ILDKP kallzim penal për kryekomunarin e Bërzhitës/ Fshehu 1.5 milionë USD dhe 150 mijë euro

6 Shtator 2014, 11:01Kronika TEMA

ILDKP bëri të ditur se nga verifikimet e kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Genc Drita dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të rikontrollit të plotë, u konstatuan problemet si, deklarim i rremë i pasurisë në shumën 1.500.000 USD, deklarim i rremë i pasurisë për shumën 150.000 euro dhe fshehje e kontratës së sipërmarrjes, e lidhur me “Merkaj” sh.p.k, për prenotimin e 2 (dy) apartamenteve  me sip. ndërtimore 107.88 m2 dhe sip. ndërtimore 88.49 m2, në komunën Dajt me vlerë 125.280 euro.

Po ashtu, ILDKP argumenton me fakte se “Genc Drita ka fshehje te sipërfaqes së truallit 1000 m2, në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan, burim financiar i dyshimtë dhe pa dokumentacion justifikues ligjor për të gjitha pasuritë e deklaruara prej  tij”.

Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKP ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme për veprën penale “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal, ndaj subjektit të deklarimit të interesave private Genc Drita, me funksion kryetar i komunës Bërzhitë, Tiranë, thuhet në njoftimin për medit në deklaratën e ILDKP.

9 komente në “ILDKP kallzim penal për kryekomunarin e Bërzhitës/ Fshehu 1.5 milionë USD dhe 150 mijë euro”

  1. gisi says:

    Kulmi, e kupton ca kane bere kto apo jo, 2 milion dollar pasuri. ufff sa ka vjedhur ky.

    1. bleno says:

      Pale sa te tjere ka si ky PD qe kane vjedhur e jane shkepur duke marre leket e popullit, kulmi, flasin me miliona dollar, shifra te frikshme.

  2. mali says:

    Bardh Plaku ka hyre ne historine e shiptareve per shemtimin e pjeses me te bukur te kurores se Tiranes, per masakren mjedisore perfundimisht te pariparueshme, dhe ku eshte ??!!
    Apo ate psikoligji dhe model kane edhe keta trimat qe drejtojne sot Shqiperine.

  3. Kanan Djali says:

    po ai bobi i Kasharit kur e ka rradhen?
    Jurgenin sidomos se na ka nxjerre dhe super shtepine,e ka blere me rrogen 50.000 lekeshe ne muaj.
    Keta i nxjerrin edhe ne facebook per te shitur po…dhe ju vene emra shtepive(Penthouse Aura e ka).
    Mbase bejme shtet o zot,punon qerosi qe mezi mori shkollen dhe rrijne gjithe arkitektet e zote pa pune thjesht se eshte shef urbanistike ky.
    Turp Turp Turp

    1. Eri says:

      KANAN DJALI E KE GABIM.
      PASKE SHUME MLLEFE IDIOTE. SHKO SHIKO NJEHERE KASHARIN. NUK KE ANJE SHKELJE LIGJI URBANISTIKE NE TE GJITHE ATE ZONE.

      1. Kanan Djali says:

        o Eri po tabelat e pallateve i ke pare?me fal,te duket normale kjo gje?

  4. Denisa says:

    Po ai kryehajduti i Berxullit, kur do te futet brenda?

  5. Froku says:

    Thojne e ç’nuk thojne!Thojne qi e kane arestue kot se koti Fullhajnin se ne fakt ne Banke nuk asht vjedhun asnje lek.Bitri ka deklarue se te tana qe ka marr ia kan hudhe e ka pervetesue kartmonedha falso!A e keni pa si eshte ba Eriku quni babit,si “gjysmagjli”nga oret,e monedhat e floririt qe ka gelltit.Thojne e ç’nuk thojne ,thojne qe Berisha ka vue koken se ky nuk asht veprim i Dhalles se po te qe i atij Kish me ja djeg te dy duart mrena,por asht tjeter kush qe don me qit se sa leke ka depozitue Sali Brisha ne BSH,sa Argita,sa Jamleshi,sa Xeni,sa Lirija.Po nuk doli e bani deklarate e ta quej kryeprekuririn “lavir te drejtesise”tregon se gjithçka ashte loje e kurdisun nga ata qe te vrasin diten e te hane buken ne darke!Pemes se madhe 24 vjeçare i ashte keput nje dege e thojne qe e kon keput vedit per me e shartue.Po nuk u shkul kjo peme prej rrenje s’ka me ba hajer kjo toke.Jari po pergatit amnistine,gjykata lirimin per mungese provash e grupi keshillues rriemerimin e tij ne kete vend pllumash.Thojne qe dhomae avokatise do te futet ne greve urije per kete padrejtesi qe i behet avokateve duke mos i lan me u takue me klientet e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje