Ekstradohet nga Londra, 39 vjecari i dënuar për vrasje

18 Shtator 2014, 11:31Kronika TEMA

Një 39 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë.

I ekstraduari është Andi Bardhoshi, vjeç 39 nga Durrësi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 18 vjet burg në mungesë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën 39 vjeçari është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë ka ndodhur më datë 14.09.1997, rreth orës  21:00, ku Bardhoshi në bashkëpunim me Helidon Beckan, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Alfred H., duke e vrarë atë. 

Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Londrën, më 03.05.2012, Bardhoshi, është arrestuar në qytetin e Londrës, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza“, në Rinas, dhe i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. 

1 komente në “Ekstradohet nga Londra, 39 vjecari i dënuar për vrasje”

  1. ship says:

    vazhdoni se ka edhe shum te tjere qe jane fshehur nen petkun eazilkerkuesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje