Mbi 13 mijë firmat e mbledhura nga Shoqëria Civile për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani do t’i dorëzohen Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, pavarësisht arrestimit të tij një ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Drejtuesi i protestës për shkarkimin e Fullanit Zirkon Disha theksoi se janë mbledhur mbi 13 mijë firma dhe se këto firma do u dorëzohen institucioneve përkatëse.
“Jemi në vendin ku për disa ditë janë mbledhur firmat e peticionit . Ka qenë reagimi i publikut që ka ndikuar mbi drejtësinë për të ushtruar punën e saj. Guvernatori është ende në detyrë. Ne do vazhdojmë të jemi vigjilent ndaj ngjarjes. Kemi kërkuar që ai të jepte dorëheqje, gjë e cila nuk ndodhi edhe pas tre ditë protestash pastaj vazhduam me nënshkrimin e peticionit për një muaj.
Shpresojmë që politika të arrijë të stabilizojë këtë situata sepse jemi me një guvernator që ndodhet prapa hekurave, por ai është i pafajshëm deri sa gjykata të shprehet. Janë mbledhur mbi 13 mijë firma. Firmat do u dorëzohen institucioneve. Ai nuk është më guvernatori i shqiptarëve por është thjesht një guvernator në detyrë. Ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, u shpreh Disha.
Guvernatori Fullani u arrestua pranë Bankës Qendrore nga policia e Tiranës pas urdhër-arrestit të siguruar nga Gjykata. Mbi Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në lidhje me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë. Në të njëjtën ditë është arrestuar edhe Inspektorja e Përgjithshme e BSH Elivar Golemi. Për skandalin e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve deri më tani janë arrestuar dhe janë nën hetim 19 persona.
Shoqeria civile eshte nje fije e vogel drite ne mes te
erresires se madhe. BRRAVO SHOQERIA CIVILE JENI FANTASTIK
Nishon ;
he-heeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !
Kujdes ,se mos ba me guxue me firmos dicka ,
se e din ti or taj cte pret ;
Kam me ti dhi musteqet e miut un tye
Mos moreeee, c’na paska thene ky “kryetari” i shoqerise civile. Nga e keni psonisur kete g-nonthenoncin o shefi ne prapa skene i kryetarit?