Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur penalisht ish-drejtorin dhe 2 ish-përgjegjësa sektori të drejtorisë së ALUIZNI Tirana dhe ish përgjegjësin dhe 2 specialistë të sektorit të drejtorisë të ALUIZNI-t Berat, për kryerje të legalizimeve të jashtëligjshme.
Nga auditimi për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013 u konstatuan një sërë shkeljesh si kryerja e legalizimeve të jashtëligjshme për 125 subjekte, nëpërmjet lëshimit të lejeve të legalizimi në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Tiranë, në zonën e gjelbër të Parkut të Liqenit Artificial, në strukturën e rrugës, në zonën e Qytetit Studenti, në zonën pranë depos së Ujit, në zona poshtë linjave të tensionit të lartë, si dhe duke legalizuar troje ende në proces shqyrtimi nga gjykata, i kanë sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën totale prej 162 milionë lekë,m ose mbi 1.5 milionë dollarë.
KLSH kallëzoi ish-drejtorin e këtij institucioni K.B., dhe e ish-përgjegjësat e sektorëve R.D. dhe T.B.,për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Sipas KLSH shkeljet konstatojnë në:
Më konkretisht KLSH konstatoi:
5 raste të legalizimit të ndërtimeve informale ndërkohë që etapat e procesit të ankimit në gjykatë nuk kishin përfunduar, veprim ky në kundërshtim me nenin 26, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 dhe pikën 6 të VKM-së nr. 438, datë 28.06.2006;
8 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale në zonën e gjelbër të parkut të liqenit artificial, veprim ky në kundërshtim me nenin 31, pika 1, germa “a” dhe 39, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pikën 2, germa “e” dhe pika 4, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, Vendimit të Këshillit Bashkiak (VKB) nr. 4, datë 23.06.2004 “Për miratimin e vijës kufizuese të Parkut të Liqenit Artificial”, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) të Bashkisë Tiranë, miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT)-së nr. 1, datë 15.02.2013;
19 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale në troje private, për të cilat Bashkia Tiranë ka planifikuar ndërtime shumëkatëshe, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4 dhe 4.2, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pika 2 germa “b”, pika 8, e VKM nr. 438, datë 28.06.2006, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë.
32 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura mbi strukturën e rrugëve, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pikën 2/b të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, si dhe Kreun III “Rregullat mbi sistemin rrugor dhe transportin (skema e miratuar e rrjetit rrugor)”, të Rregullores të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë;
4 raste të legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura poshtë linjave të tensionit të lartë, veprim ky në kundërshtim me nenin 4, pika 1, nenin 39 dhe 40, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 dhe pikën 8.1, të VKM nr. 438 datë 28.06.2006;
1 rast legalizimi të ndërtimit informal brenda zonës së Qytetit Studenti, veprim ky në kundërshtim me neni 42, pika 2 dhe 3, të ligjit nr. 9482 datë 03.04.2006, dhe pikën 2, germa “c”, të VKM nr. 438, date 28.06.2006;
1 rast legalizimi të ndërtimit informal brenda territorit mbrojtës të depos së ujit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39 dhe 42, pika 2, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, dhe pikën 2, gërma “e”, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, si dhe Kreun II, “Sistemet e furnizimit me ujë”, pika 2, nënpika 2.12.2 të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizime SH.A”;
-54 raste për të cilat tarifat e parcelës ndërtimore nuk janë llogaritur sipas neneve 20 dhe 27, të ligjit nr. 9482, datë 03.4.2006 dhe VKM nr. 1620, datë 26.11.2008, duke shkaktuar një vlerë dëmi prej159,491,750 lekë dhe
-1 rast të legalizimit të ndërtimit pa u likuiduar tarifa e parcelës ndërtimore me një vlerë dëmi në shumën 3,150,600 lekë.
Për këto shkelje, KLSH ka kryer kallëzim penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish Drejtorin K.B. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana 1 dhe ish përgjegjësit e sektorëve R.D. dhe T.B.,të cilët në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
KLSH kallëzim penal edhe për ish-kreun e ALUIZNI Berat
Për kryerjen e legalizimeve të jashtëligjshme për 188 subjekte, nëpërmjet lëshimit të lejeve të legalizimi në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Berat, në zonën e mbrojtur në Berat, në afërsi me strukturën e rrugëve, pranë rrjetit të ujësjellës-kanalizimit, si dhe duke legalizuar objekte të pandërtuara, që në tërësi i kanë sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 103 milionë lekë, ose rreth 1 milionë dollarë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 538/1, datë 21.05.2014, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Berat, për periudhën Janar 2012-Dhjetor 2013.
Nga auditimi, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, mbi bazën e të cilave KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ish-drejtorin e këtij institucioni K.P., ish-përgjegjësin e sektorit A.M. dhe 2 ish specialistët D.Ç e R.B.,për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, pasi kanë kryer:
Më konkretisht KLSH konstatoi:
3 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale në zonën e mbrojtur muzeale të Beratit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, pikën “ç” të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, pikën 1 të nenit 29 të ligjit nr. 9048 datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore” dhe VKM nr. 6, datë 07.01.2005 “Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë”;
41 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale në zona me Studim Urbanistik nga Bashkia Berat, veprim ky në kundërshtim me nenin 2 dhe neni 39, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pikën 2 të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, Studimet Urbanistike për lagjet “Çlirimi, Dëshmorët e Kombit dhe Barrikadë”, si dhe Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Berat, miratuar me Vendim të KKT-së nr. 7, datë 20.12.2012, por dhe Rregulloren në zbatim të tij;
29 rastetë legalizimit të ndërtimeve informale të ngritura mbi strukturën e rrugëve, veprim ky në kundërshtim me nenin 2, pika 4, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pikën 2/b të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, si dhe “Rregullat mbi sistemin rrugorë dhe transportin (skema e miratuar e rrjetit rrugorë)”, të Rregullores të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Berat;
4 raste të legalizimit të ndërtimeve informale brenda territorit mbrojtës të rrjetit të ujësjellës kanalizimit, veprim ky në kundërshtim me nenin 39 dhe 42, pika 2, e ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, pikën 2, germa “e”, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, si dhe Kreu II, “Sistemet e furnizimit me ujë”, pika 5 të VKM nr. 1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës-kanalizime SH.A”;
2 raste të legalizimit të ndërtimeve informale pa qenë ndërtuar më parë objekti ndërtimor (në momentin e legalizimit), veprim ky në kundërshtim menenin 1 dhe 2,të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 dhepikën 1të VKM nr. 438, datë 28.06.2006.
105 rastepër sipërfaqen prej 38150.92 m2, në të cilat mos pagesa për sipërfaqen e plotë të parcelës ndërtimore e ardhur si rezultat i diferencësndërmjet sipërfaqes së legalizuar dhe sipërfaqes të zaptuar, e llogaritur në kundërshtim me parashikimet në nenin 20, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, ka shkaktuar një vlerë dëmi prej 101,576,444; dhe
4 raste kuvlera e tarifës së parcelës ndërtimore nuk është llogaritur sipas funksionit për të cilin është lejuar shfrytëzimi ka shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 1,341,383 lekë, si veprim në kundërshtim menenin 6,7,9 dh 10, të ligjit nr. 9482, datë 03.4.2006 dhe pikën 1, germa “i”, pika 2 dhe pika 3, të VKM nr. 437, datë 28.06.2006.
Për këto shkelje, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse për ish Drejtorin K.P. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat, dhe ish përgjegjësin e sektorit A.M. dhe 2 specialistët D.Ç e R.B.,të cilët, në mos përmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
po kan bo kerdin kto namin.
Te gjitha i ben ai Lame esht nji skuth i keq por drejtsia do fitoj shum shpejt.
Bravo klsh