Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e Shqipërisë, ka siguruar opinionin publik dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk është cënuar.
Përmes një komunikate për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave, duke u shprehur në emër të gjithë bankave anëtare të saj, thekson se sistemi bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një performancë të qëndrueshme.
Në fund të komunikatës për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave nënvizon se ato do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bankën e Shqipërisë, si dhe institucione të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.
Edhe une nuk besoj se kjo ngjarje mund te ndikoje tek stabiliteti, POR nese ekonomia vazhdon me kete ritem mund te cenohen shume gjera.
Si mund te cenohet diçka qe nuk ekziston?!
Normal, rasti ska lidhje me bankat dhe normla qe ka stabilitet
Po te kishim pare veprimtarin e Fullanit dhe Bitrajs s’do kish ndodhur skandali por ç’me bere SHISH flen.