Ministria e Mbrojtjes ka ndërmarrë një veprim të fundit në lidhje me çështjen “Imami”.
Ajo i ka kërkuar prokurorisë, që po shqyrton kallëzimin penal dhe dosjen përkatëse për ish- ministrin e Mbrojtjes, që materialin ta rishikojë një prokuror tjetër.
Kjo u bë e ditur nga burime pranë prokurorisë për “Respublica”.
Kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes duket të jetë depozituar në fillim të muajit gusht, ndërkohë që një muaj më parë, pra në fillim të muajit korrik, u njoftua se ndaj Imamit me gjasë do të pushoheshin hetimet, pasi në procesin hetimor nuk janë konstatuar elementë të veprës penale për të.
Kallëzimi ndaj tij u bë nga ministrja Mimi Kodheli dhe konsistonte në akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti” si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”.
Berisha e ktheu Shqiperine ne vendin kampion te mafies ne Europe.
Prokurori shqiptar ben pjese ne kupolen e saj.
Persa kohe oktapodit Berisha dhe tentakulat e tij, nuk do tu pritet koka e kembet, Shqiperia do veje keq e me keq…..
Ndrojani prokurorin,keshtu do t’a rrjepi dhe ky i dyti dhe perseri do dale i pafajshem….dhe historia do vazhdoje deri sa te mos kete me te paguaje,atehere do e rrasin brenda!
Kjo eshte loja e prokurorise dhe prokuroreve aktuale!
Pa aftesia e juristeve socialist per ta kopsitur mire dosjen e kallzimit , bene qe ky hajdut te qendroje jasht burgut.
Akuzat ndaj Imamit, konsiderohet tashme si “dekorata” per pushtetaret shqiptare.
Perfundimisht Socialistet jane ose te paafte ose te perlyer.
I ndodhi nje dram familjare gjat kohes kur ishte Minister Mbrojtje.Sot duhet te jemi me pran tij ne kte dhimbje te perjetshme.