Vrasja e komisarit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arben Frrokut, mungoi dëshmitari kyç i prokurorisë

17 Shtator 2014, 11:45Kronika TEMA

Seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, të dyshuarit kryesor të Prokurorisë për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, është shtyrë sërisht për javën e ardhsme.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dëshmitarit kyç të prokurorisë Arben Ndoka.

Në seancën e sotme pritej që të fliste dëshmitari, Arben Ndoka, i cili pretendon se ditën e vrasjes së Lamajt, ka parë në vendin e ngjarjes biznesmenin Arben Frroku.

Avokatët mbrojtës  kërkuan revokim të masës së sigurisë për Arben Frrokun, ndërsa gjykata hodhi poshtë kërkesën e tyre. Prokuroria për Krimet e Rënda deklaroi se ka rivendosur kontaktet me dëshmitarin Ndoka, sepse më herët i kishte humbur.

Ndërkohë seanca e 10 shtatorit u shty për shkak të mungesës së Prokurorëve. Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.

Avokati Genc Gjokutaj kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjyqësore seancën e 30 korrikut.

Sipas Gjokutaj, klienti i tij “ Arben Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”

1 komente në “Vrasja e komisarit/ Shtyhet sërish seanca ndaj Arben Frrokut, mungoi dëshmitari kyç i prokurorisë”

  1. Gjenerali Bato says:

    Paska patur te drejte opozita. Identiteti i deshmitarit eshte tradhtuar nga strukturat e shtetit ne favor te votes se deputeve Frroku/Doshi per reformen territoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje