Sokol Çomo, 'pasuesi' i Çefës në KLD?

24 Shtator 2014, 15:28Kronika TEMA

Sokol Çomo, anëtari aktual i KLD, mund të jetë pasuesi i nënkryetarit Elvis Çefa.
 
Kuvendi ka nisur procedurat për shkarkimin e këtij të fundit dhe të anëtarit tjetër Lulzim Lelçaj, për të cilët të enjten votohet në Kuvend për ngritjen e një Komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet e tyre në KLD.
 
Dhe pse emri i Sokol Çomos mund të duket i parakohshëm, kur ende ky komision nuk ka nisur punën në Kuvend, A1 Report ka mësuar se në radhët e mazhorancës, ai është kandidati i preferuar për këtë pozicion.
 
Vetë grupi parlamentar i PS e propozoi këtë kandidaturë për anëtarë të KLD, e cila u votua më pas në Kuvend. Madje mazhoranca ka avancuar dhe më tej duke e bërë fakt të kryer shkarkimin e Lelçaj dhe Çefës, teksa ka menduar dhe për kandidatët favorizues për t’i zëvendësuar ato.

Emri i përfolur është ai i ish-ministrit të marrëdhënieve me Kuvendin Ilirjan Celibashit.
 
Por ajo që duhet të mendojë mazhoranca është mbështetja e Çomos brenda KLD kur sipas ligjit, nënkryetari duhet të zgjidhet nga Këshillit i Lartë i Drejtësisë, me propozime që sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë duhet të vijnë nga Presidenti Bujar Nishani që ështe aktualisht edhe kryetar i këtij institucioni.
 
Ky I fundit ka minimizuar mbështetjen brenda radhës së KLD që do të thotë se propozimet e tij nuk do te gjenin akses brenda vetë anëtarëve. Presidenti ka të drejte të zgjedhë për nënkryetar një nga tre anëtaret e KLD të zgjedhur nga Kuvendi.
 
Ajo që pritet të enjten në Kuvend është konstituimi i komisionit hetimor qe kryetar do të ketë Armando Subashin. A1 Report ka arritur të mësojë se Subashit i është lënë besimi për të konstatuar shkeljet e Çefaj dhe Lelçajt, te evidentuara tashmë dhe në kërkesën e 39 deputetëve të Kuvendit.

19 komente në “Sokol Çomo, ‘pasuesi’ i Çefës në KLD?”

  1. pjeshka says:

    Kto jane aludime te gjitha besoj.. Po gjthss mesa e njoh un kte goxha i pregatitur eshte dhe ky.

  2. qirjako says:

    -Kush ehte Sokol Como?

  3. enea says:

    Ky dikur ka qene Kryetar i Gjykates Tirane, dhe ne kohen e tij ka shperthyer korrupsioni dhe rryshfeti, semundje e bute, kurre ska ndritur gje ne jeten e vet. Ah mo kryemiser, zdi kush ta ben mendjen pordhe qe gjithmone njerez pa bythe zgjedh. Kete e ha sala dhe Meta me nje kafshate.

  4. Goni says:

    vendosni nje superkominist ne krye te KLD se do e depolitizoni me zyrtarin e PS, apo me fallsifikatorin e njohur te zgjedhjeve, famekeqin Qelibash

  5. Ana says:

    Mesa kam degjuar une ky esht me keq se Cefa se i ka çizmet e hajduterise akoma me te medha. Nuk e di perse Edi Rama nuk i jep mundesine Spartak Ngjeles per nje post te tille? Shume respekt per nje te persekutuar e intelektual te madh si Z. Spartak.

  6. shigjeta says:

    Sokol Como eshte nder njerezit me integritet me te larte qe mund te kene sherbyer ne sistemin gjyqesor. Nje profesionist i rangut te larte dhe njeri teper serioz. Eshte nje drite e besueshme shprese reforimi i gjyqesorit, nese afron te tilla potenciale njerezore qe ne Shqiperi jane pothuaj “specie ne zhdukje”.

  7. EKSTREMISTI I DJATHTE says:

    Figura e zotit Como do te jete nder per KLD.

  8. Bashkimi says:

    Profesor Como eshte nje nder personalitetet e shquar te jurisprudences
    dhe do te jete nje shprese zgjedhja e tij per funksionimin e sistemit gjyqesor

  9. leo says:

    sa te cuditshem jemi ne shqiptaret. ne 4 komente dy e lavderojne ne maksimum e dy e shajne komplet. kuj ti besohet valle?

  10. strazimiri says:

    C’fare e ka Jani Comon?

  11. Vlonjati says:

    Ky eshte gjigand!

  12. Bashkimi says:

    Profesor Como eshte nje nder personalitetet me te shquar te drejtesise; jashtezakonisht i afte ne jurisprudence dhe shprese per fillimin e funksionimit te sistemit gjyqesor

  13. qytetari says:

    Keto Nderhyrje Behen Per Te Kontrolluar Gjyqesoein Nga PUSHTETI I RRADHES

    Ketyre Nuk I Kercet Fare Ta Reformojne.

  14. Sandri says:

    Sokol Como Kush e mbane kete emer anonim, Ushtar I pa inisiative qe pret utdherin . Po te jete per emer eshte Flamur Kapllani antari actual I KLD . Gjyqtare I klasit te Larte . Po Duhet ushtar e Flamurii nuk komandohet nga askush.

  15. Abc says:

    Sokol Como eshte njeri e jurist i mire, por gje e urte, as te ze as te leshon. Ky eshte per kohe paqeje. Tani jemi ne lufte. Momenti eshte deciziv per reformen ne drejtesi.
    Como eshte si ajo makina qe ndizet me te shtyre, se nuk i mban bateria.

  16. Rubik says:

    Flamur Kapllani gjyqtari me I mire qe ka punuar ne Mirdite.

  17. Juristi says:

    Flamurii I mire eshte po dhe Ilir Perdeda nje organizues I mire i punes nje drejtues i mire . Kur dikush ka fatin te gjykohet nga Ilir Perdeda brohoret me te madhe se Gjeta nje Gjyqtare te drejte dhe te pakorruptuar.

  18. gjergji says:

    Sokol Como i ben nder KLD me profilin e vlerat qe veshtire te gjenden ne tjeter qytetar qe ka punuar ne sistemin e drejtesise si gjyqtar.
    Ai eshte gjyqtari me formim te larte profesional, i kulturuar e serioz qe do mbante e nder mbi supe cdo detyre te rendesishme.
    Reforma ne drjtesi do te kete nje nisje te mbare me zgjedhjen e Sokol Comos ne detyren e Zvendes Kryetarit te KLD.

  19. andi says:

    Sokol Comos sdo I degjohej zeri me kete Kld qe kemi dhe nuk do ishte I afte te bente asnje reforme per te permiresuar sistemin aktual te korruptuar te gjyqesorit.Celibashi eshte me I forte ne cdo aspekt.Jo per gje por eshte I vetmi njeri I paperfolur ne politiken Shqipetare.Dhe e them me plot bindjen qe nese I jepet mundesia qe te reformoje gjyqesorin Shqipetare ai do e beje pasi kudo ku ka shkuar ka dhene kontributin e tij per te arritur maksimumin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje