Llalla takon homologun e Kosovës/ Bashkëpunim kundër trafiqeve dhe terrorizmit

17 Shtator 2014, 14:24Kronika TEMA

Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim në Prizren me kryeprokurorin e Kosovës Sylë Hoxha. Në qendër të bidedimeve kanë qenë çështjet me interes të përbashkët në hetimin e kriminalitetit ndërkufitar dhe atij rajonal.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thuhet se drejtuesit e institucioneve hetimore theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, sidomos sa i përket trafiqeve të natyrave të ndryshme dhe çështjeve që lidhen me përfshirjen e qytetarëve të ndryshëm në konflikte ushtarake janë Europës.

Llalla dhe Hoxha theksuan vullnetin maksimal për vijimin e hetimeve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që shfrytëzojnë lehtësirat kufitare për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të paligjshme.

Ky takim u krye në një kohë kur, ndërmjet Prokurorisë së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Kosovës, është intensifikuar ndjeshëm shkëmbimi i informacionit dhe goditja e strukturave kriminale, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera partnere ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje