Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit ishte tema e diskutimeve, mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Saif Bin Zajed Al Nahjan, gjatë takimit zhvilluar në Abu Dabi.
Shqipëria diskuton për herë të parë bashkëpunimin me Emiratet për të luftuar terorizmin, ku më kryesorja mbetet shkëmbimi i informacioneve dhe koordinimit të veprimeve për ta parandaluar aktivitetin e mundshëm të grupeve terroriste në të dyja vendet.
Burime zyrtare thonë do të ketë bashkëpunim konkret dhe pritet që në Tiranë, së shpejti të vijë një grup teknicienesh të Emirateve të Bashkuara, për të detajuar modalitetet.
Arabët kanë ofruar edhe ekspertizën e tyre në trajnimin e strukturave të Policisë Shqiptare në luftën ndaj terrorizmit.
Ministri Tahiri, pai e ka njohur homologun, i cili mban dhe postin e zv/kryeministrit, me zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës ka folur edhe për masat më të fundit që qeveria shqiptare ka marrë kohët e fundit, për të frenuar rekrutimin e shtetasve shqiptarë në grupet terroriste që luftojnë në konfliktet në Lindjen e Mesme.
hahahahaha,tani shpetuam,bashkepunim me arabet kunder araboshqipfolesve……………pune arabesh!!
no koment!
ha ha ha ha-ketij po i ikin vrasesit para policise apo nga veturat e policise e te ndihmoj dike.tahiri ka shkuar te drogohet me pip ne arabi.
bravo Sajmo merru ndonje lek arabeve se ato jane fajtor per shpelarjne e trurit te arabo fileve shqiptare
ik or tahir se ti nuk e nxjerr dot mizen nga qulli ;;;lufto korrupsionin ne vend para se te besh reklama ne bote ;;