Ngrihet zyrtarisht akuza ndaj Ardian Bitraj, rrezikon 20 vite burg

25 Shtator 2014, 16:55Kronika TEMA

Dy muaj pas përfshirjes së Bankës së Shqipërisë në skandalin e vjedhjes së 713 lekëve nga magazinat e thesarit në Linzë, Prokuroria e Tiranës dhe Task-Forca, e cila po heton dosjen e Bankës ngre zyrtarisht akuzën e parë e cila rëndon mbi Ardian Bitrajn, ish-zyrtarin e bankës i cili ushtronte detyrën e përgjegjësit të arkës stok.

A1Report ka mundur të mësojë se Bitraj është marrë person i pandehur nën akuzën e veprës penale të vjedhjes së bankave dhe arkave të kursim, ku me kodin e ri penal në nenin 136 kjo vepër cilësohet si më poshtë:

E pikërisht kjo akuzë, e cila rrezikon ta burgosë Bitrajn deri në dy dekada, i është komunikuar këtij të fundit në ambientet e paraburgimit 313 “Jordan Misja” ku ai qëndron pas masës së sigurisë “arrest me burg”.

Burime nga grupi hetimor thanë për A1Report se gjatë komunikimit të akuzës Bitraj sërish ka mbajtur qëndrim pohues për vjedhjen e parave nga banka, por ka kundërshtuar klasifikimin e veprës penale pasi pretendimet e tij janë të dënohet sipas nenit 135 “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, çka do t’i jepte atij një dënim maksimal deri në 10 vite.

Për organin e Akuzës janë ende të hapura hetimet për skandalin e Bankës qendrore, teksa mësohet se në akuzën zyrtare Prokuroria ka lënë të hapur shifrën e vjedhjes së parave, pasi për hetuesit ajo është më e madhe nga 713 milion të deklaruara nga Banka dhe ende s’ka përfunduar inventarizimi i porositur nga akuza me ekspertë të pavaruar.

Pak kohë më parë ishte kreu i prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, i cili njoftoi publikisht se hetimet për skandalin e Bankës së Shqipërisë janë drejt fundit, teksa pritet që akuza e vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit, shtuar kësaj akzue dhe moskallëzimi i krimit, të rëndojnë dhe mbi kolegen e Bitrajt, Mimoza Bruzian dhe nipin e tij Klevis Bejtja. 

12 komente në “Ngrihet zyrtarisht akuza ndaj Ardian Bitraj, rrezikon 20 vite burg”

  1. Kritiku says:

    Kur do te mesoni qe nuk thuhet apo shkruhet “vite” per ne shumes te fjales “vit”, por “vjet”? Keni marre shume nga menyra e kosovareve e te folurit mbrapsh te gjuhes shqipe. Ata thone 1 vjet dhe 10 vite, duke ngaterruar shumesin me njejesin.
    Nese hetimet jane akoma te hapura, si eshte e mundur qe ngrihet nje akuze dhe quhet si e perfunduar? Ku jane akuzat per Fullanin dhe tere ekipin drejtues te Bankes? Apo do te behet Bitraj “koke turku” dhe te shpetojne peshqit e medhenj? Kjo vjedhje e Bankes e ka vijimin deri tek Berisha me familjen e tij biologjike dhe shoqerore.

  2. LORA says:

    Mendoj se denimi qe meriton bitraj eshte konfiskimid i cdo pasurie,deri ne kanatjere,pa asnje mundesi rikuperimi per te dhe familjen e tij.
    Kujt i plasi per burgimin e bitrajt,,,shqetesimi im eshte vetem per parate qe duhet te kthehen ne vendin e vet.

  3. arjan says:

    me kete denim cfare fiton shteti? ku i gjen 7 miliarde lek e qe ne fakt jane shume me teper por nuk duan te hapin panik ne popull si ne 97 se per kater vjet vidhen me qindra miliarda e jo 7.mjer ky popull qe po vidhet ne te kater anet.

