Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka lënë në masën detyrim paraqitje 5 nga 7 inventarizuesit e Bankës se Shqipërisë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Vendimi për lirimin e tyre u dha nga gjyqtarja Fida Osmani, megjithëse prokurori i çështjes, Ramadan Troci, kërkoi masën “arrest me burg”.
Tashmë në masën “arrest me burg” ndodhen 12 persona nga 17 të kërkuar nga prokuroria.
I vetmi qe ka akuzën e vjedhjes se bankës është Ardian Bitraj, ndërsa ndaj të pandehurve të tjerë, përfshi edhe ish- drejtorin e departamentit, Dorian Çollaku, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.