Disa tonë hashash dhe më shumë se 35 kg heroinë, e kapur në operacionet policore të viteve të fundit është asgjesuar në mësditë me djegie.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thonë se sasitë e konsiderueshme të lëndës narkotike, kanë kaluar të gjitha procedurat ligjore të hetimit dhe gjykimit të autorëve të përfshirë në trafikim.
Komisioni i posaçëm nën drejtimin e Prokurorit mori në dorëzim provat materiale të lëndëve narkotike, për të bërë ekzekutimin e vendimeve penale të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Sasitë e provave materiale që u asgjesuan janë:
Bie në sy, se mes drogës së djegur ishte dhe një ndër ngarkesat më të mëdha të heroinës së kapur në Kakavije, në një autobot.

Perpara disa vitesh Shqiperia u kritikua per skadalin e varrosjes per se gjalli te pulave qe vinin nga Greqia,qe dyshohej se ishin te infektuar me gripin e shpendeve, kurse sot digjen lendet narkotike ne qese plasmasi duke leshuar nje tym te zi me madh se furrat e gelqerve te Fushe Krujes.