Ndërsa pritej dëshmia e Arben Ndokës, dëshmitarit kyç ndaj të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frrokut, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën gjyqësore me kërkesë të grupit hetimor.
Shkak është bërë mungesa e tre Prokurorëve, të cilët kanë njoftuar mospraninë e tyre përmes një shkrese drejtuar Prokurorisë. Mësohet se dy prej Prokurorëve që mungonin ishin në një seminar.
Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, për arsye sigurie.
Arben Ndoka, dëshmitari kyç, ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj u deklarua i zhdukur më 30 korrik.
Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.
Avokati Genc Gjokutaj pati kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore seancën e 30 korrikut. Sipas Gjokutaj, klienti i tij “ Arben Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”
Mbajeni derrin brenda per jete. edhe vellain mundesisht.
Rama te tregoj lidership e mos te meret me fshehje te deshmitareve.
bobo keto gjygjet shqiptare jane nje odise e vertete, si s’shkoi nje deri ne fund, jo mungojne provat, jo mungojne deshmitaret,jo mungojne prokuroret, jo mungojne avokatet, seriozieti i drejtesise vazhdon te jete pertoke…. njese dhe ky si njeri i lidhur direkt dhe indirekt me politiken, do shpetoj dikur… puna eshte se ata deshmitaret qe mund t’i rrasin keta brenda jane te gjithe ne ate bote. dhe keshtu kriminelet hedhin valle ne kete bote, se s’ka kush t’i denoje… vetem fytyra e tij flet me shume se cdo akuze…
qesharake dhe e dhimbshme te shtyhet gjyqi per nje shkak te tille. Vetem ne Shqiperi ndodhin cudira te tilla