  4. Arjan says:

    Te gjenden parate Ku vajten Pse ne kohen e Dulles Nuk ja mbante njeriut Te prekte leket ne banken e Shqiperise ,20 vite pak burgin te perjetshem pa nxjerre leket perdorni dhe dhune vetem Te gjenden leket se ato Nuk Iken vete .Harruat ujkun fullanin edhe ai ne burg ,konfiskimin e Te gjithe pasurive Te punojsve perfshire ne kete ngjarje.

  5. gurgac says:

    tu konfiskohet cdo pasuri qe ne cdo menyre te shlyet vjedhja pastaj shteti te veproj me ligj per kta hajduta

  6. shpetimi says:

    Denimi i nje monstre te tille te perdorur nga mafia, edhe po te jete me burgim te perjetshem, me qenese nuk ekziston denimi me vdekje, nuk ka asnje lloj vlere, nqse nuk kthehen parate e vjedhura.

    Vetem gjetja dhe kthimi i ketyre parave, do jepte shpresa se shteti ekziston.

  7. pak doris says:

    Mund te denohet por nuk do t’a besoj kurre qe i ka vjedhur ky,edhe nqs ka vjedhur,ka vjedhur per te tjere.4 vjet te te vidhet shtepia e mos e mare vesh i zoti i shtepise?Te pakten te kete qene sy hapur ndaj gruas….!!!???

  8. Analfabet says:

    I vihet kapaku qivurit dhe pritet te mbulohet me dhe si shume e shume te tjera ne kete vend te mallkuar.Nje justifikim qesharak edhe per femijet e kopeshteve: “i luajta kumar”, asnje arsyetim pse shkoi dhe denoncoi vete tek eproret: “pashe nje ender te keqe”, nje tufe kaqolesh te arestuar me akuzen me qesharake ne Shqiperi “shperdorim detyre”, kur kete e bejne rradhe gjithe te punesuarit ne institucione Nga roja tek titullari ose me sakte te themi: njerezit shtyhen per ne institucione pikerisht per te shperdoruar ate sepse me rroge nuk arihet asgje dhe keta kaqole do lirojne qelite ne mos i kane liruar dhe demshperblim, Kapobanda mbas gjithe thagmave qe na u serviren do te dale me tre muaj, te kryera gjate hetimit dhe nje popull budalla qe shqyen syte si vici para deres se re te haurit. Qivurit ju ngulen peronat,hidhni nga nje dore dhe o Shqiptare koqe qe vrisni njeri tjetrin per nje gardh me thupra dhe ketu varosen meleonat e dollarevet tuaja. Une e hodha dheun. AMIN

  9. Partiani Velo says:

    Dulla qe thoni ju e gjeti Shqiperine me arken e banges te shqyer dhe e la me 40 ton te mbledhura ca me hir e ca me pahir, si dhe nga prodhimi i minjerave te bakrit. Dhe keto si Gjirokastrit i vertete i ruajti me fanatizem. Di raste kur anetaarevet te byrose politike qe u duhet te mbushnin ndonje dhemb per te mare 3 gr. Flori ( me leke ) duhet te mernin urdher direkt nga Dulla. E mblodhi i shkreti dhe cdo gje shkoi per dhjame qeni. Kesmet i shpures se Sali Berishes dhe Ilir kokelopes.

  10. POPULLI says:

    Te shtrydhen me tortura qe te tregojne parate dhe vilat e bizneset brenda e jashte vendit. Popullit nuk i lypsen vitet e “burgjeve” false,por parate qe ikin nga gjaku e djersa e tij.Te luftohet mafia shqiptare ala berisha

  11. PO! says:

    Ky hajduti-spiun,bashke me te tjere kane kollofitur edhe toka neper ferma e fshatra sipas ligjit kamunist 7501.Ka shume mundesi qe disa biznese t’i fshehin tek emrat e te afermeve,sepse jane te vjeter ne mafiozlliqe keta hajna me cizme

  12. piro says:

    Te behen zbulimet e sekuestrimet e llogarive e pronave te ketyre hajduteve te stazhionuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje