Pas raportimeve në media, se Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar bisedat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, reagoi deputeti socialist, Arben Çuko.
Deputeti, që është edhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, tha se drejtuesi i SHISH, Visho Ajazi, nuk mund të përgjojë shefin e tij, Edi Ramën.
“Unë nuk mund ta di. Unë nuk e besoj këtë, që Shërbimi Informativ Shtetëror ka arritur të përgjojë kryeministrin, shefin e vet direkt.
Sepse ju duhet ta dini se SHISH si strukturë me drejtorin e tij në krye, shef direkt ka kreun e ekzekutivit, kryeminstrin.
Nuk mund ta përceptoj që ky shërbim, drejtori i këtij shërbimi të përgjojë shefin e tij”, tha Çuko për Ora News.
po nuk eka pas mar vesh akoma se eshte ndruar kryeministri dhe raportimet i ka ba te ish kryeministri si puna e plakes per ke votove nan ajo i prgj per titen
sigurisht qe nuk mundet http://bit.do/visho-ajazi-nuk-mund-te-kete-pergjuar-shefin-e-tij
Ke te drejte por…
duhet me dijte kush eshte shefi i likes ashtu si erdhi nga kanadaja kunder ligjit dhe pa pelqimin e nato-s ai ska shef ligjor por fisnor pra dhe ty cuko te paska ngelur ora