MPB: Në korrik 61% vrasje më pak, 33% aksidente më pak (dhe statistikat e plota të superoperacionit në Lazarat)

1 Shtator 2014, 11:45Kronika TEMA

Ministria e Brendshme publikoi buletinin me statistikat e muajit korrik për situatën e rendit në vend.

Sipas kësaj ministrie, në korrik janë 61 përqind vrasje më pak se një vit më parë, 33 përqind më pak aksidente dhe 400 përqind më shumë marijuanë e sekuestruar.

Sipas statistikave, në korrikun e këtij viti janë 190 përqind më shumë persona të proceduar për korrupsion dhe 40 përqind më shumë persona të proceduar për trafiqe.

Gjatë muajit korrik 2014 janë evidentuar gjithsej 2710 vepra penale, ose 762 vepra penale më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Rritja më e ndjeshme veprave penale të evidentuara është vërejtur në goditjen e krimit të organizuar, drogës, trafiqeve, krimeve ekonomiko-financiare, korrupsionit, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, goditja e shkeljeve në fushën e sigurisë rrugore, evidentimi e parandalimi i dhunës në familje, goditja e armëmbajtjes pa leje etj,” thuhet në buletin.

Qarku më problematik sa i përket krimit mbetet Lezha, pasuar nga Vlora e më pas Tirana e Durrësi.

Ndërkohë në Elbasan, Dibër e Kukës ka më pak krime për 100 mijë banorë.

“Gjatë muajit korrik 2014 janë evidentuar 5 vrasje, nga të cilat 3 brenda familjes. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 janë evidentuar 8 vrasje më pak, pasi në muajin korrik 2013  janë evidentuar 13 vrasje si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 15 persona. Gjatë muajit korrik 2013 është evidentuar edhe 1 vjedhje me pasojë vdekjen”.

Ndërkohë operacioni më i rëndësishëm mbetet ai në Lazarat.

 

Statistikat e Lazaratit

-U gjetën e asgjësuan një sasi prej 71 ton e 87 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

-U asgjësuan rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike.

-U sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

-53 kg e 750 gram lëndë narkotike e përpunuar(çokollatë).

-4.395 kg farë kanabis sativa.

-Rreth 16.8 litër vaj hashashi

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë, nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

-426 armë zjarri automatikë (330) dhe pushkë (96), 27 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 30 mitraloza të lehtë,6 mitraloza të rëndë,  1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatahedhës, 7 armë të vjetra, 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.

Po ashtu janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 2.

-Janë gjetur e sekuestruar 49 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si: 1 silenciator, 2 tyta armësh, 6 krehra, si dhe 60 fishekë.

-Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 240.109 fishekë të llojeve të ndryshme, 1258kallëpe tritol, 763 granata, 361 predha granatahedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3978 kapsolla detonatore, 1319 ml fitil zjarrpërcjellës, 654krehra fishekësh, 29 mbushje predhash.

-Është sekuestruar një aparat minakërkues

-Janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, janë shoqëruar 17 automjete të tjera, janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçinë), si dhe janë sekuestruar 37 targa automjetesh.

-Janë sekuestruar 13 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.

-Janë sekuestruar 2 aparatemetalkërkues dhe 5 kasaforta.

-Dokumente identitetesh të ndryshme, uniforma policie, etj.

-7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.

-Nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

-Kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartëmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr.

-Radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3.

-Një sasi e madhe gëzhojash e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër janë gjetur e sekuestruar dhe:

-33 makineta lojëra fati, 1 rulet lojëra fati, 2 tavolina-fusha lojëra fati, 2 kasaforta, 9 bateri për makinetat e lojërave të fatit.

17 komente në “MPB: Në korrik 61% vrasje më pak, 33% aksidente më pak (dhe statistikat e plota të superoperacionit në Lazarat)”

  1. po po shifrat i rregullojme te gjithe ne mo, http://bit.do/mpb

    1. ALpini says:

      Mjafton vrasja ne mes te bllokut e bankierit Santo qe ju te beheni qesharak me keto statistika.

      1. Tory Buchi USA says:

        Me kete Opozite te sotme
        dhe Pozite te djeshme
        Vrasjet nuk do te mbarojne kurre derisa te eleminohet politikisht dhe fizikisht strumbullari i te gjitha te keqijave qe kane ndodhur ne kete vend ne 24 vitet e fundit.

        Ai qe di gjithshka per ngjarjet, pas vetem 5 minutash qe ndodhin ?

        http://goo.gl/48B5Yv

    2. Patriot says:

      …Keto jane me te rejat nga buletini i luftes shqiptaro-alabaneze….

    3. bacllari says:

      ju lumte per punen e bere. Mos ndaloni

      1. Desara says:

        Kjo eshte policia qe duam..

        1. tigri says:

          Ec aty tigrat.. Pune fantastike, hallall

          1. genti says:

            ME vjen mire qe po behet kjo pune me kete intensitet.

            1. Agroni says:

              KJO ESHTE POLICIA ME E MIRE QE KEMI PAS KETO 23 VJET.. KA VEND PER PERMIRESIM POR PO PUNOHET MIRE

              1. EDEN says:

                Krenare per Saimirin e Ramen..Policia ka marre fytyren e merituar

  2. Polic i thjeshte says:

    Bravo Policia e Shtetit!!

  3. Unknown get rid of this joke PM says:

    Hahaha sa koh u ka mbajtur te beni keta statistika apo tahirrrrri ua ka cuar me viper

  4. >>??? says:

    Ohuuuuuuuuuu PO Z.ARTAN SANTO u harrua ??? Bravo SAJE na krnaqe .Rofte RENDI ? RROFTE SIGURIA?Dhe dollia e fundit TE NA ROJE RILINDJA SAJE e EDI RAMA.Saje ne koefidence pse nuk ja hape telefonin ARTAN SANTOS apo kishe urdher nga PIKTORI?

  5. Al paci says:

    Nuk na tha tahiri po vrasjet me tritol sa ishin vjet dhe sa jan sivjet. Apo keto nuk i intereson

  6. tourkofagos says:

    ulja e e ritmit te vrasjeve mes sunitesh eshte shqetesuese…….

  7. bobi says:

    Mos e rruaj o Tahiro se ti çojne krimet e gushtit statistikat ne vend: 5 te vrare nga krimi ne familje ne fier, 3 ne Korçe, kamarieri i vrare ne Dhermi, tritoli ne vlore dhe ndonje tjeter qe mund te kem harruar…. por ma mer mendja se buletinin e muajit gusht ose nuk do ja japesh medias ose do ja japesh te zbukuruar
    .. :p

  8. e ligjshme says:

    Ka mundesi te arrihet me shpejt rregulli ne te gjith vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje