Dy muaj pas përfundimit të operacionit të gjerë policor në Lazarat, për asgjësimin e bimëve narkotike, të cilat kultivoheshin masivisht prej vitesh në këtë fshat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins.
Vizita është një mundësi për të shqyrtuar kapacitetet e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike.
Por kuriozitetit për të parë nga afër “fabrikat” e prodhimit të hashashit, nuk i kanë rezistuar as zyrtarët e lartë britanikë.
Të shoqëruar nga ministri Tahiri ata vizituan disa objekte, të ndërtuara enkas për tharjen dhe presimin e bimëve narkotike.
Ministri i Brendshëm kishte deklaruar disa herë para nisjes së aksionit në Lazarat, se problemi i vërtetë do të lindtte ditët pas operacionit, duke theksuar se ndërhyrja nuk duhej parë vetëm si një çështje policore.
Mësohet se banorët i kanë kërkuar ministrit, ngritjen e një poste policie për këtë komunitet.
Në vizitën në Lazarat merr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon.
dje nuk futeshin dot sot kjo polici ka shkatruar nje nga fatkesqist e ketij vendi qe i la sali berisha me shok.
dje nuk hynim sot shkojne dhe vizitor te huaj per ta pare gjendjen kjo eshte policia qe duam ne.
Mundesitite e zhvllimit ekonomik te lazaratit duhet te jete nje nga planet e qeverise.
na çate karin me kete britanine, britani ketu, britani aty, lajme koti vetem qe kane brenda diçka “britanike”. Hiqini keto komplekse ore gazetare injorante se nuk kane brire ata britaniket tuaj. Kur te nxirrni ndonje dite ndonje lajm te tipit “nje britanik dhjeu se e kishte kapur barku”, jeni rrotkarizuar komplet me duket……