Policia e Shtetit, në zbatim të masave të posaçme kundër krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve pa leje, ka evidentuar 548 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proçeduar penalisht 551 shtetas.
Nga këta, 498 shtetas janë proçeduar e ndiqen në gjendje të lirë, 15 janë shpallur në kërkim dhe 38 janë konstatuar se kanë ndërtuar objekte pa leje në tokë publike, tokë shtetërore apo tokë të tjetrit.
Po ashtu, në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se “vetëm gjatë dy ditëve të fundit, nga strukturat e policisë janë proçeduar penalisht 40 persona, të cilët kanë ndërtuar objekte në mënyrë të paligjshme”.
“Zbatimi i masave të posaçme do të vijojë me vendosmëri nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, përmes kontrollit të territorit, grumbullimit të informacioneve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin, me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, si dhe përballjen me forcën e ligjit të të gjithë atyre personave që ushtrojnë një veprimtari të tillë kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit
bjeruni qenerive se na mbyten
sh mire ja beni.
E drejte qe te gjobiten te gjithe ata qe bejne ndertime pa leje,por pararelisht shteti duhet te leshoje edhe leje ndertimi per ato objekte qe nuk jane ne troje te huaja ose per shtepite e vjetra te cilet duan ti rindertojne.Ndertimi ne Shqiperi eshte nje burim jetese per shume familje,sidomos pas renies se te ardhurave nga emigracioni.