Ish-Guvernatori Ardian Fullani do të përballet mesditën e së hënës me trupin gjykues të kryesuar nga Alaudin Malaj në Gjykatën e Apelit në Tiranë në lidhje me masën e sigurisë.
Guvernatori Fullani u arrestua nga policia e Tiranës pas urdhërit të prokurorisë, ndërsa për të Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë me burg. Fullani do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me super-skandalin e zbuluar në Bankën e Shqipërisë, nga thesari i së cilës u vodhën 7.13 milionë dollarë.
Seanca e së hënë në Apel do të përcaktojë nëse Fullani do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, apo do të marrë një tjetër masë sigurie, që mund të jetë arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo të lihet i lirë.
Ankimimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani në gjykatën e Apelit nuk do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Gjin Gjoni.
Gjykata e Apelit ri-hodhi në short caktimin e treshes së gjyqtareve për këtë çështje, dhe u caktua se Alaudin Malaj, kryetari i trupit Gjykatës së Apelit, do të kryesojë treshen e gjyqtarëve. Dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri .
Po nesër në orën 11:15 është edhe seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Inspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, si dhe do të vlerësohen ankimimet për invetarizuesit e arrestuar po për këtë çështje.
Gjithashtu të hënën grupi hetimor që po heton ccështjen e vjedhjes së thesarit të bankës qendrore do të kërkojë raportet e auditit nga kompania amerikane që rezulton të ketë ushtruar kontroll përgjatë 3 viteve.
Me urdhër të prokurorisë në kuadër të hetimeve që kryhen janë vënë nën hetim 19 persona, pjesa më e madhe e të cilës janë punonjës të Bankës së Shqipërisë.
Seancat në Apel
Në orën 11:00, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Ilir Dedjas
Në orën 11:30, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arres në burg’ ndaj Bahri Allushit
Në orën 11:45, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Fatbardha Gurthit
Në orën 12:15, do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Gentian Jahjas
Në orën 12:00 do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Ardian Fullanit
ne burg http://bit.do/fullani-dhe-golemi-ne-gjykaten-e-apelit
Edhe kjo si per here edhe kete here shaka e radhes. Kur si gjeti gje per vitin ’97, Gerdecin, 21 Janarin do ti gjejne kete here. Kjo eshte vetem zhurme per t’i zgjatur jeten PS ne pushtete se dhe PD ka pjesen e saj ne pushtet dhe ne kete forem mbrojne ate çkane vjedhur deri me sot. Ne e dime shume mire se ka ujqer te tjere qe kane vjedhur me shume se Fullhajni dhe sndihen e si gjene gje. Por ju lumte se na kane gjetur ne, popull leshko.
Alaudin malaj konsumon veper penale me ndryshimin e trupit gjykues duke e marr per vehte ceshtjen…dhe duke e rikompozuar treshen e gjyqtarve qe do gjykojne fullanin..Gjin gjoni ende eshte gjyqtar dhe eshte caktuar per te gjykuar ceshtje te tjera masa sigurimi…pse nuk e gjykon fullanin? nese eshte i koruptuar po perse te tjeret kan fatin e keq qe i gjykon ky dhe fullanin jo?