Ndërtimet pa leje/Procedohen penalisht 474 persona

5 Shtator 2014, 13:35Kronika TEMA

Strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të aksionit për evidentimin dhe ndalimin e ndërtimeve abuzive, ka  evidentuar 470 raste të ndërtimeve abuzive në të gjithë vendin, për të cilat janë proceduar penalisht 474 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme. Për 34 shtetas, thuhet në njoftimin e Policisë, të cilët kryesisht janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit, është marrë masa e arrestit në flagrancë. Ndërkohë, vijon njoftimi, 426 shtetas të tjerë, autorë të ndërtimeve të paligjshme, janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe 14 shtetas janë shpallur në kërkim.

“Gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë janë proceduar penalisht 26 persona, të cilët nga verifikimet e kryera, janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme, në nje rast është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe nje shtetas është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policise së Shtetit, ku sqarohet se në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë edhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive.

Rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 118 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 118 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar në flagrancë, 103 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 66 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 67 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 61 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 64 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 62 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 41 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 42 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 36 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 19 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 22 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 22 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 19 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 14 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 14 shtetas. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 44 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar, 35 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 27 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

2 komente në “Ndërtimet pa leje/Procedohen penalisht 474 persona”

  1. neda says:

    Qe te mos kete ndertime pa leje organet perkatese duhet te japin leje qytetareve kundrejte tarifave modeste, por kur shteti, organet e tij nuk japin leje per ndertime se e quajne ciflikun e tyre shqiperine, atehere qytetaret doemos do bejne ndertime per nevoja te tyre. Jane penalizuar 474 persona ,por cfare do te thote kjo? kjo do te thote se organet shteterore nuk japin leje. Nje shtet qe mburret se ka penalizuar X qytetar eshte nje shtet jo ne sherbim te qytetareve.Dhe pikerisht ky eshte problemi.Edhe ne burg te futen te gjithe shqiptaret shteti eshte i detyruar tua jap nje pjate fasule, menyra se si veprohet nuk eshte menyra e duhur, ne vend qe te penalizohen ata qe nuk japin leje,se jane totalisht te korruptuar, penalizohen qytetaret, kur ne fakte organet qe duhet te japin leje duhet te jene ne sherbim te qytetareve dhe pikerisht keta kane bere qe qytetaret nuk kane besim ne organet e shtetit, nje shtet qe bazohet ne dhune nuk ka teardhme.Organet qe nuk japin leje per ndertim per qytetaret ne kohen e duhur duhet te ndiqen penalisht, shteti duhet ta shikoje difektin te vetja, te menyra e organizimit te ketyre gjerave dhe jo ta shikoje pergjegjesine te qytetaret, te cilet gjithesesi duan ta ndertojne jeten e tyre ne vendin e tyre, ne fakt qytetareve u mungon shteti qe te jete ne sherbim te tyre.

  2. ALpini says:

    Dhe Edi Rama kete numer do e perdore si statistike ne luften kunder krimir e mbrojtjen e rendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje