Mbyllja e tregut Dinamo dhe zhvendosja e tij në zonën e Kasharit, ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe policisë bashkiake me atë të shtetit.
Tregtarët të cilët kanë vendosur të qëndrojnë në Tregun Dinamo dhe nuk kanë pranuar të zhvendosen në tregun e ri janë përballur me policinë.
Tregtarët thonë se vendimi i Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për largimin e tyre nga tregu Dinamo është i kundraligjshëm, sepse sipas tyre ata janë taksapagues të rregullt.
Tregtarët thonë se kanë një kontratë me Bashkinë e Tiranës deri në dhjetor të këtij viti dhe se këtë vendim ata do ta kundërshtojnë.