"Lejet e drejtimit"/ Arrestohet instruktori i një autoshkolle dhe polici ushtarak

9 Shtator 2014, 11:49Kronika TEMA

Policia e Tiranës, sektori i krimit ekonomik arrestoi mbrëmjen e djeshme dy shtetas të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për t’i siguruar klientëve të tyre shpalljen fitues në provimin teorik për lejen e drejtimit.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, bëhet me dije se operacioni policor i koduar “Lejet e drejtimit”, nga sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar u konkludua me arrestimin në flagrancë të shtetasve Ilia Brahim Ameti, 64 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, me detyrë instruktor pranë një autoshkolle, si dhe Astrit Hamit Hima, 44 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie pranë Policisë Ushtarake në Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se u kërkonin dhe merrnin përfitim të paligjshëm në vlerën 40.000 lekë, kursantëve të ndryshëm, me qëllim ndërhyrjen pranë anëtarëve të komisionit dhe shpalljen fitues në provimin teorik për lejen e drejtimit.

Të ndaluarve iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dosje të ndryshme kursantësh, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Materialet  ju kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

3 komente në ““Lejet e drejtimit”/ Arrestohet instruktori i një autoshkolle dhe polici ushtarak”

  1. Genti35 says:

    Sa nevoje ka kjo Shqiperi te qethet nga keta tipat, por me ne fund duket qe gershera e drejtesise eshte mprehur mire.
    Edi, vazhdo keshtu se sic e ke nisur, ky popull sdo behet pishman qe te votoi per drejtimin e shqiperise dhe vendosjen e drejtesise.
    O Edo, ate Berishen kur do e shoh njecik ne qeli, he mo burr mos u bej kaq kurrnac, se po pret me padurim ky popull.

  2. Tani says:

    Po ata qe i marrin leket, pra komisioni i DPSHTRR, nuk kane faj, apo ata dine si t’jua mbyllin gojen policise dhe prokuroreve.

  3. Votren says:

    Pse nuk kane prit dhe pak se 3/4 e shumes shkojne tek komisioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje