Grupi hetimor nuk ka mundur të marrë në pyetje Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbardhjen e vjedhjes së 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.
Shkak për shtyrjen e procesit të marrjes në pyetje është bërë mungesa e avokatit të zyrtares së bankës qendrore, e cila ndodhet në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se Golemi do të pyetej mbi procedurën e kontrollit apo auditit në Bankën e Shqipërisë dhe raportet e këtyre kontrolleve.
Kjo është hera e dytë që marrja në pyetje e ish-inspektores së BSH shtyhet, pas asaj të javës së kaluar ku organi i akuzës, nisur nga dëshmitë e dhëna nga Këshilli Mbikqyrës, vendosi të shtyjë marrjen në pyetje të Golemit, duke u shprehur se dëshmitë e bordit drejtues kanë dhënë prova të reja.
Golemi është e vetmja nga të 19 të arrestuarit për skandalin e Bankës së Shqipërisë, që nuk është pyetur lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga Thesari i Shtetit.
Golemi u arrestua në të njëjtën ditë me Guvernatorin Ardian Fullani, i cili në Apel morri masën e sigurisë arrest shtëpie, duke lënë kështu paraburgimin ku qëndroi për disa ditë për shkak të vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
keto jane per te vene kujen. askush nuk e ka me te vertete qe me demek po luftohet krimi dhe korrupsioni aq me pak qeveria dhe prokuroria. hipokrizia ja ben muuuuu me kete ceshtje. e burgosen fullanin sa per ta hequr nga guvernator qe qeveria te zgjedhe nje guvernator tjeter dhe pas 10 ditesh e liruan. ku shkoi lufta kunder korrupsionit dhe krimit???? thjeshte shfrytezohet prokuroria qe politika te realizoje qellimet e veta. vetem lufte kunder korrupsionit s`ka ketu. gjykatesit moren leket per fullanin, qeveria hoqi guvernatorin, fullani u lirua, te gjithe te kenaqur. golemi rri ne burg dhe as qe ka per te pyetur ndonjehere sepse nuk i intereson kujt ne politike, leke s`ka sepse kete e tregoi senca gjyqsore.i vetmi gabim i saje eshte se zbatoi urdherat e fullanit, perndryshe pushohej nga puna. keshtu qe kot jane keto. ne fryjme syte.pervec guvernatorit te ri qe do rama s`ka ndryshim tjeter.
ah se harrova: guvernatori i ri duhet te kete kujdes se kur te mos jete me kjo qeveri, duhet te ike nga syte kembet sepse do hyje edhe ai ne burg per ti leshuar vendin tjetrit.
Este vertete per te ardhur keq per Kete vazje, grua.
Si nuk e degjoj njeri si ka mundesi qe kur nuk njeh je nje piku uji ku dielli i “drejtesis” mund te te avulloj sa hap e mbyll syte
Prokurori “Hero” i thirrur ne rrjetet sociale duhet ta mbaj me nder kete titull e nderi i takon te revokoje masen e saj te arrestit te pakten ta traitoj me dinjitetin qe i takon nje gruaje
Ajo eshte ne burg me gra qe kane vrare femije e kane vra burra dhe mendoj se eshte e padrejte qe edhe Inspektorja te jete ne ate vend vetem e vete, se u tregua opurtuniste (sic po flitet) sepse fakte ska
Ajo permendi qe i ka derguar raportet Heroi i tha gjykates qe une sdi gje avokati i lire ne cmim qe ajo ka nuk eshte Maks Haxhia dhe nuk foli e prandaj eshte akoma aty
Duhet me shuem reagim qytetare sidomos nga femrat per kete ceshtje jo per mos tu hetuar e mos tu denuar ne gjindet fajtore nga gjykata por te jete ne gjendje arresti shtepie ose dhe e lire fare