Dëshmia e bashkëpunëtorit: Nipi e organizoi vrasjen e dy kunatave, dyshonte se në banesë kishte flori

20 Shtator 2014, 09:44Kronika TEMA

Skenari i grabitjes me pasojë vdekjen e dy të moshuarave, Elsa dhe Gjinovefa Vafa është bërë nga nipi i njërës prej viktimave, ndërsa ekzekutimi nga dy bashkëpunëtorët e tij.

Artur Kaçanolli, nipi i motrës së Gjinovefës dyshonte se në banesën e të moshuarave ishte fshehur flori.

Ai ka kontrolluar në korrik me mjetet përkatëse për zbulimin e floririt, ndërsa në shtator realizoi grabitjen së bashku me dy shokët e tij.

Nga dëshmia e dhënë për hetuesit, 28- vjeçari Velson Elmazi ka rrëfyer se iu është dashur dy muaj kohë për të organizuar grabitjen e parave, që ndodheshin në banesën e dy kunatave.

Indrit Shaqja, i shpallur në kërkim, së bashku me Vilsonin, i cili tashmë është arrestuar, kanë hyrë në banesën e të moshuarave nëpërmjet dritares së katit të parë pasi i kanë thyer xhamin me qëllim vjedhjen e parave dhe grabitjen e floririt.

Për të kryer krimin, autorët i kanë lidhur të moshuarat fillimisht në gjymtyrë, më pas u kanë bllokuar edhe gojën, me qëllim që të mos kërkonin ndihmë.

Gjatë qëndrimit me gojë të mbyllur, dy të moshuarave u është shkaktuar asfiksi, si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen.

Vdekja e tyre nuk është konstatur nga dy grabitësit, të cilët kanë vijuar misionin e tyre.

Autorët kanë mundur të përvetësojnë shumën prej 200 mijë lekësh më pas janë larguar nga banesa, raporton Panorama.

Ditën e djeshme policia bëri të mundur arrestimin e nipit Kaçanolli, së bashku me shokun e tij Velson Elmazi, ndërsa është shpallur në kërkim 40- vjeçari Indrit Shaqja.

6 komente në “Dëshmia e bashkëpunëtorit: Nipi e organizoi vrasjen e dy kunatave, dyshonte se në banesë kishte flori”

  1. tourkofagos says:

    nip nje Kacanoll…….soi ballistesh!

  2. grikizgej says:

    Gjamin e satame!

  3. sazan says:

    Gazetar josepine leshi xhami

  4. gabeli bjond says:

    komb bythqi shqiptaret mer!
    s dun as familjet e tyne,njerzit e tyne,t afermit,shok e miqsi perreth… e jo t dun shtet!
    qihen n byth per pare shqiptart!

    ate nipin e ktyne duhet me e kap dhe me e djeg t gjall ne turr drush…dhe ta fusesh n hell si derrkuc fshati

  5. Tiran. says:

    Per 200 mije leke ??kulni i poshtersise .
    Sa shume kriminela mban kjo toke Shqipetare ,ata nuk duhet te dalin per 30 vjet nga burgu.

  6. O bo bo says:

    O zot ku kemi arrit, te te vrasi djali i motres, po kjo nuk shpjegohet dot, ne karrike elektrike zagarin, nje rini qe nuk e ka haberin e punes, po duan te rrojne me djersen dhe mundin e te tjereve. U hapu dhe dhe futu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje