Akuzat e opozitës, reagon Ministria e Brendshme: Oficeri që linçoni, i pastër. Ishte në Polici edhe në kohën e PD

3 Shtator 2014, 17:31Kronika TEMA

Ministria e Brendshme reagoi pas akuzave të opozitës, për emërimin e një shefi Komisariati me të kaluar kriminale.

Oficeri Rifat Çokaj ka shërbyer në rradhët e Policisë edhe gjatë viteve të drejtimit të PD, 2005-2006.

“MB hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra në lidhje me drejtuesin e ri të Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe. Komisar Rifat Çokaj ka një karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në strukturat e Policisë së Shtetit.

Është larguar nga Policia e Shtetit me kërkesën e tij, më datë 16.09.2006, kur mbante detyrën e specialistit të Drejtimit në Seksionin e Qendrës Operative dhe të Emergjencave”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Për të hedhur poshtë akuzat e PD, Ministria ka publikuar edhe Dëshminë e Penalitetit të Rifat Çokaj, lëshuar në shkurt 2014, i cili rezulton i padënuar.

Çokaj është ripranuar në strukturat e Policisë së Shtetit, më 19 nëntor 2013 dhe 3 ditë më parë është emëruar Shef i Komisariatit në Malësinë e Madhe.

 

 

8 komente në “Akuzat e opozitës, reagon Ministria e Brendshme: Oficeri që linçoni, i pastër. Ishte në Polici edhe në kohën e PD”

  1. eh rifat rifat says:

    Pd ja ka futur kot po dhe ju qe beni shef Rifatin 63 vjec pas nje pushimi 8 vjecar nuk jeni me te mire , a e dini se dhjetra djem te rinj jane trajnuar nga Usa e BE ne keto vite dhe Rifati do ju mesoje ndjejkjen pirun si ne kohe te tij, jo per gje po thate qe gjetet policine me te plakur ne Europe dhe ky nuk me duket djale I ri si shume shoke te tij.

    1. Hysni Dajaku says:

      Ore hallall ta kenii ju te Rilindjes,se mos humbisni vigjelencen edhe emeroni ndonje njeri pa probleme !!!Jo per gje po lini edhe PD-ne pa Pune.,

  2. late nam says:

    me kete deshmine e penalitetit qe kane nxjerre na mbushen mendjen

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    2005-2006 eshte periudha kur komisaret e PD-s,me lista emerore,bene largimet nga detyra te punonjesve “roze”,ketu futen dhe ata me “deshiren” e tyre.
    Baltaxhiu i rradhes,foli nga baltehedhsja e PD-s !

  4. Tata says:

    Edhe Nexhmija me te gjithe bllokmenet jane te padenuar, bile moren edhe parate per “gabimin” qe beri demokracia qe nuk I pushkatoj. Riciklimi I njerzve te tille pervecse motiveve politike nuk ka asnje mesazh tjeter.Rifutja e njerzve te tille ne polici dhe kudo ne administrate eshte ringjallje e mentalitetit te diktatures qe vihet re kudo qe nga ai palla e deri poshte tek Agroni I hormoneve.

  5. futja kot says:

    Problemi numer nje i ketij Rifatit eshte mosha,60 e kusur vjec nuk besoj se do beje namin ne lufte ndaj krimit e krimineleve.Vetem ta dini sa jane marre si ky ne pune.

  6. Kris says:

    e shikoni qe policet e PD Kane qene figurative te pasterta.Kot ja fut Napoleoni kete pun e di me mire Sa-I-miri!

  7. Vasel Malaj says:

    Sjellja ne radhet Policise se SHtetit vrasesit dhe Kriminelet e Diktatures Komuniste qe vrane te djem te rinje te cilet kerkonin te shpetonin nga sketerra e rrethuar me tela me gjemba per nje jete me te mire ne Bote e lire eshte nje krim I dy fishte qe po krye nga pinjollet e Diktatures dhe Mafia-Komuniste SHqiptare.Rifat Coku eshte nje vrases kriminel. Rifat Coku vrau Sokol Vreshtin me date 2 Tetor 1985 tek vendi I quajtur Stani I SHurdhit ne Vermosh qe perfshinte Posta Kufitare Bashkim ku Rifati kishte Detyren e Komisarit te postes dhe ishte ne krye te njesitit qe sipas shenimeve qe Rifati kishte lene ne Historikun e Postes Kufitare njesiti perbehej nga Rifat Coku, N/O Ramiz Kurti,N/O Vasel Smajlaj ose(SHaka) qe ishte Instruktor I Qenit, Ushtar Mefit Dylollari, nje Ushtar tjeter te cilit ja kam Harruar emrin dhe nje nje civil Pushkatar nga Vermoshi me emrin Mark Nacaj.Keta persona Kane edhe Dekoratat perkatese nga qeveria e Diktatures Komuniste per krimin e kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje