te paret ne as ne kete fushe. ne bari mos bej si ata se ndryshe …
Ca asht ky lajm,zbardhet vrasja e shqiptarit.Nuk ka akoma nje emer. Edhe disa komentues ju asht mush mendja se vetem shqiptaret vrasin.
Po ja trusni Kot me kto komente ju lute lexone me vëmendje tekstin e tani komentoni ju pershendes te gjithve
Ne bari kerrcet kallashi cdo nat sikur te jesh ne kabul te avganistanit. Dhe italiani qe vrau shqiptari ka qen mafioz i kalitur se nje italian normal nuk del me pistolet ne bres per nje incident te till. Nugushellime familjes iku nje djal kot fare.
Po ata qe vrasin njerez te pafajshem nuk kan fe as komb, jan te njejt kriminel, si ti quajm ndryshe. Po tani per aresyetim te vrasjes do te thon se ishte i nxehur apo i dehur. Duhet te ruhemi nga e keqja(sherri).