Fullani me “byzylyk? Policia e Tiranës: Nuk kemi detyrë ta ruajmë me polic tek dera

17 Shtator 2014, 10:57Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka reaguar pas raportimeve se Ardian Fullani nuk ruhet me polic tek dera.

Sipas tyre, ky nuk është detyrim ligjor.

“Policia e Tiranës sqaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranë në vendimin e ditës së djeshme ka caktuar për të dyshuarin masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, Policia e Shtetit ka marrë masa për kontrollimin e respektimit të urdhrit të dhënë nga gjykata ndaj të dyshuarit dhe nisur nga rëndësia e rastit po e monitoron me kujdes.

Sipas akteve normative në fuqi, nuk është detyrim ligjor i Policisë së Shtetit të vendosë punonjës policie pranë derës së banesës së personit ndaj të cilit gjykata vendos masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në rast se nga shërbimet e policisë do të konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” do të kryhen veprimet procedurale dhe do i referohen materialet Prokurorisë”, thuhet në reagimin e policisë.

Por burime nga policia kanë bërë të ditur për A1 Report se Fullani nuk ruhet pasi atij i është vënë në këmbë një pajisje gjurmimi ose siç njihet ndryshe byzylyk, dhe nëse i pandehuri del jashtë rrezes së përcaktuar, atëherë bie sinjali i alarmit.

22 komente në “Fullani me “byzylyk? Policia e Tiranës: Nuk kemi detyrë ta ruajmë me polic tek dera”

  1. safeti says:

    Hhaha Fullanie ka shkuar ne Bolivi. Tani quhet Alberto Miguel Fernandez, ka nje biznes fason respektohet nga banoret vendas.

    1. Xha Barka says:

      Byzylykun e ndryshkur ka Fullhajni,qe pas tij do ta mbaj Berisha!

    2. Bankieri says:

      E kuptuat pse EDI RAMA urdheroj lirimin e tij ? Mjere familjaret e ARTAN SANTOS qe ja ua futi bashkeshortin, babain dhe gjyshin ne dhe ky VRASES KRYEMINISTER.

  2. parlamenti says:

    Kete lajmin me byzylyk ,e thone keta ,por sa eshte e vertete ???
    Fullani ka vec byzylyk prej florini ,por jo per gjurmimi.

  3. lisi says:

    Epo prite kur te degjojme “Fullani ka ikur ne drejtim te paditur”.
    C’i duhet etij te veje ne burg,me mire andej nga Argjentina,si gjithe krminelet e botes;para ka plot.

  4. miu says:

    e nxoren se foli apo se nuk duhet te flase?!

  5. Bentirona says:

    O cuna,per Fullanin mendon Berisha se ndryshe shtetit do i kushtoje shume qe Fullani te ruhet me polic te dera e shpise. keshtu me kte pune merret shefi si rrugulloi Trebicken,dhe Olldashin

  6. sexyshop says:

    Vijani byzylyket se ka me i perdor si rondele k.. Hihihi

  7. shp says:

    Ne Bolivi asht mir. Mundet me shku edhe per lesh. Ndonje infrakt.

  8. Ozzy Osbourne says:

    Ne Dubai,aty i ka cu paret me gjithe Salen!!

  9. plaku says:

    More miq te dashur, a duam neve qe te jemi shtet ligjor APO shtet ku te vendosi “massa” ne rruge. Kujdes nga massa se eshte shume e rrezikeshme, sepse shon ne rruge te gabuar ne se e udheheq ndonje tip i shkathet si Hitleri. Kujdes nga massa se eshte injorante, shume emocjonale, e manipulueshme nga populistat dhe shume e rrezikeshme.

    1. Sokrati says:

      Ti plaku do me perligj vjedhjet keshtu?!!!!!
      Demokracia arrihet kur vertet ajo massa qe quan ti merr ne dore fatet e veta

      1. Herald says:

        Lexo Tocqueville, qe t a kuptosh kujt i referohet plaku. Eshte 1 shprehje, turma eshte aq inteligjente sa personi me deficent i saj. Demokracia nuk eshte perfekte, dhe ne rastet kur nuk barazpeshohet me qendrueshmeri institucionale, efektet jane anarki, dhe me vone sic thote plaku del 1 Hitler, Stalin, Enver, Kreshnik, apo c rendesi ka e i thote mases, Merni ne dore fatin tuaj e hajt t i vrasim keta plehra te korruptueshem. E me vone kur vjen puna te dorezoje pushtetin, gjendet gjithmone 1 armik i ri, qe e ben te nevojshem pushtetin absolut :). Ti paske dhe emrin Sokrat, nuk e di si u denua Sokrati ne Athine nga masa? Lexo Plato ?

        1. plaku says:

          Herald,
          Nuk i heq nje presje shkrimit tend me brume. Fatkeqesisht historia ka treguar se njerez me karakter te fore, inteligjente dhe trima qe kane pasur idera ne koke, dhe jane futur ne burgje per keto idera, shpesh per te vene ne jete keto idera duke perdorur MASEN jane kthyer ne MOSTRA duke vrare, prere, burgosur,e te tjera sic bene Enveri, Hitleri,Stalini, Maodeduni etj.

          Pershendetje

          1. plaku says:

            Herald,
            Ja nje thenie gjermane per masen :

            Auch Jesus starb, weil die Massen ihn sterben sehen wollten. Edhe Krishti vdiq, sepse masa desh ta shifte ate te vdiste.

            Pershendetje

            1. Herald says:

              http://gazetadita.al/fashizmi-ne-shqiperi/

              Kam shkruar nje artikull, 2 vite me pare, qe besoj lidhet me kete problem, pasi mendoja dhe vazhdoj te mendoj, qe rreziku me i madh qe has Shqiperia eshte ekstremizmi ne mendimin politik.

              1. plaku says:

                Herald,
                Faleminderit per arikullin. I hodha nje sy shpejt e shpejt artikullit tend. Per aresye kohe, e magazinova dhe do ta lexoj me laps ne dore qe te mesoj nga ty. Eshte nje teme qe me intereson shume. Une ne fakt jam fans i Fatos Lubonjes dhe kam idene, ndoshta te gabuar, qe ai e tepron nje cike ne lidhje me forcen krijuese dhe reformuese te mases qe ai e quan opinion publik. Mos valle masa dhe opinioni publik nuk jane e njetja gje ? Cfare mendon ti per kete ?

                Edhe nje here shume te faleminderit per artikullin dhe te uroj nje dite te mbare.

                Pershendetje

      2. plaku says:

        Sokrati,
        Po shteti, pse te gjitha vendet demokratike kane shtet dhe jo “masse” qe merrka ne dore fatate veta, sic i morren nazistet me pishtare ne dore rruget e Gjermanise. M.gj.ate edhe kjo mase fitoi ne rruge parlamentare ne vitin 1933. A ke degjuar valle se gjermanet ne kushtetuten e vitit 1948 nuk kane lejuar qe te vihet ne jete demokracia direkte ” e popullit” me referendume sic behet ne Zvicer? Historia i mesoi baballaret e kushteutes gjermane te mos e bejne kete gabim, i cili do te ishte fatal per shoqerine gjermane dhe jo ate zvicerjane qe kane nje shtet mbi 700 vjet.

        Diktatoret kane qejf masat, ndersa demokracia vlereson individin dhe inisiativen e tij krijuese. Kolektivi, masa jane vegla ne dore te populisteve qe kur marrin pushtetin ( “fatet e veta” ) shkaktojne katastrofa, si katastrofa shqitare me emrin “Socjalizem real” qe hidhte valle ne gojen e ujkut kapitalist, me ate ushtri te qelbur qe kishim.

        Jam i bindur se Enver Hoxha kishte nje marreveshje te heshur me Sovjetiket ne kutpimin qe ti “shoku” Hoxha na sha dhe ofendo sa te duash por vetem mos u fut ne kampin e perendimit, dhe ky horr na shitej neve, mases, si trim.
        Nje shoqeri moderne dhe demokratike e ligjore ka nevoje per shtet ligjor dhe jo mase. O zot sa e urrej kete fjale!

  10. Strazimiri me paruke says:

    Policia eshte e mbushur me tocat e Sali kriminelit. Vete fjala “arrest” ne cdo ambjent, jo nen kupton por kryhet nen mbikqyrjen e policise non stop 24 ore. Si do t’a zbuloje policia thyerjen e “arrestit shtepiak” te Full-hajn-time po nuk u mbikqyr, qe tocat e policis do te njoftojne prokurorine, barsoleta policesh.

  11. Strazimiri me paruke says:

    Policet kane shkuar t’i sjellin Full-hajn-time dashin me brire te pjekur ne tepsi, ashtu sic bente rendom ne vilen e tij ne Gjirin e Lalezit. Per darke policet do te jene bashke me familjen e Full-hajn-time ne restorant per te ngrene peshk te eger thellesie e shoqeruar me vere te shtrenjte franceze, ne tavoline per te fshire turinjte, ne vend te kar-t-picetave do te kete monedha 500 euroshe.

  12. Saliu komumist says:

    Ti shoku plaku, nuk na sqarove se nga dalin keta individet e shquar, besoj se nuk mund t’a kundershtosh dot, qe keta te shquarit kane dale e do te dalin nga bolet e mases. Ne demokracite perendimore qe ti i merr si shembull, a nuk e marrin pushtetin nga vota e “mases” qe kete fjale ti kaq shume e urren. duke perfshire edhe veten tende brenda.
    .

    1. Plak me uturak says:

      Me sa kam lexuar nga komentet e ketij far plaku te zhgenjyer ndoshta nga jeta dhe pritshmeria e tepruar qe ka nga te tjeret, me eshte krijuar dhe po me perforcohet gjithnje e me teper bindja, se ky palo-ekonomist, qe e urren dhe qe deshiron t’a perjashtoje vetveten nga masa, nuk eshte gje tjeter pervecse nje sociopat klasik librash, qe shkeput aty-ketu ndonje shprehje apo proverbe teoricienesh, per te na i shfaqur ketu si thenie te pakundershtueshme dhe solide.

      Po mire o plak i rrjedhur qe na urren fjalen “mase”. Mos e ke dhe nga pleqeria qe ke harruar pa permendur rendesine vendimmarrese te kesaj mase, ne zhvillimet demokratike ne Evrope dhe nembare boten?

      Mos e ke nga trupjerdhja qe ke harruar revolucionin francez te 14 korrikut 1789?

      Po ata parisiene te cilet u pergjaken me monarko-feudalet e asaj kohe, vetem e vetem per te mbrojtuar asamblene kombetare, per te shkulur simboleve e absolutizmit, dhe per te shpallur dy vite me pas kushtetuten e pare te nje shteti, a nuk ishin ajo masa qe ti urren, o plak me uturak?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje