Tahiri takon Didin në mjediset e Kuvendit/Kryepolici: Nuk ka asnjë rrezik për vizitën e Papa Franceskut

18 Shtator 2014, 12:24Kronika TEMA

Nuk kërcënohet asnjë rrezik në lidhje me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë më 21 Shtator. Kjo u pohua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Didi ka konfirmuar se takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së Papa Franceskut .

“Nuk ka asnjë gjë të keqe që unë dhe ministri të takohemi. Janë disa gjëra urgjente, ne shkëmbejnë porosi dhe informacione, pasi edhe dy ditë kohë kemi për të përgatitur gjithcka në lidhje me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë”, tha Didi.

I pyetur nëse ka ndonjë rrezik, sikundër kanë paralajmëruar mediat ndërkombëtare, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se nuk ka asnjë rrezik, ne kemi marrë masat dhe gjithcka do të shkojë shumë mirë.

 

5 komente në “Tahiri takon Didin në mjediset e Kuvendit/Kryepolici: Nuk ka asnjë rrezik për vizitën e Papa Franceskut”

  1. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SUNITET SHQIPFOLES NUK MUND TE BEJNE PATRIOTIZEM ME FLAMUR SUNIT TERRORIST.. says:

    Berisha mund te organizoj vrasjen e Papes per te rezuar pastaj Ramen nga pushteti gjoja per vrasjen e Papes, policia te jete vigjilente sepse Berishianet sunit jane shume te rrezikshem. Berishes i interreson qe te gjeje shkak per te rezuar Ramen nga pushteti, pra nuk eshte e cuditeshme vrasja e Papes nga Berishianet sunit.

  2. lavirja e bulevardit says:

    ky po qe eshte lajm! U cuditem te gjithe?!

    taksirat e keni o media, na informoni edhe kur bejne shurren, presidenti, kryeministri, Likja, ministrat, drejtorat e me rradhe se jemi ne merak.

    o te dhjefsha nivelin e mediave ne Shqiperi! Po na plasi ne se ca bejne ne orar te punes ato? Meruni mo me ndonje gje te hajrit, me me vlere, se e coroditet kete popull!

  3. Andreas says:

    Po ti heqin dhe armen Didit, do jete edhe me i sigurte Papa se Didi eshte mesuar qe qellon kuturu dhe ne vend te pengmarresve, vret pengjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje