Çipa në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Santos dhe krimet e pazbardhura

2 Shtator 2014, 16:57Kronika TEMA

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ka zhvilluar një takim me drejtuesin e prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha në zyrën e këtij të fundit.

Mësohet se diskutimet mes dy titullarëve të institucioneve janë fokusuar tek ngjarjet e rënda të ndodhura në kryeqytet, ende të pazbardhura.

Vrasja e bankierit, Artan Santo, ka qënë kryefjalë e takimit, pasi kur kanë kaluar tre muaj nga ngjarja e rëndë nuk ka ende një të dyshuar për krimin, ndërsa pistat e hetimit janë të shumta nga organi i hetimit, raporton Ora News.

Numri një i policies së Tiranës ka qëndruar mbi një orë në prokurori, ku është kërkuar më shumë bashkëpunim mes intitucioneve, për të patur një luftë me efikase ndaj krimit dhe sigurisht rezultate më të mira në hetimin e ngjarjeve të rënda në Tiranë.

3 komente në “Çipa në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen e Santos dhe krimet e pazbardhura”

  1. Z says:

    Ky qenka lajm ! Por te pakten te kishim qendruar 1.5 ore

  2. Leonard Dingo says:

    Kam pershtypjen se te dy kreret si ai i prokurorise dhe ai i policise,jane profesioniste te mirefillte dhe te perkushtuar,per pasoje se shpejti do te kene rezultate pozitive…

  3. Rilindje apo...?? says:

    Sigurisht qe do kene rezultate por pse nuk pyesin ARDIAN FULLANIN e EDI RAMEN mos dine gje pse u vra ARTAN SANTO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje