Vjedhja e Thesarit/ Prokuroria do të marrë në pyetje 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

2 Shtator 2014, 12:23Kronika TEMA

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të merren në pyetje nga Task- Force pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila po kryhen hetimet në lidhje me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës Qendrore.

Burime nga Prokuroria shprehen se anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës do të pyeten në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbardhur mega- skandalin që përfshiu Bankën e Shqipërisë, ndërsa besohet se sqarimet që do të jepen nga 7 anëtarët e Këshillit do të vendosin mbi ecurinë e mëtejshme të hetimeve.

Katër prej 7 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të pyeten në 5 shtator, ndërsa 3 të tjerët në 8 shtator.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës pas skandalit kanë mohuar përgjegjësitë direkte në lidhje me mega- skandalin, ndërsa kanë votëbesuar Ardian Fullanin si Guvernator të Bankës së Shqipërisë duke mos i hapur rrugë shkarkimit të tij.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili është dhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në daljet e tij në konferenca shtypi ka mohuar përgjegjësinë apo dijeninë për vjedhjen duke shpjeguar se nuk ka ceduar njeriu pasi sistemi i bankës dhe i sigurisë në bankë është perfekt.

10 komente në “Vjedhja e Thesarit/ Prokuroria do të marrë në pyetje 7 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH”

  1. Leonard Dingo says:

    Varet se si do perpilohen pyetjet,kush do ti drejtoje dhe cfare orientimi kane ata qe do bejne pyetje.

    1. nacionalisti says:

      JU JENI KESHILLI I TREDHUR I BANKES SE SHQIPERISE

      Po ta vini re me kujdes te nderuar komentues, komuniste e balliste te gjitha akuzat ngrihen mbi nje vendim te miratuar ne vitin 2006 per auditin e BSH. Pra, po vjen dhe dita qe te vertetohet teoria e ish-Kryeinspektores, e cila u perpoq te ngrinte audit mbi baza shkencore. Mirepo auditues si puna e Ramohitaj, dinin te benin letra anonime (vjollcaaaaa vjolllcaaaaa ku je vjollca). Pra nuk dinin te punonin, aftesia e atyre audituesve ishte vetem nje: ti lepiheshin fullanit.
      Pjesa tjeter qe bind eshte se shumica e veprimeve te mbrapshta ne BSH jane bere pas vitit 2011, audit 2 vite rresht me Ilir Dedjen (shkelje e hapur e rregullores, ketu nuk ka ku luan Fullani), dmth ideja eshte pak me shkurt ne momentin qe parlamenti i sales dhe i rames ne opozite atehere (sepse duhen 2/3 e votave) zgjodhi kete fucken qe eshte sot si kryeinspektore te bankes, u be corap puna.

  2. opinga says:

    Pordhe me rigon. Me teper se gjysma e grabitjeve te Bitrit, mbajne ne kembe aktivitetin kriminal te bandave fierake. Asgje nuk eshte bere pa dijeni dhe miratim te guvernatorit. Problemi eshte shume me i thelle nga c’paraqitet. Kjo eshte grabitja me e madhe qe poshteron vendin dhe e vendos perfundimisht nen pushtetin e bandave te ligjeruara nga sipert

  3. PYETJA says:

    A THUA E KENI SI SHPEJT,TI THERISNI TANI? ME MIRE LERINI ANDEJ NGA DHJETORI SE MUND TE KETE DHE NDONJE GJE PA FSHEHUR,PA ZHDUKUR E PA SISTEMUAR NE LLOGARITE BANKARE.MENDOHUNI NJEHERE O PROKURORE SE MBETET ME GISHT NE GOJE.LERINI TE BEJNE E PUSHIMET E DIMRIT,E PASTAJ LE TE BEJNE NJE SHETITJE ME DUART PLOT NGA ZYRAT TUAJA???????????

  4. alfade says:

    Ketij governatorit dhe keshillit mbi kqyres duhet t’i ishin caktuar me kohe qelite e 313 ! Bejne edhe karshillek !
    Nje tufe maskarenjsh e rufianesh grabitqare ! Shihni origjinen e perkatesine ketyre hajnave dhe do te bindeni
    se si i kane kapur ”kycet” ?! Tipa te tille horrash i ”gjuajne me dogra” postet kyce ku mund te pasurohen du-
    ke vjedhur pasurine e popullit,djerrsen e popullit ! Krijuan sebashku me kapon e Vicidolit nje SHTET HAJDUT !

  5. prokurori says:

    o LLALLA pse merr rrogen or katunar qyp – edhe sa dite duhet te kalojne per te marre deshmite e njerezve kyc – po kryehajdutin Fullani kur do ta marresh – nuk ke faj ti mor debil kane faj ata qe te japin rrogen

  6. Anita says:

    Llalla skuth dhe sherbetor i Berishes. Fullani po zhduk gjurmet.

  7. LORA says:

    Amani more te Task Forces,se llalle-prokurorise,,,u ben nja dhjete dite qe njoftoni se do te merrni ne pyetje keshillin e mbykqyrjes fullhajne.Kur t’a beni dilni e vini tellalin,se po “beni” punen per te cilen merrni rrogen
    Lutem mos e permendni me shifren 7.13 milion dollare/euro,,,kjo eshte shifra e fullhajnerise.Pasi t’a beni inventarin ,guxoni e deklaroni shifren e vertete te hatase fullhajne,me parate e shqiptareve.

  8. Dulla Vogel says:

    Sistemi me i sigurte i nje banke eshte vetem atehere “perfekt”, nese bankes nuk i shkon per lesh as edhe nje kacidhe e vetme.

    Super-vjedhjet e shumave marramendese, te riperseritura keto respektivisht ne vitet 1997 dhe 2011-2014 (Gold + Geld) deshmojne pa kurrfare dyshimi se siguria bankare ka qene ZERO.

    Prandaj dhe drejtuesit dhe pergjegjesit kryesore duhet minimalisht te pushohen urgjentisht, thjesht per moskryerje te detyres se besuar. Por kjo s’mbaron me kaq! Nese hetimet vertetojne se disa prej tyre me heshtjen, me zhdukjen e filmimeve te kamerave non-stop, me moskontrollet e detyrueshme, me mosraportimin e mungeses se parave ne arke, me fallsifikimin e dokumentave etj. etj. kane favorizuar direkt apo indirekt ne grabitjen spektakolare te thesarit te shtetit, nenkupto mundin, djersen dhe gjakun e popullit te derdhur nder vite, atyre duhet t’u vihen prangat dhe te lihen ne biruce, deri sa t’i kene treguar nje per nje te gjitha horrlleqet e tyre.

    Vepro sa me shpejt o “Dulla vogel”, se pastaj do jete vone, e mund te behesh shume pishman!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje