Hetimi, 3 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës japin dëshmitë në Prokurori

8 Shtator 2014, 12:19Kronika TEMA

Tre anëtarë të këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet që kanë nisur nga organi i akuzës për zbardhjen e vjedhjes nga thesari i bankës të rreth 7.13 milionë dollarëve. i pari që ka mbërritur në Prokurori ka qenë Petraq Milo, i cili për gati 60 minuta i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor.

E njëjta procedurë është ndjekur edhe për dy anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës Dhori Kule dhe Adrian Civici, ndërsa Guvernatorja e komanduar Elisabeta Gjoni pritet të merret në pyetje të martën.

Prokuroria ka deklaruar se do të marrë në pyetje cdo person që mund të ketë dijeni apo mund të hedhë dritë për zbardhjen e vjedhjes së kryer nga thesari.

Marrja në pyetje e anëtarëve të këshillit Mbikqyrës konsiderohen sekret hetimor dhe asnjë prej të pyeturve nuk ka  dhënë deklarime mbi cështjen.

Në anën tjetërv Prokurori i Tiranës i ka drejtuar një shkresë Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për të mos vijuar seancat e marrjes në pyetje të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, duke theksuar se ata po pyeten nga prokurorët për faktet të cilat përbëjnë sekret shtetëror.

1 komente në “Hetimi, 3 anëtarë të Këshillit Mbikqyrës japin dëshmitë në Prokurori”

  1. lira says:

    OOOOOpa! ja gjeten ilaçin Braçes qe te mbylle gojen. Jane sekret shteteror, ri Braçe mos fol! Prokuria i di vet punet dhe ti zbardh koker me koker te gjithe problemet , ja si e beri me 21 Janarin me Detin me Gerdecin, me Santon e me Trbicken… o duhet nje liber plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje