Fevziu: Fullani do të dorëhiqej në tetor, u arrestua nën presion politik

13 Shtator 2014, 16:16Kronika TEMA

Ashtu si Aleksandër Frangaj, edhe Blendi Fevziu ka marrë në mbrojtje Ardian Fullanin.

Ai thotë se Fullani u arrestua nën presionin politik.

Sipas Fevziut, Fullani ka mbajtur një peshë të jashtëzakonshme, por kjo nuk u vlerësua nga politika.

Guvernatori, për fatin e tij të keq ose ndoshta për fatin e modelit të një zyrtari të vjetër në atë detyrë, vendosi të mbante mbi kurriz një pjesë të përbaltjes, të sulmeve, të akuzave, që vijnë edhe për shkak të interesave të mirëfillta, të cilat do të zbardhen nga dita në ditë, për arsyen e thjeshtë se garantët e shtetit shqiptar, 4 apo pesë njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë, i kërkuan të mos e fuste vendin në kolaps financiar.

Mbajti akuza, mbajti insinuata nga më të ndryshmet, presione për shkak të detyrës dhe kishte vendosur, mesa di unë, që do të merrte një vendim për t’u larguar nga Banka e Shqipërisë diku rreth mesit të muajit tetor, kur të mbushej koha e nevojshme. Të plotësoheshin vendet vakante si pasojë e ngjarjes dhe do të priste vazhdimin normal të hetimit. Refuzoi që të përgjigjej. Gjëja më dinjitoze që mund të kishte bërë ai njeri, pa pyetur ata garantë të shtetit, të dilte në një konferencë shtypi dhe t’u përgjigjej akuzave false, për t’i treguar opinionit publik se po manipulohej me akuza false, për shkak të interesit të disa individëve, që kishin probleme reale me bankat e Shqipërisë. Refuzoi ta bënte këtë gjë, duke marrë ditë për ditë një presion të tmerrshëm, personal, familjar, profesional.

Dhe në momentin që çështja po shkonte drejt prokurorisë, drejt një normaliteti në bankë apo stabiliteti normal, natyrisht që ai do të përballej me të gjitha akuzat apo përgjegjësitë e tij, nëse i ka pasur ose jo. Në këtë moment ndërhyn Prokuroria, arrestohet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, edhe pse nuk i ishte marrë më parë një dëshmi. Vetëm dy prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës ishin pyetur. Arrestohet Guvernatori pa u thirrur për t’u pyetur, qoftë edhe për të marrë një opinion për të pesë akuzat që Prokuroria kishte ngritur”, thotë Fevziu për “Mapo”.

Më tej, duke iu përgjigjur pyetjes nëse po e mbron Fullanin si mik, Fevziu thotë se ka miq gjithë politikanët e Shqipërisë.

Unë kam miq gjithë politikanët e Shqipërisë, miq të fëmijërisë apo njerëz të angazhuar në fusha të ndryshme. Kur vij dhe flas si gazetar, nuk flas si mik. Unë po flas sot si një njeri që i ka hyrë kësaj ngjarjeje, i motivuar edhe nga fakti që Fullanin e njoh. Pas 25 vitesh pas largimit të komunizmit, në vend që të ndëshkojmë fajin dhe fajtori të jetë përgjegjës, po krijojmë një sistem ku fajësinë e përcaktojnë turmat dhe turmave u hidhet një kokë turku, pa e çarë kokën se kush mund të jetë ai. Dhe kjo kokë turku nuk çon tek faji. Ka ndonjë njeri që mund të më japë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me vjedhjen e ku kanë shkuar paratë? Sepse pista e shpërdorimit të detyrës po shkon spektakolare, ndërsa përgjegjësi për vjedhjen është harruar në burg dhe nuk është pyetur më. Vetëm në sistemet diktatoriale ndodhin këto, ku diktatori, për t’i dhënë ushqim njerëzve, u hedh një kokë turku. Në demokraci nuk ndodh kjo. Çështja është, çfarë do të ndodhë me Prokurorinë, nëse rezulton se ai është i pafajshëm dhe ka bërë një arrestim të tillë për të shkatërruar karrierën dhe jetën e këtij njeriu? Ka 40 vjet nëpunës i këtij shteti dhe arrestohet në mënyrë spektakolare pa u thirrur më përpara”, thotë ai.

 

34 komente në “Fevziu: Fullani do të dorëhiqej në tetor, u arrestua nën presion politik”

  1. . says:

    Edhe Ti eke mare para me firmen e Fullanit per xhiro jashte Shqiperise ….

    1. P.kola says:

      O Fevzo !
      Po kur e dij e dije ti qe Fullhani do e jepte doreheqjen nga mesi I tetorit,perse nuk na the,o derezi qe mos lodheshim
      kaq shume?

  2. Xha Temja says:

    O Fevzo kari!

    Nese ti mendon vertet se, futja ose jo e vendit ne kolaps financiar,qenka ekskluzivitet i guvernatorit,atehere do te thote qe Amerika nuk e paska pasur burre te zotin ate guvernatorin e saj te thesarit.

    1. DREJTESI says:

      Je bere nje karagjoz i vertete Fevzo. Parate e vjedhura kane nje destinacion te sigurte. Njohesi i ketij destinacioni eshte nje dhe vetem nje: Ardian Fullani. Sa me shume bashkepunues te jete ai,aq me shpejt do gjenden parate e mia dhe tonat(jo te tuat).

      Ti kete e di shume mire,packa se kerkon te krijosh nje mjegull mediatike dhe terr ne informimin e publikut. Kjo gje eshte detyra paresore e nje medie,dhe jo e kunderta, sic kerkon te besh ti.

      Ti ndoshta do te thuash qe vjedhja e bankes u be si rezultat i presionit te “turmave” qe Full Hajni te binte patjeter ne burg. Iku koha e te menduarit si ne kohen e para ’90,kur kerkohej denim kolektiv. Ti kete e ben qe te thuash qe pergjegjesia eshte individuale dhe do ta kanalizosh vetem te vjedhesi direkt i parave. Por qe nje vjedhje te zgjasi me vite,kjo mund te ndodhe vetem me bekimin e zotit. Dhe Ardian Bitraj kishte bekimin e Full Hajnit ne kete grabitje.

  3. net says:

    Ik more nevojtore mashkull!

  4. Z says:

    Gabimi me i madh qe ka bere prokuroria eshte se nuk ka marre mendimin e TULLACIT

  5. I merzituri says:

    Ti Fevzi je nje perftues i madh dhe nuk je ne gjendje me te arsyetosh se trute te kane zene dhjam nga drekat e darkat e Fullanit. Ty nuk te shqeteson fakti i demit pasuror,i imazhit te bankes etj.

  6. turp federata says:

    ik o feizo dhe futi nje trahana nga sahani i sales

  7. il Gusto says:

    ore dukej kaq i sinqerte ky mbreme tek Cani a thua mos eshte e vertete kjo? http://bit.do/fevziu-fullani-do-te-dorehiqej-po-nuk-e-la-Edi-RAma

  8. Beni says:

    Pse mos ta mbrosh,se ai e paguante jahtine qe beje xhiro neper mesdhe bashke me Frangajn,po ti je me i pacipe se keta qe vjedhine,nje qene qe lehe per te zotine qe i hedhe kocken,ky je ti, pisllek.

  9. CARLHAINZ says:

    ky pseudo gazetar(Fevziu)eshte figura me tipike e GAY(mendor)me kujtohet qe zhozefina Topalli i tha ti je Budalla…..dhe ketij kari familjarisht,nuk ju dridh qerpiku..ky eshte sivella me EMILIO FEDEN .nese dikush kujton…s ky ka me mijera ne shqiperi(qindramijera)por ky ehte mbreti i tyre (ministri i BYTHELEPIRASVE SHQIPTARE.)

  10. xxx says:

    Fevzo popoooo si e paske koken o ditezi si Armandua im.

  11. tani says:

    neas duam te te degjojme ty o fevzi qe na tregon se e din se kur do behej doreheqja.A kupton qe sxte takon aspak aspak ty dh ena cave veshet? se kur do e bente apo sdo e bente fare sic edhe se beri dorehejen Fullani …ti ske pune.Ti shiko mbaj ekuilibrine emisionit tend se sh shepsh te del nga kontrolli dhe nuk arrin et besh moderatorin.se te ka ren ebixha te marresh at erroge te majme qe merr kjo sdo te thote se ne duhet te et degjojme ty.Ti je thjesht nje gazetar .asgje em sh.

  12. qytetari says:

    Po ty e Blend Legeni nuk te erdhi keq per qindra fukarenj qe Sali maloku idhulli jot i nxorri nga shtepite i la te vdisnin rrugeve dhe kur tu kerkua te beje nje emision per keta hallexhinj nuk e more mundimin fare duke injoruar keshtu njerzit e thjeshte ne hallin me jetik te tyre,ndersa per Fullanin po te vjen keq se shkoi atje ku e kishte vendin.Mos u merzit shume per Fullanin se heret a vone ke per ti shkuar ti vete mbrapa se dhe ti atje e ke vendin.Legen!

  13. anonim says:

    Nje nga njerzit me te neveritshem qe kam njohur.

    Ka lindur skllav dhe do vdesi i tille.

    Pa asnje vlere morale dhe profesionale.

    Nje hiç ne kuptimin e vertete te fjales

  14. . says:

    *****************************************************************************************

    Si shpjeghet
    qe Ceta-Veriore PD flet dhe mbron gjithe ngjarjet me
    “negative” qe ndodhin ne BOTE ?

    Sali Bisha dhe gjithe Ceta-Veriore PD e perfshire ne
    -aferat korruptive,
    -krime,
    -vjedhje,
    -grabitje pasurish se Shtetit dhe Popullit shqiptare.

    *****************************************************************************************

  15. vemendje* says:

    Puna eshte keshtu:
    Fullani dergoi mesazh(sic e shkroi dhe merua) per 14 dhe 15 vjecaret,dhe rredhojat familjare qe do kene keto “bomba” do jene me te demshme se ato finaciare.

  16. santiago says:

    FEVZO!!ta tha i madhi A.DUKA.
    rri aty te opinioni
    rri aty ku pate fatin
    se ENVERI o FEVZI
    sa c’je ti kishte hallatin,
    e more vesh fevzo kacurreli(kete ta ka thene DESARA)

  17. vasil bitri says:

    KUSH NERR NE MBROJTJE ARDIAN FULLANI NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIMINEL I BETUAR I POPULLIT . KETO QE E MARRIN NE MBROJTJE JANE NJEREZIT ME TE DEGJENERUAR QE EKSISTOJNE DHE GJAKPIRESIT ME TE MEDHENJ TE KETIJ POPULLI TE MREKULLUSHEM .
    TE MARRISH NE MBROJTJE4 NJE NJERI QE KA VJEDHUR DHE KA SHPERDORUAR ME VITE DETYREN DO TE THOTE TE JESH NJE PLEH DHE NJE FAMILJE E DEGJENERUAR.

  18. Dhe kush prej shqiptareve i duhet sqarimi ktij koke karit ?
    Hik mer baj noj emisjon per vllaznit e tu qe po shkojn per lesh te xhihadit ne siri .Kjo mundet te shkoj ty plehr islamike jo ceshtja Fullani e cila eshte pjes e bandes kriminale me organizator sali berishen .
    Jeni ba nji grup shkerdhatash medie-politik-biznes e kerkoni ti mbani jeten peng ktij populli .yyyyyyyyyyyyyyyt tq,rbt kur u bane edhe ti shkerdhate brez pas brezi

  19. akili says:

    Fevzi kokloqja ben papagallin dhe mbron ate qe mbron Berisha,Frangaj se normal nuk mund te ndahet nga grupi i hajduteve qe u ben fresk.

  20. Daniel says:

    Edhe nese eshte keshtu si mendoni Ju ,z.Fevziu, ç’fare duhet te beje Politika, kur prokuroria eshte ne mes??? Ana tjeter a mund te quhen te ” mira” keto qe Ti pretendon, duke u mbeshetur te ligjet e teorise ekonomike?! Kujt i ka bere mire ,abuzimit.

  21. bankieri says:

    Prokuroria e thirri por Fulli nuk mund ti nderprise pushimet Fulli, o Fevzo Turpi!

    Te te vjedhin Banken Qendrore 4 Vjet rresht do te thote qe nuk menaxhon por rrumpallon ne zyrat e Shtetit Shqiptar…

    Fevzo se ke per here te pare qe mbron abuzuesit e kriminelet…

  22. Zani T. says:

    Blend FevZIU ka plotesisht te drejte. Kete Fullani e ka deklaruar mu ne plazhin e QERRETIT, tamam diten, kur u be publike postceshtjaArsidi, pra ceshtja Fullhajni dhe kokeveza FevZIU ne krahe te djathte te Fullhajnit, po benin vrapin e pasdites ne nje qetesi olimpike. Ka te ngjare te jete filmuar ky cast nga nje inxhinier, qe u ndodh aty dhe u syndersuam me njeri-tjetrin.
    Vagabonde politike, po iu shtrengohet laku dhe ju llapaqeneve te Klanit e te klaneve te tjera qe ropet persegjalli Shqiperine tone te dashur, ju ndyresira e gjirize, qe jeni pjese integrale e veprimtarise agjenturore dhe armiqesore te armikut te perbetuar te poopullit shqiptar, Sali Rame Berishes!
    Pas ritualit te permortshem per A. Hajdarin, k/krimineli SRB-i, kishte hapur “zarfin tjeter”, te megastrategjise se tij te destabilizimit. Fajeson jo nga kelyshet e vet Milo, Kule etj, po i hedh balte e, jo vetem, mbi nje zonje grua. Me ben pershtypje akordi heshtes kapterr kambale makarona me vaj kikiriku Nishan sakati ne tru me Vishop Ajazin. S’po ndihen fare! Po ndoshta te mbajme shpresen te ca te rinj, trima e bij trimash qe jane organizuar jashte partive, jashte influencave, jashte “biberoneve diplomatike”, qe duan te ruajne status quone e tyre e s’iu bie ndermend per Shqiperine, qe edhe pse ne opozite po e con serish buze varrit (per here te 5 a 6) k/krimineli SRB-i. Kurajo djem e vajza! Keni popullin me vete!

  23. Bruins says:

    Sipas ketij mediokri dhe vjedhja eshte bere nen presion politik. Skandali eshte i thjeshte, Vodhi dhe denoncoi veten nga frika,Banka ??? Fullani???.
    Hetimet jane te veshtira dhe deri tani pak dime per to se jane sekret.
    Jemi ne momentin kur gazetat dhe gazetare si puna e ketij qe i paska shok te gjithe politikanet aludojne sipas interesave te tyre.Me qene gazetare profesionist kurrsesi nuk e perdor gazeten per interesat personale qe e ndesh rendom pa perjashtim.Por ky legen ka dhe nje fote me Fullanin ku ka qene duke pire.Do te ishte serioze te mos prononcohej. A eshte serioz ky Fevziu?? A eshte gazetar ?? A eshte i pelqyeshem?? A ka audience?? A eshte i besueshem per publikun?? A eshte servil politik??
    Vazhdo Mero me kete strategji duke i botuar ketyre ato qe thone deri sa ti shkaterrosh.

  24. tirona says:

    JE BERE PALACO KOMPLET O FEVZI O DITEZI ORE MOS I NGATRON NJERZIT AKOMA SJANE ME DELE QE TE DIGJOJNE ATE PLAKUN E PJERDHUR SALI KA NDRYSHUAR KOHA TA KEMI HIPUR TANI.BUKESHKELUR JE SHKON NGA SHKON ERA SKE FAJ SE JE TE SANDRI TRUTHARE

  25. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    O idiote! (po ju drejtohem VETEM idioteve, njerezit normale te mos e lexojne). Sigurisht qe ju mendoni se nuk ka nevoje per hetime, se ju e keni te qarte qe vjedhja ka vite qe kryhet dhe qe fajtor eshte Fullani. Po nga e nxoret kete perfundim? Vetem hajduti ka pranuar qe ka disa vite qe vjedh banken. A ka prova? Jo. Se hajduti mund te luaje mendsh dhe te thote qe vjedhjen e kam bere bashke me Edi Ramen. Dhe ju do ta merrni per te vertete? Cdo gje duhet PROVUAR. E keshtu, duke marre thashethemet per prova, dilni ne konkluzionin se fajtor eshte Fullani. Do zoti te kene mbetur disa jurist ne kete vend, se perndryshe ne te s’emes do shkojne gjithe zyrtaret e djeshem e te sotem, mjaft qe populli te kenaqet. Kaq per sot.

  26. perkthyesi says:

    PSE NUK PAGUAN BLENDI FEVZIU 7 MILIONE USD NE THESARIN E SHTETIT SI GARANCI PER TE SHPETUAR MIKUN E TIJ FULLANI?

    Meqe eshte kaq i pezmatuar nga arrestimi i kusarit makaber te Thesarit te Shtetit, normalisht dhe llogjikisht ben mire qe para se te llomotise ne median e tij me argumenta tejet qesharake, me mire te nxjerre nga kasaforta e tij personale 7 milione USD dhe t’i coje ne Banken e Shtetit si garanci per te liruar mikun e tij Fullani. Vetem atehere ne, mileti i zakonshem krejt ordiner, qe nuk dalim cdo dite ne emisione famoze me oroloxhe prestigjoze dhe gravata qe kushtojne sa nje apartament ne Tirane, por qe kemi me shume intelekt se tullaci shkurtabiq i Klanit do te besonim ne sinqeritetin e deklaratave te BOSIT te emisionit OPINION, i cili kohet e fundit ka humbur orientimin dhe kakarit si gjeli maje plehut.

    Ne kete vije llogjike nastradini i keshillon gazetarit ndryshe te talentuar te emisionit OPINION se Kroacia veproi me nje shpejtesi dhe guxim shume me te madh se Shqypnia dhe ASKUSH ne Bote nuk guxoi te thonte nje fjale te keqe per Prokurorine kroate qe i hodhi pa hezitim prangat jo Guvernatorit te Bankes se shtetit, por Kryeministrit Fuqiplote Sanader , me akuzen qe kishte pervehtesuar dhe vjedhur fonde publike. BE-ja e pershendeti kete veprim te shpejte te Drejtesise kroate dhe e pranoi Koracine menjehere ne gjirin e popujve demokratike.

    KU QENDRON ATEHERE LLOGJIKA E FEVZI-ALBANEZIT?

  27. populli says:

    Shqiperia nuk ka më moral me perbindesha te te tille te pamoralshem si Fevziu. Ky njeri qe perfaqeson gazetarin me te shpifur dhe televizionin me te shpifur me emrin Klan ka vetem nje merite: qe i ka gjetur emrin me te pershtatshem televizionit te vet per t’i sherbyer klanit te hajduterise se familjes nga Vicidoli. Pis, pis, pis

  28. Rea says:

    Po ke quane turma ti mor horre bulevardi?? Ti mor maskara ke gjuhen e gjate dhe kjo ngadale po i afrohet gersherve dhe keto qe thua jane vetem per te lare ate gojen tende te qelbur,harrami ka per te mbytur edhe ty me gjithe familje.

  29. Vunoi says:

    FEJZI,E SHIKON REAGIMIN E LEXUESIT,POPULLIT?
    ATEHERE SI GAZETAR GJEJ RRUGEN E KOMUNIKIMIT
    NJEREZIT KERKOJNE DREJTESI PASI KANE GJITHE
    JETEN QE RRIPEN E MASHTROHEN NGA ELITA MILJARDERESH
    TE VESHUR ME PUSHTET TE CILET BEJNE LIGJIN.
    ANALIZA REALE DO ISHIN 40 MILJARDERE TE POLITIKES SHQIPTARE
    GJITHE “FITUESVE TE EUROMILLIONS JACKPOT” NE SHQIPERI
    ATJE MBROHE EDHE POZICIONIN APO FAJSINE E FULLANIT,FUTET KE FITUESIT?
    KOHET PO NDRYSHOJNE,SI GAZETAR DO ISHTE E UDHES TE MBROSH REALITETIN, SA PER LIGJIN NUK SHPRESOHET QE DREJTSINE TA VENDOSIN SHKELESIT E SAJE
    SA PER “TURMEN” KUJDES…ARMET KIMIKE

  30. tano karidi says:

    Pse te djeg ty moj xhane ? Qeroska te duket sheshit ,, po atij merxhanit te kooperatives se Lexhes skoma si ka ikur
    fizionomia e fshatarit me bodec ne dore pavarsisht se erdhi ne tirane me nje pale penevrek ..

  31. fllad says:

    Po si merrni mundimin dhe i beni koment ketij koqes me ere te keqe. Qekur thote se cfare do bente Fullani ne tetor- ” me sa dinte ky”.
    Bajge -eshte populli qe mban dhe duron keta qelbesira.
    Akoma nuk eshte i ndergjegjesuar dhe vazhdon te kenaqet duke lepire kockat qe hedhin keta zorzoper.
    Aq sa ka pjerdhur bota perendimore per popujt afrikane , i ka rrjepur deri ne palce dhe vazhdon ti rrjepe, po aq i plas edhe per shqiptaret.

    Ata kane 23 vjet qe kane mbeshtetur cubat qe drejtojne Shqiperine. Duhet vet populli te vetorganizohet dhe ti qeroje keta krimba.

  32. tan KAVAJA says:

    E ka arrestuar HETUESIA e Saliut me urdher te Saliut qe te hiqnin qafe nje deshmitar tjeter sic hoqen qafe Trebicken ore Pseudogazetar me emrin Blendi .Te tilla karragjozlliqe tregoja vetem mitingasheve te Sales qe tashme jane edhe shume te paket ne numur ,se Shqiptaret ta njoften surratin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje