Tahiri: Është dyfishuar numri i kërkesave për azil, por kemi kapacitete pritëse

10 Shtator 2014, 13:13Kronika TEMA

Numri i azilkërkuesve nga vende të përfshira në konflikte ta armatosura është dyfishuar vitin 2014 krahasuar me një vit më parë, por Shqipëria ka kapacitete ende mundësi pritje.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri siguroi deputetët e Komisionit të Jashtëm se nuk ka asnjë alarm për këtë çështje, gjatë diskutimit të projektligjit për Azilin.

“Në Shqipëri numrat janë më shumë se dyfishuar, në një kohë të shkurtër, por jemi shumë shumë larg numrave që kanë vendet e tjera. Rasti që morët ju, Italia, është tërësisht larg skenarit shqiptar sa i takon numrave të azilkërkuesve, shtetasit që kërkojnë marrjen e statusit të refugjatit”, iu përgjigj ministri i Brendshëm, interesit të deputetit Ben Blushi.

Në mbledhjen e Komisionit ku mungoi opozita, Tahiri shtoi se Bashkimi Europian ka një politikë fleksibël lidhur me çështje të trajtimit dhe mbrojtjes për të huajt, por Shqipëria nuk ka numër të lartë azilkërkuesish për të kërkuar ndihmë nga BE.

“Ministria e Punëve të Brendshme parashikon një buxhet që shkon vetëm për përballimin e trajtimit të azilkërkuesve. Dhe kemi fleksibilitet të garantuar, në rastet kur ose në eventualitetin kur numri shtohet. Ne nuk parashikojmë që të ketë fluks të numrave të lartë, për të pasur stres buxhetor lidhur me këtë çështje. Sigurisht në vite mund të jetë një problem që do trajtuar dhe nga pikëpamja e shtyllës buxhetore përkatëse për trajtimin e këtyre shtetasve por sot nuk gjendemi përpara këtij skenari. Në eventualitetin kur do ndodhte një fluks i paparashikuar ekziston gjithmonë mundësia me buxhet rezervë ose me mjete të tjera buxhetore për të përballuar këto situata”, tha ministri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme nënvizoi nevojën për shtimin e kapaciteteve pritëse për refugjatët.

“Qendra aktuale ka një përmirësim, kjo falë bashkëpunimit me partnerët, por është shumë shumë larg asaj që ne do të donim. Kjo, sa u takon kushteve. Sa i takon kapacitetit, jemi ende në gjendje të përballojmë edhe shtimin eventual të fluksit. Pra nuk është çështje vetëm e kapacitetit dhe e depozitimit, por e kapacitetit për të garantuar një minimum standardi në raport me qendrimin”, theksoi ministri.

 

6 komente në “Tahiri: Është dyfishuar numri i kërkesave për azil, por kemi kapacitete pritëse”

  1. tani.deutschland says:

    Uh me hengert mortja,
    Cfare fati, Shqiperia pret refugjate !….

  2. gershet says:

    brav o tahiro me ket pune te gjith azilantet syte drejt shqiperis atdheut te tyre te ri rend siguri punesim dhe strehim per te gjith azilantet populli me syte nga djelli

  3. Leone-53 says:

    Luftrat i ben Amerika, Anglia etjere etjere (sigurisht per perfitime ne xhep te tyre) e per kete duhet te paguajme ne shqiptaret e te tjere shtete qe nuk kane “duar te pista” ne keto probleme!?…
    Furbet (dinaket) fitojne ne kete bote jo te drejte.
    Ska pse tu jepet azil per tere jeten, me tu “kthjelluar” situata ata duhet te kthehen mbrapesht nga kane ardhur.
    Ketu ne Itali keta persona kane mbushur dyert e supermarketeve sepse nuk punojne dhe sjellin shume probleme per rendin.
    Bota eshte “renduar” nga luftrat qe shkaktojne fuqit e medha perndimore.

  4. shqiptari says:

    i lumte Tahirit
    do te miratoje nje ligj qe do te lejoje qe Shqipnija te mbushet me te huaj, e per keto te huaj do te paguajne vendasit

  5. nacionalisti says:

    me mire do te ishte sikur te miratonin nje ligj qe ndalon te huajt te vijne dhe te jetojne ne shqpnije, keshtu edhe ky vend i vogel qe na ka mbetur te mos vijne dhe te na e marrin te tjeret

  6. Asnje te mos marri leje te perhershme qendrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje