Raporti tronditës i OKB: 1 në 10 vajza abuzohet seksualisht (dhe shifrat e zeza për Shqipërinë)

5 Shtator 2014, 10:53Kronika TEMA

Rreth 120 milionë vajza në mbarë botën- pak më shumë se një në dhjetë- përdhunohen ose abuzohen seksualisht përpara se të mbushin 20 vjeç.

Kështu thuhet në një raport të OKB.

Agjencia e fëmijëve, UNICEF, thotë se rreth 95 mijë fëmijë dhe adoleshentë, shumica prej tyre në Amerikën Latine dhe në Karaibe, janë vrarë vetëm në vitin 2012.

Hartuesit e raportit thonë se dhuna ndaj tyre ndodh në ambiente ku ata presupozohet të jenë të sigurt si në shtëpi, shkollë apo komunitet.

Shifrat për Shqipërinë janë të zeza, ndërkohë që nuk krahasohemi me vendet e Europës, po vetëm me vende afrikane dhe aziatike.

Sa u përket vrasjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve, Shqipëria është në vendin e tretë në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore me dy vrasje për 100 mijë banorë. Kaq vrasje ka edhe Turqia dhe Rusia.

Tronditës është fakti që rreth 78 përqind e fëmijëve në Shqipëri thonë se kanë përjetuar një formë të dhunës disiplinore gjatë muajit të shkuar, qoftë fizike apo psikologjike.

Një në pesë shqiptarë të varfër e justifikojnë këtë dhunë, ndërsa një në 20 shqiptarë të pasur janë pro dhunës.

Rreth 17 përqind e fëmijëve shqiptarë thonë se kanë përjetuar një formë të rëndë të dhunës fizike muajin e shkuar.

Mosha nga 5 deri në 9 vjeç është edhe mosha kur fëmijët dhunohen më shumë.

Në Shqipëri janë plot 11 përqind e adoleshentëve që thonë se pësojnë dhunë fizike në një lidhje.

Ndërkohë 25 përqind thonë se pësojnë dhunë psikologjike në lidhje.

10 komente në “Raporti tronditës i OKB: 1 në 10 vajza abuzohet seksualisht (dhe shifrat e zeza për Shqipërinë)”

  1. vemendje* says:

    Hajde shpejt se u vonove…..dhune psikologjike
    Da hash,apo ta haj mami….dhune fizike

    Sa per ameriken latine….ska se si ndryshe….pune krishterjane…varu….rrrrroc…n

    1. ALpini says:

      E kane zbuluar specialistet socialiste shqiptare se nga qe kane hormone shume duhet te kapen.Koco Kokedhima si bataku ketyre haleve mund te na jape me shume sqarime mbasi kete pune nuk e beri Tema se e la ne mes.
      Hormonet jane me shumice ke cupat varfanjake thote Agron Cane socialisti i betuar.

    2. albi says:

      koment injorant tipik i atyre qe mendojne qe femijet rriten me dru, dhe qe konsiderojne dhune vetem kur femija rrihet me rrip, me shkop ose minimumi 10-15 shpulla. me pak se 10, nuk e quajne dhune, e quajne edukim..

    3. grikizgej says:

      Kush të do,të rreh.Ai që lë kokën për të dashurën,e vret fare!

  2. qytetari shqiptar says:

    te gjitha grat pa perjashtim, pa dallim ngjyre, feje, ideje, kulture, pasurie etj, jane preh e nje forme te dhunes ne Shqiperi dhe ne te gjithe evropen lindore, madje edhe ne perendim shifrat reale jane teper te frikshme . sigurisht behet mire qe nuk pasqyrohet ky realitet vertet katastrofal ..

  3. qytetari shqiptar says:

    se çfare e peret nje femer ne jet populli yne e ka pasqyruar ne shprehjen: “kur lind nje vajze qajne edhe treret e shtepise” ..

  4. Klimax says:

    Normale kur zhvillimi i radikalismit islamik ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni ne 20 vitet e fundit ka tejkaluar edhe vendet tradicionalisht me sistemet me islamiko-radikale te botes.

  5. vemendje* says:

    Te fllasim njecik me mend ne koke.
    Dhuna familjare,babai,nena,daja,xhaxhai e.t.j eshte e perhapur shume ne atedhe,sidomos ne zonat fshataroagrare.
    Pyesni ane e mbane(me takt) dhe do habiteni nga cfare do degjoni.Duhet mbeshtetje,denoncim,dhe reagim i madh i shoqerise civile(ku ishin keta(derra) kur u denoncua rrahja e gruas ne tepelene? ku ishte rreagimi yne,si ne internet ashtu dhe ne rruge(ne te internetit ishin te zene me pune,shanim turkofagon).

    Te dhenat per perdhunime ne familje ose ne fshatra jane TRAGJIKE dhe shume me te larta se ato qe tregojne satistikat.
    Te dhenat per dhune psikologjike jane ….koti.
    REAGO,REAGONI-DENOCO,DENONCONI.

  6. Kasemi says:

    Lajme koti….edhe keto raportete OKB ! Leqe nuk jane te verteta….edhe ketu tek ne mund te kete raste si kudo, por duke qene shoqeri patriarkale, ne nuk gabojme kollaj ne kete drejtim….Pa le pastaj gazetaret tone qe I japinn ngjyra tmerri situates…edhe po ta shtrijme ne nje plan tjeter, Tirana eshte nje vend shume me I sigurt, se pjesa me e madhe e qyteteve Europiane…., perfshire ketu edhe Londren vete..

    1. albi says:

      ndoshta po flasim per planete te ndryshem… ti per cilin planet po flet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje