Skandalet e BSH-së në një dosje: Me vjedhjen do hetohen dhe qiratë e blerja e “Dajtit”

17 Shtator 2014, 15:58Kronika TEMA

Grupi special hetimor i ngritur nga Prokuroria e Tiranës për skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë, do t’i bashkojë kësaj dosje edhe hetimet që po kryhen për tenderin e blerjes nga qeveria të hotel “Dajtit”, rikonstruksioni i godinës qëndrore të Bankës së Shqipërisë, si dhe qiratë miliona euroshe, që banka paguan tek privatet, për ambjente.

Burime nga grupi hetimor kanë sqaruar për Ora News se të gjitha dosjet e mësipërme, do të bashkohen në një fashikull hetimor, pasi janë të lidhura me njera-tjetrën.

Personi kyç për të gjitha këto hetime do jetë ish-guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pasi Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën e arrestit.

Mësohet se në sitën e prokurororit të çështjes, Ramadan Troci dhe oficerëve të tij, që po hetojnë çështjen, do të kalojë shitja e hotel “Dajtit” për 30 milion euro, nga qeveria tek Banka e Shqipërisë.

Do të hetohet mënyra e shitjes me prokurorim të drejtpërdrejtë dhe shuma e cila u pagua nga Banka Qendrore.

Dosjes do t’i shtohet dhe hetimi i nisur për rikonstruksionin e godinës qendrore të bankës, ku janë shkelur afatet e përfundimit të punimeve me 2 vjet.

Përveç kësaj, banka nuk ka bërë asnjëherë të ditur shifrën e cila është përdorur për të kryer punimet, gjë e cila cenon trasparencën në punime të tilla publike.

Hetim ka nisur edhe për qiratë që banka paguan tek privatët, për ambjentet me qera.

Burime të Ora News shprehen se, për një ambjent të marrë me qera në “Rrugën e “Dibrës” në Tiranë, Banka Qendrore paguan 526 500 euro në muaj.

Të njëjtat burime saktësuan se një metër katrorë të këtij ambienti, banka e paguan 135 euro në muaj, ambjent i cili ka një sipërfaqe prej 3900 metrash, në total.

Në një vit Banka Qendrore paguante rreth 6 milion e 300 mijë euro, tek pronarët e këtij kompleksi.

14 komente në “Skandalet e BSH-së në një dosje: Me vjedhjen do hetohen dhe qiratë e blerja e “Dajtit””

  1. rrethi i kujteses says:

    Po ikni se nuk ju beson me njeri, dolet fare nga binaret, vini dore mbi kete popull, eshte vjedhur, shkaterruar cdo gje ku eshte djersa e shqiptarit dhe asgje nuk po beni, Haram u qofte.

  2. skedina says:

    Bravo rilindja i zbulon skandalet dhe ja thote popullit.
    Kurse popullli nuk ka rilindur akoma dhe nuk i arrreston hajdutat te veshur me robat e politikanit.
    Bravo ps e edi rama u ngjallen si krishti.
    Tani do ti bekoj edhe papa se janullla i kungon perdite.

    1. paradox says:

      Po dilni more halera protestoni para gjykatave, presidences dhe shtepive te gjyqtareve dhe prokuroreve derisa keto te japin doreqje dhe mjaft u ankuat ketu si putana. Harruat ju se per 8 vjet votuat per mafien qe ndertoi kete sistem? Cfare kerkoni tani, te ndryshoni gjithcka per nje vit? Nuk jua ka fajin Rama qe shumica jane qurravece dhe nuk dalin te protestojne per parate e tyre dhe drejtesine qe I prek direkt interesat e tyre.

  3. erli says:

    ehe me kete prokurorin do e zbardhi gjithe ceshtjen :))))))
    E turpshme e ndrriti me arrestet .
    prokuroria te zbardhe ku shkuan leket , kujt iu be vone sa vete do fusin brenda ku shumica e hane kot per te treguar sa shume e luftojme korupsionin ?

  4. Arjana says:

    Ua ua ua qeraja me e shtrenjnte ne treg eshte tek ABA Center dhe ETC me 20 euro ne muaj per meter katror …te Rruga e Dibres nuk e kalon 10 Euro per meter katror dhe per siperfaqe te medha e merr me 8 Euro pa.asnje problem……pesembedhjete here mbi treg!!! Sigurisht gjysma shkon direkt ne xhepin e Fullanit!!! As mos vihet ne dyshim!!! uuu super hajdut me cizme!! Ato qe jane vjedhur ne Thesar dhe per te cilat e paskan fajin te tjeret nuk jane asgje para dhjetera milioneve qe ka marre ky superhajdut nder vite!!! Super monster I paicpe!!!!

  5. tir says:

    o rame te plaste nje pike mu ne lule te ballit me gjith keto padrejtesi qe po doni ti mbuloni me shosh se keni frike sal pshurranin e fundosi shqiperine e djegi e shkateroj dhe doni tja faturoni popullit dhe diktatures mir mir se dhe pak erdhen zgjedhjet dhe do te shikosh veten ne opozite me dhjaksin sali

  6. john says:

    rama ,;ne vend te futesh ne burg te korruptuarit po i lejon ne shtepi ;;;e shkaterruat shqiperine ;;; turp te keni ;;; ne vend te hapni vende pune cfare beni ;;; asgje ;; nuk keni nje njeri te zgjuar qe te mendoje nje minute per shqiptaret ne qeveri ;;;

  7. bledi says:

    Keto jane leket qe perfundonin ne xhepin e fullanit.
    30% e buxhetit te bankes ka perfunduar ne xhepin e Fullanit.

    Fullanit vetem cuni i shpenzonte nga 500 mije euro ne muaj.
    sa shpenzonte Fullani per te kenaqur te gjithe politiken dhe median ne Tirane.
    llogariteni vet.

    Prokuroria pse nuk nis nje hetim per pasurine e Fullanit
    pas gjithe ketyre akuzave,
    apo po pret qe Fullani te regulloj letrat dhe ti thote hajde.

  8. Dita says:

    E terci e verci anushka ime?????!!!!!

  9. Nje i zakonshem says:

    Per besimin dhe respektin qe kam i drejtohem perseri Edi Rames:

    Nuk mund te rrime pa folur dhe kerkuare per dite pse nuk fillon hetimi i pasurise marramendse e Familjes Fullanovski.Perse, te na thuhet nje varjant perse?
    Ne se nuk fillon kjo te gjitha varjantet do te shumezohen me zero dhe ne fund rezultati dihet zero,per kete masa eshte shume e shqetesuare,nuk mund te falet nje djale me permasat e gicit perdor 500 euro leter per te fshire bythen e tije tre hektareshe dhe pastaj tja u fali funderrinave te seksit. Jo deri ketu nuk duhet te kishte shkuare puna,prandaj kerkojme edhe nga organet e tjara kopetente çfar bejne,dhe te mos tallen me popullin qe nuk ka buke te haje ne darke dhe pune per te punuare ne mengjez si gjithe bota e qyteteruare.

  10. enter says:

    Boll me te tilla traplliqe, eshte e kote te hetosh ne nje vend si Shqiperia…
    E beni sa per te kaluar kohen

  11. fshatari says:

    O Idioter Albanez …nuk fut ne burg kryeministri o analfabeter funksional qe me hapet barkun…te fut ne burg prokuroria dhe gjykata o krimba bashkatdhetare o njerez me bisht dhe me qime

  12. çeço Selimi says:

    Vjedhjet ne Banken e Shtetit nuk jane bere vetem me te vendosura ne çizme e ne breke, por vjedhjet me te medha janebere me letra , me forma nga me te ndryshme qe vetem Fullani i di !!

  13. Strazimiri me paruke says:

    Me qerane vjetore te paguar Full-han-time, mund te bente rikonstruksionin e Hotel Dajtit, por nuk do te fuste ne xhep 1 milion euro bakshish ne vit nga z. Halili. Full-hajn-time ka te punesuar ne departamentin e jashtem vajzen e dajes Se tij Marilda Shkurti (Papadhopulli), ku nga ana tjeter burri i saj Nine Shkurti ka “fituar” tenderin prej 90 milion lek per te furnizuar me dreke falas me parate e BSH ( te qytetareve ), punonjesit “fukarenj” te kesaj banke, mos e besoni po deshe…. Ne BSH muti eshte bere mullar nga Full-hajn-time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje