Zhvendoset helikopteri nga Dukagjini, do riparohet në Tiranë

5 Shtator 2014, 14:00Kronika TEMA

Helikopteri i policisë që mbeti në zonën e thellë malore të Dukagjinit është zhvendosur prej andej për t’u dërguar në Tiranë për riparim. 

Një helikopter transportues ka shërbyer për të zhvendosur helikopterin që bëri ulje të detyruar në një fushë me misër në Dukagjin. Transportuesi ka bërë dërgimin e mjejtit të dëmtuar nga plumbat në fushën e vjetër të aviacionit në Grudën e Re. 

Pas uljes në tokë helikopteri është kontrolluar e më pas është vendosur në një trajler me synim dërgimin e tij në bazën e helikopterëve në Tiranë ku do bëhet edhe riparimi.

Në nisje të operacioneve të policisë për asgjesimin e fushave të mbjella me kanabis në Dukagjin, u përdoren tre helikopterë, një i policisë dhe dy helikopterë të ushtrisë. 

Persona të armatosur, kultivues të hashashit, kanë qëlluar me armë duke dëmtuar rëndë helikopterin në ajër. Piloti mundi ta ulë mjetin fluturues në tokë duke shpëtuar nga rrëzimi. Për disa javë helikopteri mbeti në Dukagjin nën ruajtjen e forcave të policisë deri në hartimin e një plani evakuimi. 

Pas incidentit me helikopterin që bëri ulje të detyruar, mjetet fluturuese nuk u përdorën më dhe operacioni anti-kanabis vijoi vetëm nga toka. Mbi 150 mijë rrënjë kanabis të mbjella në zonat e thella të Dukagjinit janë asgjesuar nga ana e policisë. 

5 komente në “Zhvendoset helikopteri nga Dukagjini, do riparohet në Tiranë”

  1. ALpini says:

    Ç’fare i ndodhi helikopterit?

    1. ALTINI says:

      MINISTRI KRYSHO ME XHANDARET E SAN TROPES MUND TA DIN SEPSE ATA BEJN AKSIONE SPEKTAKOLARE SIÇ ISHTE AI KAÇATORRI NE DIVJAK,EDHE KETE DO TA KET NGARKUAR RENDE DHE I KA NGELUR KRYSHOS NE ARE ME KALLAMOQ HAHAHAHAHA KOMBI NE RREZIK VETEM XHANDARI KRYSHO MUND TA SHPETOJN SAPO TE NDIHMOJN BABAIN ME KONTRABANDEN E ILAÇEVE

    2. Ezopi says:

      Mos more pse nuk ka teknike helikopteresh Dukagjini ??

  2. . says:

    Ennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn – Veeeeeeeeeeeeeee – Riiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Nje elikopter-viktime e shpellareve veriore ….

    Doni nje ENVER tjeter qe t’ju beje te ikni dhe fshiheni neper shpellat ….

    Historikisht verioret kurre nuk kane punuar per te miren e Shqiperise.

    Ennnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn – Veeeeeeeeeeeeeee – Riiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  3. elinor ' says:

    Ky eshte lajmi i vitit! A u konsultua Rama me Obamen si ta zgjidhim kete ceshtje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje