Llalla: Nën hetim një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të nivelit të lartë

9 Shtator 2014, 13:26Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ishte pjesëmarrës në konferencën ‘Mbi korrupsionin dhe Shqipërinë’ në Rumani duke prezantuar kontributin e institucionit që ai drejton në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
“Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdhenj në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.
 
Kryeprokurori Llalla u ka bërë me dije homologëve të se në Shqipëri janë nën hetim një numër i konsiderueshëm zyrtarësh,që dyshohen për korrupsion e shpërdorimit të detyrës.
 
“Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, theksoi ai.
 
Gjithashtu ai bëri të ditur të pranishmëve se legjislacioni shqiptar tashmë e konsideron korrupsionin krim të rëndë, i cili hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda
 
Llalla, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër korrrupsionit.
 
“Kam rreth dy vjet në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe konstatohet se po konsolidohet ndjeshëm komunikimi ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Shqipëria tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe lufta kundër korrupsionit konsiderohet prioritet kombëtar”, u shpreh Prokurori i Përgjithshëm.
 
Nga ana tjetër, fokusi i prezantimit të prokurorisë shqiptare në takim ishte edhe tek lufta kundër krimit të organizuar. Për të përballuar këtë sfidë që i kalojnë kufijtë e një shtetit, Prokurori i Përgjithshëm vuri theksin tek bashkëpunimi ndërkombëtar.
 
Konferenca e Bukureshtit është organizuar nga  Komisioni Parlamentar i Rumanisë për Aksesin në Zonën Shengen, në bashkëpunim me Institutin Aspen të Rumanisë, Lëvizja Noastra në Rumani, Shoqëria Akademike, Fondacioni për Zhvillim Partneriteti, si dhe me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë, Ministrisë së Drejtësisë, Komisioni Europian në Bukuresht, Ambasada Italiane në Bukuresht si dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Rumani.
 
Konferenca është organizuar në kuadër të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlini dhe kishte në fokus Transparencën dhe Anti-Korrupsionin në Vendet Post Komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore.
 
Në këtë aktivitet, ku përshëndetën zyrtarët më të lartë të Rumanisë, morën pjesë personalitete të vendeve të ndryshme, titullarë të institucioneve në vendet e Europës, gjyqtarë, prokurorë, politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë si Komisioni i Bashkimit Europian, Departamenti i Shtetit, OECD, Banka Botërore, Këshillit i Europës, etj.

12 komente në “Llalla: Nën hetim një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të nivelit të lartë”

  1. veronika says:

    Llall ti je ipari qe duhet te futesh ne burg se ke nje pasuri maramendese dhe nuk e ke te justifikuar

  2. noku says:

    llalla…jam kurjoz te gjith prekuroret kshu si llalla jan..ath e ka mar lumi drejtrsin.

  3. Ozzy Osbourne says:

    A dini si behet llalla? 2 uje dhe nje kos! kurse ky Llalla eshte 9 uje dhe nje kos!!

  4. bosii says:

    Dorian telitin e ministrise se financave ne burg.

  5. banakieri says:

    Llalli sic duket po kthehet ne Kos – ndofta kthehet ne Djath – do behet i rrezikshem per sallomin e shiqeres po te kthehet ne Kackavall.

  6. Billy1 says:

    Ehe, jeni mbrapa ju te Temes. E jepni lajmin me shume vonese. Kete deklarate Llalla e ka bere qysh para tete muajsh dhe ka bere nje vere ne uje.

  7. gisi says:

    A do shohim ndonje rezultat apo llafe boshe apo do presesh te te mbaroje mandati e tja trashegosh te tjerev e e vet po kukull do rrish.

    1. roberti says:

      Po kshu na premtove dhe njehere para nja 8 muajsh ti me dosje qe do ndryshonin historine po asgje spo shohim akoma kshuqe shiko e puno ndonje gje e mos u merr me deklarata pershtyp.

  8. teuta says:

    Llalla ,opinioni shqiptar do besoj ne drejtesi kur zotrote te dalish ne gjykim perpara drejtesise.

  9. prizem says:

    opo Salen me shiko pak, Salen….

  10. wer says:

    lla lla lla lla… vetem fjale

  11. e vero says:

    Do ta marrim vesh si do te perfundoje ky teater ,tragjike apo komike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje