Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me denoncimin Partisë Demokratike se daja i ministrit të Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj po vijon ndërtimin e një pallati në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë.
Nga ana e policisë së Beratit pas analizimit të materialeve është konkluduar se kanë të bëjmë me veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
“Prej vitit 2010 e në vazhdim për këtë leje ndërtimi ka pasur një konflikt gjyqësor ndërmjet palëve të përfshira, me paditës shtetasit Isuf Ferra, Pellumb Salillari dhe të paditur firmën “Leksi OR” shpk.
Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të datës 04 tetor 2012 ka vendosur “Shfuqizimin e aktit administrativ, vendimin për miratim leje ndërtimi Nr. 23, datë 24.11.2009 të KRRT Bashkia Ura Vajgurore Berat”, kryetar i së cilës është Syrja Ormenaj.
Firma “Leksi OR” shpk. Me administrator Fatos Ormenaj e ka ankimuar këtë vendim në shkallët e tjera të gjyqësorit dhe çështja është ende gjykim”, bën me dije më tej policia e Beratit.
Ndërkohë që Komisariati i Policisë Berat ditën e djeshme ka referuar në Prokurorinë e këtij qytetit materialet për kundravajtjen penale “Veprime që bien ndesh me Vendimin e Gjykatës”, në ngarkim të Fatos Ormenajt, si administrator i “Leksi OR” shpk. me seli në qytetin e Beratit.
Bëhet me dije se Prokuroria e Beratit ka regjistruar këto materiale me numër protokolli 2324.
roundi i pare Minister Rendi vs Erjon Veliaj
pse nuk e arrestoni si te tjeret more saimir djali?!
Vendimi i apelit eshte i formes se prere dhe meqe policia nuk deklaron se ka mase sigurie nga gjykata e larte pyetja duhej te ishte perse policia nuk prish objektin
Ja pra qe krisma nuk ka patur .
Hajde lufte klasash-hajde.
PERPARA ne kohen e PPSH ishte;………
Filani e ka pes dajen,me Zogun(Ballist)Gjandarr
X= e ka te martume tezen te kulaku.
Y= e ka motren te i deklasumi.
Z= e ka ndertu shtepine jashte vijes se verdhe.
Hasanit ju kapen lopet ne are te kooperatives,ky ka dashte me ule prodhimin bujqesor qe kooperativa mos te shkoj perpara,FUTE NE BURGE.
X=person ju afrue kufiritse ,ka dashte me ike,Fute brenda.etje…etje.
Bravo PEDERRA(pd)kesaj i thone DEMOKRACI.
PO c’fare pune ka Veliaj me dajen,ne nuk jemi te zote te komandojme femijte tane,jo te merremi me dajen.
“Daja I ministrit” perdorej ne kohen e komunizmit dhe denohej ne se” gabonte” nipi
Ne demokraci nuk ka nevoj per biografi por personi, emer mbiemer, vlersohet ne raport me ligjin
Ne se shkel ligjet denohesh pavarsisht nga posti, origjina, gjinia, rraca, besimi, I ri apo I moshuar, I pasur ose I varfer
Pallat me leket e nipit filantropist.
Hahahaha.
Shoku Imeres