85 punonjës policie të cilët do të shërbejnë në Zyrat e Shërbimit Civil kanë përfunduar trajnimin e tyre.
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Z. Altin Qato, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e mbylljes së këtij trajnimi dy ditor, gjatë fjalës së tij, duke falenderuar koordinatorët e Projektit Mbështetja Suededeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e ofruar për implementimin e këtij projekti, theksoi se ky projekt është në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Ky projekt pilot, i cili ka filluar të implementohet fillimisht në Drejtorinë e Qarkut të Tiranës dhe në komisariatet e Policisë Tiranë, pritet të jetë funksional në të gjithë vendin.
Në kuadër të këtij projekti është përfunduar edhe rikonstruksioni i këtyre ambjenteve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, ndërkohë që është duke u punuar për përfundimin e këtij projekti në Drejtoritë e Policive të Qarkut Korçë, Shkodër, Vlorë, Kukës dhe Komisariatit të Policisë Pogradec.