Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon dënimin me 12 vjet burgim për shtetasen Afërdita Hysa, ish-Drejtoreshë e Kontrollit në Drejtorinë e Tatimeve Tiranë, si edhe 11 vjet burgim për shtetasin Mirjan Beneja, administrator i disa shoqërive private fiktive, të cilët, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë ngritur një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një dëm rreth 6 milionë euro.
Dy të pandehurit, Hysa dhe Beneja, akuzohen për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryer në bashkëpunim; “Falsifikim të dokumentave” të kryer në bashkëpunim”; ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale…”.
Gjykimi ndaj këtyre dy të pandehurve është zhvilluar me procedurë të shkurtuar. Ndërkohë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë po zhvillohet gjykimi me procedurë normale edhe për 6 bashkëpunëtorët e tyre, 5 prej të cilëve ish-zyrtarë të Tatimeve Tiranë dhe njëri administrator kompanish private fiktive.
po keta peshqit e vegjel jane per tu denuar oj prokurokar,se kur vjen puna per basdartin malok saliun as qe e mendoni si emer dhe jo me ta denoni per gerdecin 21 janarin per vjedhjet dhe per korrupsjonin galopal qe ngriti,pa ju permedur te vjetrat qe ka bere si 1997,2 prilli,1998 etj,plera e kombit jeni oj prokurori bashk me gjykatat,sido qe ta gjykoni gjykatat e komunizmit,ajo denonte cdo individ pervec enverit,kurse keto gjykatat e sotme made in amerike nuk denojne asnje minister se per koken e pare as qe behet fjale,nga shiu ram ne bresher me sistemin e leshit demokraci kari made in amerike.
Amon mo po boj edhe une nja 10 vjet burg pasi te kem vjedhur 6 milion euro.Ai tjetri vjedh 7.2 milion dollar edhe bo 10 vjet burg.Pastaj kur del pas nja 5apo 6 vjetesh jeto si mbret.
Denohen me burg….eee, po parate e vjedhura ku shkuan ? Kush do i ktheje parate e taxapaguesve ne arken e shtetit? Popullit i intereson kthimi i lekeve, shtetit i intereson burgimi.
Po te jet qe duhet te denohen njerezut per evazion fiskal nga 12 vjet, fatura per burgjet do jet me e larte se GDP e jona per tre vite rresht. Ketu denohet vrasesi me 2 vjet burg dhe ai qe na paska bere evazion 12 vjet. Hajde prokurori e gjykat hajde
po vilat qe jane blere tek tegu jane blere nga keto para shish duhet te kerkioje mbi pasurine eketyre
Prokuroria kerkon 11 vite burg. Gjykata do te jape 6 vite. 2 vite do zbriten nga koha e paraburgimit ngelen 4. Do perfitojne edhe ndonje “amnisti” ose ulje denimi per “sjellje te mire” dhe nga viti tjeter te gjithe do te jene te lire. Kush nuk do te bente 2 vite burg per 1 milion euro? Rrofte “demokracia” Rrofte Rilindja, Rrofte Ndryshimi per PARA. Shtet leshi. Popull i mjere e pa te ardhme.