Vjedhja e thesarit/Apeli lë në fuqi vendimin për inventarizuesit

19 Shtator 2014, 12:07Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë ndaj dy inventarizuesve të Bankës së Shqipërisë.

Kështu  për Emiljano Lamçen është lënë në fuqi vendimi i dhënë nga  Gjykata e Tiranës ‘detyrim paraqitje’, ndërsa  për Mehdi Mollëm është lënë në fuqi arresti shtëpiak. Të dy të pandehurit e prokurorisë janë punonjës në departamentin e Emisionit të Thesarit të Shtetit ku u vodhën 713 milionë lekë. 

Dy inventarizuesit e parave në thesarin e Bankës qendrore akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Më datën 15 shtator, Gjykata e Apelit vendosi masën e “arrest shtëpie” për ish-Guvernatorin Ardian Fullanin, ndërsa për Elivar Golemin, ish-kryeinspektoren, “arrest me burg”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje