Dëshmitë e dhëna nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë duket se kanë ndryshuar rrjedhën e hetimeve në lidhje me vjedhjen e një shume prej 7.13 milionë dollarëve nga thesari i shtetit.
Grupi hetimor duket se po verifikon dëshmitë e dhëna nga anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, ndërsa ka shtyrë marrjen në pyetje të Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Burime nga organi i akuzës theksojnë se Golemi do të merrej në pyetje sot nga grupi hetimor, por procesi është shtyrë për shkak të provave të reja që, sipas burimeve, kanë dalë në dritë.
Një ditë më parë, Guvernatori i shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës, Ardian Fullani refuzoi marrjen në pyetje, ndërsa kërkoi nga grupi hetimor të njihej me provat dhe faktet që cuan në arrestimin e tij.
Fullani është vënë në hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë.
Pas “dështimit” të marrjes në pyetje të Fullanit dhe Golemi, ende nuk është vendosur një datë se kur do të pyeten dy zyrtarët e Bankës së Shqipërisë.
i ka treguar te gjitha bitraj nga frika….ka shume te implikuar ne ate bank,e keqja eshte se leket e vjedhura humben gjurmet,ne banke tjeter kredins,per ti mbyll gojen santos e hoqen…
Skandali ne koken e Fullanit ska fund pasi refuzon t’ju pergjigjet pyetjevegjat se ciles koh ka qen kompetenc e tije.