Prokuroria mbledh dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës/ Fusha: Hetimet për vjedhjen e thesarit drejt përfundimit

5 Shtator 2014, 11:08Kronika TEMA

“Hetimet për vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë janë drejt përfundimit”.

Kjo u pohua nga Petrit Fusha, prokurori i Tiranës, i cili shtoi se shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete mbi superskandalin që përfshiu institucionin qendror bankar në vend.

Fusha është shprehur se nga ky hetim nuk do të shmanget askush, ndërsa shtoi se procesi hetimor po vijon me intensitet të plotë.

Gjithashtu prokurori i Tiranës pohoi se nga organi i akuzës do të mblidhen dëshmitë e të gjithë personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë në orët e para të paradites së sotme prokuroria nisi pyetjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Të parët që janë thirrur nga organi i akuzës ishin Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, të cilat janë marrë në pyetje nga prokurori i çështjes Ramadan Troci.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë ndarë në dy grupe për të dhënë dëshmitë në lidhje me superskandalin, ndërsa seancat do të zhvillohen ditën e sotme dhe të hënën (8 shtator).

Gjithashtu në organin e akuzës është thirrur edhe ish-Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së Teuta Baleta, e cila një ditë më parë raportoi me cilësinë e ekspertes në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do t’i bashkohen dosjes hetimore, në bazë të së cilës do të nisë edhe gjykimi mbi skandalin e vjedhjes së ndodhur në thesarin e bankës së Shqipërisë.

Për vjedhjen e thesarit të shtetit janë nën hetim 17 persona, ku 12 prej tyre janë lënë në burg.

Përgjegjësi i arrestuar arkës stok në thesarin e shtetit të Bankës së Shqipërisë në Linzë, Ardian Bitraj, ka deklaruar se ka kryer i vetëm vjedhjen e parave nga thesari, ndërsa sipas akuzës dyshohet të ketë pasur bashkëpunëtore punonjësen Mimoza Bruzia.

8 komente në “Prokuroria mbledh dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës/ Fusha: Hetimet për vjedhjen e thesarit drejt përfundimit”

  1. tafili says:

    Kur nje bixhozxhi i rendomte ka fut doren e ka marre 7 milion $

    Mendoni se ckane bere ata esnafet.

    Hahaha

  2. Rilindje apo...?? says:

    I mbledh kot dhe genjen Z.FUSHA. Pse nuk thua te verteten o pleher qe ke mare urdher nga EDI RAMA qe kjo ceshtje te arkivohet. Pse nuk ben publike takime e fshehta mes teje EDI RAMES-EULLANIT-MARIAN GJERMENIT per te zhdukur provat e per ta paraqitur kete si vjedhje ordinere. Kush urdheroj vrasjen e ARTAN SANTOS ? Kush po urdheron KLSH qe dosja e auditimit ne banke te mos behet publike? Pas te gjithave ketyre fshihet EDI RAMA si pas shitjess e detit .Degjoni mediat ne greqi c thon pas takimit EDI RAMA -SAMARAS qe ceshtjea e detit u zgjidh me sukses. E kuptoni zhurmen qe beri kjo ngjarje e BANKES thjesht per te mbuluar vrasjen E SANTOS dhe ceshtjen e DETIT.Thesari e vodhi dhe organizoj vjedhjen EDI RAMA dhe GUVERNATORIN ai e mbron e prokuroria te thote te verten dhe per presionin e EDI RAMES qe FULLANI te dal i paster pas kesaj vjedhje.

  3. A says:

    Mbasi organet kompetente, prokuroria shikoj se letrat dhe dokumentat ishin te pastra, pa shkarravina, pra letra te bardha, kjo tregon se dokumentacioni i bankes se shtetit shqiptar eshte konform ligjeve dhe keshtu nuk ekziston as vjedhja, as grabitja.
    Te gjithe te shkojne ne shtepi te lire.

  4. Arturi says:

    Pra qenkan vjedhur vetem 7.13 milion dollare?!
    E bete malin fushe, o prokuror Fusha!
    Me mire te kishte hetuar prokuror Mali! ?

  5. m 35 says:

    DHe Fullhani shpetoi se eshte i rendesishem ai jo si te tjeret dhe i zgjuar mor horri,ne te gjithe boten vidhen bankat cfar shprehje gjeti per tu mbrojtur hajde guvernator hajde po ku ka rast ne bote te vidhet banka qendrore o matuf banka te nivelit te dyte po, po jo qendrore o mafjoz,Santoni nga elbasani fullhani nga elbasani ore qe benin te 2 lojra lekesh keto po e marim vesh po pse nuk vdiq fullhani e jo santoni spo e marim vesh apo ky kishte potencen dhe e mori persiper te sistemonte gjeret.Se per erikun ka menduar ai fazoletat i benin 5000 mije euro 10×500 5000 o popull ste pyet me njeri po beni plackat gati dhe o burra naten zhdukuni se kudo me mire se ketu jeni,te pakten jeton pa mllef dhe urrejtje.

  6. ilir says:

    kerkese per ndonje njeri te ndershem qe mund te kete ngelur akoma.

    Erjon Brace, prokuroria, kontrolli i larte, Mero Baze
    e ndonje gazetar tjeter i pa blere me lek.

    mund te na thoni nga koha qe ka ardhur fullani
    sa ka qene vlera e lekeve te djegura nga BSH “se ishin te palosura”.
    sipas viteve.

    te gjithe e kane kuptuar
    se aty eshte pislliku i madh me qindra milion euro.

    kjo eshte analize
    jo te merresh duke grire tallashin qe te jep prokuroria.

  7. ilir says:

    Fullani vetem nga deklarata e ish inspektores se BSH,

    qe deklaroi
    QE FULLANI QELLIMISHT E SHKATAROI DREJTORINE E KONTROLLIT TE BRENDSHEM

    fullani duhet qe te futet brenda ne burg

    te shohim nese e gjen gje, se besoj.

  8. perkthyesi says:

    PROKURORI FUSHA HETON VJEDHJEN E THESARIT PA KRYEKUSARIN FULLANIN

    dhe deklaron i kenaqur se hetimi po shkon drejt perfundimit.

    O LE LE O BO BO
    CFARE PROKURORIE
    ESHTE KJO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje