Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori mbështet vijimin e reformave në sistemin e gjyqësorit. Në një takim të organizuar nga OSBE “Drejtësia pa vonesa” në qytetin e Korçës, Zaganjori pranoi që gjyqësori ka probleme dhe se këto probleme evidentohen edhe nga partnerët.
Ai theksoi se ndaj gjyqësorit ka presione dhe probleme. “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Perceptimi i publikut për gjyqësorin është në nivele të ulëta. Duhet të vijojmë me reformat në gjyqësor”, u shpreh Zaganjori.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Raunig theksoi se qëllimi kryesor është pavarësia në sistemin e drejtësisë.
“Bashkë me cilësinë dhe pavarësinë, efiçenca e proceseve gjyqësore është një përbërës thelbësor i sistemit të drejtësisë që luan rolin e vet në një demokraci funksionale. Ajo është, gjithashtu, element kyç për shëndetin ekonomik dhe social të një shoqërie, siç është edhe me rëndësi jetësore për zbatimin efikas të legjislacionit.
Proceset e stërzgjatura gjyqësore po dëmtojnë besimin te drejtësia në Shqipëri. Siç tregoi edhe raporti i Prezencës së OSBE-së “Drejt Drejtësisë”, gjykimet e çështjeve civile në gjykatat kryesore të shkallës së parë zgjasin mesatarisht 280 ditë. Pothuajse gjysma e seancave të monitoruara ishin plotësisht joproduktive. Kjo do të thotë që në ato seanca nuk ka ndodhur asgjë thelbësore – as nuk është paraqitur asnjë argument apo akt, as nuk është marrë ndonjë provë dhe as nuk është bërë ndonjë kërkesë. Kjo, jo vetëm që ul besimin dhe respektin e publikut për gjykatat dhe për sistemin e drejtësisë në tërësi, por përbën, gjithashtu, një humbje të konsiderueshme kohe, si për gjyqtarët edhe për palët.
Nuk e kam fjalën teorikisht – kjo situatë ka pasoja serioze dhe praktike për qytetarët shqiptarë. Më lejoni të marr një shembull nga një prej çështjeve të vëzhguara: një grua e moshuar e sëmurë shkon nga spitali në gjykatë dhe merr vesh se seanca nuk mund të zhvillohet për shkak se pala tjetër nuk është njoftuar. Për të tretën herë. Pikërisht kjo është arsyeja që po nisim këtë projekt sot në Korçë: të garantojmë dhënien e menjëhershme të drejtësisë përmes masave konkrete për pakësimin e vonesave”, tha Rauning.
Në vijim Kreu i Prezencës së OSBE theksoi se në rastin e Shqipërisë, një pjesë e zgjidhjes qëndron te ndryshimi i praktikave të ndjekura nga gjykatat , duke i nxitur gjyqtarët që t’i menaxhojnë çështjet në mënyrë aktive. Sipas tij, kjo do të thotë që gjyqtarët bashkë me palët në proces të vendosin synime dhe afate për përfundimin e çështjeve, të shmangin shtyrjet e panevojshme të seancave gjyqësore dhe t’i përdorin me kursim seancat gjyqësore”.
Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu theksoi se programi për një drejtësi pa vonesa është një qasje praktike. Ai shprehu besimin se sistemi i gjykatave në Shqipëri mund të përmirësohet.
“Korça është një qendër e rëndësishme e kulturës, traditës dhe tregtisë. Edhe biznesi ka patur një zhvillim të madh, dhe prandaj ne duam të përqendrohemi sërish në këtë zonë”, theksoi Arvizu në fjalën e tij.
Për ambasadorin Arvizu, e rëndësishme është të vazhdojë ecuria e aktivitetit të gjithë biznesit dhe veçanërisht e biznesit që vjen nga jashtë vendit, duke patur parasysh dhe nxitjen e bizneseve amerikane për të ardhur këtu.
“Mundësitë ekzistojnë, por megjithatë ka nevojë për potencial. Dhe kur flasim për potencial, një nga mënyrat e zhvillimit të tij është nëpërmjet shtetit të së drejtës, çka do të thotë “më shumë transparencë”, tha diplomati amerikan.
Ambasadori i SHBA ka vlerësuar reformën territoriale dhe çështjen e decentralizimit që sipas tij, do t’i japë një shtysë zhvillimit të ekonomisë. Arvizu prezantoi edhe drejtorin e ri të misionit të USAID, Markus Xhonson, si dhe Mark Elinshtain, që është një nga zyrtarët e lartë të USAID në Shqipëri.
Vetem ti mos fol se je shembelltyra e korrupsioni.
Ti bashke me gruan tende.
Per c’fare drejtesie e keni fjalen zoterinj te nderuar!? Pa Drejtesi duhet te thoni se vetem kjo ekziston ne Shqiperine tone te dashur !
Zaganjori ky hajdut i papare (si te gjithe gjykatesit apo avokatet se ata jane sekseret), nuk u ngopte me euro kur erdhi puna per te dhene nje vendim te drejte. Mos i hengsh ato euro ore i pangopur bashke me ate te dashuren e bukur Eni Cobani….do t’ju vije dita dhe ju…
Paguheni per te qen te sakt me ligjin.