“Shqipëria nuk është më vend origjinë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.
Kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë aktivitetit të organizuar në Hotel Tirana nga Ministria e Brendshme në përmbyllje të aksionit kombër kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Ministri Tahiri tha se në pak muaj janë arritur rezultate të cilët nuk janë arritur përgjatë 6 apo 8 viteve të fundit. Këto rezultate, argumentoi Tahiri kanë ardhur si rrjedhojë e një pune të mirë organizative dhe vullneti të plotë për të arritur rezultate konkrete.
“Fillimisht pastruam nga Policia ato figura të lidhura me krimin e që rëndonin imazhin e uniformave blu. Më tej, punuam ngushtësisht me partnerët e huaj, në veçanti me Policinë Italiane (Guardia di Finanzzan), me misionin PAMECA, ICITAP etj, duke krijuar një polici të denjë për të ndërhyrë në aksion, ç’ka solli dhe neutralizimin e mbi 41 grupesh kriminale”, theksoi Tahiri.
Fillimi i këtij aksioni, tha ai, ishte ndërhyrja në Lazarat.
“Kur pjekuria e Policisë së Shtetit po arrinte majën, unformat blu nisën aksionin në Lazarat, duke i hapur kështu zyrtarisht luftë trafikut dhe prodhimit të narkotikëve. Ndërhyrja në Lazarat ishte dëshmi e qartë e Policisë së Shtetit për të marrë në dorë një zonë që ishte drejtuar nga trafikantët. Më tej ndërhymë edhe në Dukagjin, me po aq rrezikshmëri sa Lazarti, por me një emër më të vogël në këtë drejtim”, tha Ministri i Punëve të Brendshme.
Duke ilustruar arritjet e Policisë së Shtetit me shifra, ministri i Brendshëm tha se janë asgjesuar më shumë se 2 222 parcela në të gjithë Shqipërinë si dhe 530 177 rrënjë canabis.
Gjatë këtyre muajve janë sekuestruar 101. 7 ton marjiuanë që janë më shumë se sasia e marjiuanës e sekuestruar gjatë 8 viteve të fundit. Janë arrestuar 1058 persona, 604 në gjendje të lirë dhe 187 janë dhe në kërkim”, nënvizoi Tahiri.
Sipas Tahirit, nëse kjo sasi droge do të dilte në treg atëherë vlera monetare e saj do të kapte shumën e 6.4 miliardë eurove.
Per pastrim nuk jemi fort te sigurt , kjo do te ishte e veshtire ne Shqiperi , ku shumica ne nje apo tjeter form e kane emrin te rregjistruar diku per nje apo me shume shkelje te ligjit . Per canabis-in eshte me te vertet nje arritje . Ne duhet te njihemi si profesionist te mire ne cdo gje qe bejme ( turizem, prodhime industriale apo bujqesore,artiste, zanatcinj etje) . Mundesite jane per shume me shume ,vetem se duhet te hedhim armet dhe ti kthehemi puuuuunnnneeeessssss.
O Tahir! Ai asgjesove? Ha mut tani, se populli shqiptar me ato jetonte ndersa ju me ato pasuroheshit.
6.4 miljard euro?e ka idene sa jane 6.4 miljarde euro tahiri apo nuk i ka dale akoma hashashi qe ka pire mbreme
Lufta e qeverise kunder narkotrafikut eshte shume e suksesshme ,por ajo duhet te shoqerohet me masa te forta persa i perket ketyre zonave ,qe kultivonin kanabisin,te ndihmohen me kalimin e tyre ne prodhues te bujq esise dhe blegtorise ,si dhe agrobisnesit.Po te shohesh harten e mbjelljes se kanabisit, jane zonat me te varfera te Shqiperise, prandaj ndihma e shtetit duhet te jete e madhe s,i ne anen financiare ashtu dhe me programe speciale ,qe dhe ajo popullate te ingranohet ne punen e drejte per te rritur mireqenien e saj.
Avash me miliardat oree!
E zuri bekimi i papes me duke!
Me çfarë do zëvendësohen këto para që do mungojnë në ekonominë e vendit? Duhen marrë financime nga BE vetëm për të shmangur një rënie të fortë ekonomike dhe rritje të kriminalitetit.
Ve re se i ben mire Tahiri llogarite se tani kane mbaruar zgjedhjet e nuk u duhen para edhe nje periudhe kohe por pas 3 vjetesh ku do ti gjeni parate per te financuar fushaten elektorale zoti minister se le te thoni cfare te doni po politika shqipetare financat i ka nga droga dhe korrupsioni se ay qe ka para te ndershme nuk eshte budalla qe tiu financoje juve se nuk iua ka nevojen.
Nashtina kur nigjo ket qepen mashkull duket se gjojnat jane gadit ene neve me te thone te drejten na gjan vetja si budallenj. Ato bumjet ne mes te dites me dill e ne mes te pazarit,ato vrasjet e grabitjet,jone vetem ondrra qi mileti I sheh diten per dill.
Ene I gjo qeter do me thone una.Ky dovlet qi po na qiviris neve e ka bo huq me rrejt. Una I boj me dije cunave qi jone marre me ket pune se shifra e ketij qepes mashkull, 6.4 miliarde, oshte per si I thone me I bo qefin atij te modhit, pranaj ju mos u zini me njoni-qetrin se pazaret kane qene tamom.
I lutna atij qi furnizon qivirine me mall te boj kujdes, te mos e perzije mallin se na ka te gjitheve ne dore.Mall I keq per qivirine pune e keqe e qivirise.
ky person u dashkerka me u var n litar per “dobsim te ekonomis kombtare shqiptare!” tradhti ndaj atdheut quhet kjo.sabotim ekonomik. diversion ne lemin financjar.
shkatrrim me dhun te fabrikave,punishteve,te droges,te industris se transportit te droges,te industris se tregtis se droges…
si dhe shkatrrim te bujqsis ne lemin e mbjelljes,kultivimit,ujitjes,prashitjes,korrjes se droges…dhe te magazinimit te saj ne depot e droges!
haa haaaaa…
tradhtar kombtar ky ministri ….