Nga Edi Rama*
THE HUFFINGTON POST
Vizita e Papa Franceskut në Shqipëri këtë jave, ishte një moment kulmor në historinë e vendit tim. Por më shumë se kaq, ishte një mesazh i fuqishëm për botën. Së pari, sepse ai zgjodhi një prej vendeve më të varfër të Europës për të nisur turin e tij europian. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, ai zgjodhi një vend ku shumica myslimane bashkëjeton paqësisht me të krishterët. Ai erdhi si një udhëheqës shpirtëror universal dhe si flamurmbajtësi i përpjekjeve njerëzore kundër paragjykimeve dhe ndarjeve mes njerëzve mbi bazën e besimit, sfondit etnik apo prejardhjes fetare; dhe ai u prit nga myslimanë e të krishterë, pa dallim. Kjo është një mrekulli e rrallë, në botën gjithnjë e më të trazuar dhe të frikësuar ku jetojmë. Unë jam krenar për fytyrën që Shqipëria i shfaqi atij, dhe botës, një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëjetesës ndërfetare.
Ishte tejet e rëndësishme për ne, që ai e nisi këtë seri aktivitetesh në Europë, jo në zemrën e Europës, jo në BE, por në Ballkanin Perëndimor. Një rajon i njohur përgjatë historisë për konfliktet, jo më pak për atë që shpërtheu në Sarajevë 100 vjet më parë; një rajon që ka përjetuar një shekull luftëra ideologjike, konflikte etnikë, divergjenca fetare, trazira të përgjakshme ndër kufij. Por që sot është një rajon paqeje dhe bashkëpunimi. Të mendosh për një moment për atë histori, është të kuptosh përse ne u ndiem kaq të prekur prej vizitës së tij, dhe pamjes së qindra-mijëra të krishterëve dhe myslimanëve që mbushën bulevardin e martirëve, që në orët e para të mëngjesit. Në Shqipërinë komuniste, klerikët u vranë, Kishat u dogjën e u bënë shkrumb e hi. Sot, udhëheqësit e besimeve të ndryshëm fetarë janë pjesë vitale e shoqërisë sonë civile, që bashkëpunojnë për të mirën e njerëzve.
Mesazhi që kjo i dërgon botës është jetik në këtë kohë. Sepse, ashtu si Papa Francesku u tha të pranishmëve, Lufta e Tretë Botërore ka filluar tashmë.
Disa mund të mos bien dakord. Por ndërsa ai fliste, përparimi barbar i Shtetit Islamik të vetëshpallur të Irakut dhe Levantit vazhdonte, duke sjellë kaos, vrasje, paqëndrueshmëri që përshkojnë kufijtë dhe që, nëse nuk kontrollohet, nuk do të lërë pa prekur asnjë vend mbi Tokë: të gjitha në emër të fesë, një pikëpamje e shtrembëruar e një besimi, Islamit, që ne e njohim si paqësor në mënyrën e të menduarit dhe qëllimet e tij.
Që kjo është luftë, këtë na e bën të qartë mënyra si po e ndjekim. Përgjigja jonë duhet të jetë po aq e qartë. Sepse na prek të gjithëve. Kur kokat e prera të të vrarëve të pafajshëm – që ndodhen atje për të ndihmuar njerëzit në nevojë, apo për t’i treguar botës atë që po ndodh – përdoren si mbartëse mesazhesh për SHBA dhe aleatët e vet, ne sigurisht që duhet ta shohim këtë si një luftë që ngjan me luftën ndaj një epidemie vdekjeprurëse, e cila përhapet pa dallim kufijsh, konventash apo rregullash të vendosur prej përvojave të mëparshme.
Këtë murtajë të neveritshme që po i kanoset botës sonë, lirisë sonë, të drejtave tona si qenie njerëzore dhe aspiratave tona si shoqëri të vendeve demokratikë mundet që ta luftojmë vetëm së bashku. Një pjesë e kësaj përpjekjeje është ushtarake. Por një pjesë e saj, është përpjekje për të treguar fuqinë dhe dobinë e bashkëjetesës në harmoni mes feve, komuniteteve, etnive dhe shteteve.
Nuk duhet t’i trembemi pjesës ushtarake të kësaj përpjekjeje. Ndonjëherë, është lufta ajo që sjell paqen. Papa Francesku erdhi në Shqipëri në po të njëjtin vit kur shqiptarët, myslimanë e të krishterë, u bashkuan me fqinjë të tjerë në rajon për të vulosur një proces historik, i cili nisi në vitin 1999 me bombardimin e Beogradit, dhe luftën kurajoze të udhëhequr prej Bill Clintonit dhe Tony Blairit, për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Sllobodan Milloshevici. Veprimet e tyre i dhanë fund spastrimit etnik, sollën rrëzimin e diktatorit të ligë, gjë që coi më pas tek marrëveshja e paqes e firmosur vitin që kaloi mes Kosovës dhe Serbisë, në emër të një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Europian.
Prej këtij udhëkryqi, Ati i Shenjtë erdhi këtë për t’u folur jo vetëm shqiptarëve apo popujve të rajonit, por të gjithë Europës, në lidhje me nevojën për të patur besim dhe unitet, si dhe për të kapërcyer kufijtë dhe kufizimet e të tashmes, me qëllim mbrojtjen e të ardhmes sonë të përbashkët. Ne shohim se si konflikti ka ndikim sot mbi Turqinë, dhe shohim një kauzë të përbashkët. Ne dëgjojmë planet e grupeve terroristë për të sulmuar objektiva në PErëndim, dhe shohim një kauzë të përbashkët. Ne bëhemi dëshmitarë të përhapjes së këtij mesazhi diabolik të urrejtjes në emër të besimit fetar, dhe duhet të shohim një kauzë të përbashkët në frenimin e përhapjes së tij, të gjithë së bashku, shtete të mëdhenj e të vegjël. Europa Perëndimore dhe Ballkani Perëndimor, së bashku. Të krishterë e myslimanë, së bashku.
Ballkani ka nevojë për Europën. Por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin. Edhe kjo, mendoj unë, është një arsye përse Papa erdhi këtu, me praninë e tij për të përhapur këtë mesazh. Në një kohë kur kaq shumë vende europianë të pasur po mbyllen në vetvete, ata duhet që të shohin jashtë vetes, në emër të ndërtimit të një mburoje të përbashkët, e cila do të na mbrojë prej një epidemie që vret të fortë e të dobët, të pasur e të varfër, nëse nuk qëndrojmë dhe e luftojmë së bashku.
Këta vrasës kanë treguar se nuk ka thellësi në barbarinë e tyre, që do të thotë se nuk ka kufi në terrorin që do i shkaktonin botës sonë. Europa demokratike, teksa lufta e tyre afrohet gjithnjë e më shumë, duhet të kundërveprojë jo vetëm me armë, por me forcën e unitetit kundër një fantazie të shfrenuar, kundër njerëzve që duan ta rikthejnë botën tonë në humnerët e zezë të mijëvjecarëve të kaluar. Ne jemi vend i varfër, por një vend i gatshëm të luajë një rol në këtë përpjekje; një rol që mund ta luajmë vetëm në bashkëpunim me të tjerë në Europë dhe më gjerë, në botë.
Historia nuk ka qenë bujare me Shqipërinë. Por ne kemi mësuar prej saj. Kjo u bë e qartë nga mënyra si populli ynë erdhi të shohë, dëgjojë dhe ndjekë meshën e Papa Franceskut. Ai, një udhëheqës katolik, e kuptoi që Shqipëria meriton respekt për përkatësinë, tonë të shprehur në mënyrë unanime, me botën demokratike, si europianë; ne nuk e meritojmë paragjykimin që ekziston ndonjëherë kundrejt vendeve demokratikë. Shqiptarët duhet të respektohen për gjithë vuajtjet dhe gjakun që kanë derdhur për Krishtërimin, duke i dhënë dyzetë martirë Kishës Katolike vetëm disa dekada më parë, dhe nuk duhet t’i nënshtrohen paragjykimit të rrejshëm dhe të padrejtë, për arsye se i falen Allahut në një vend ku Krishtlindjet dhe Bajrami festohen pa kufij të frikës.
Papa nuk është i vetmi që kupton rolin që Ballkani duhet të luajë për të garantuar paqen dhe prosperitetin në kohën tonë. Vizita e tij ndjek hapat historikë të ndërmarrë nga Kancelarja Merkel. Ajo u përpoq shumë që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat. Ajo uli gjithashtu së bashku, për herë të parë në muajin shtator, të gjithë udhëheqësit e rajonit për një takim në Berlin, për të përcjellë këndvështrimin e saj se, përtej ngërcit të politikës së zgjerimit, BE ka për qëllim të afrojë më shumë Ballkanin duke ndërtuar ura të reja mbështetjeje dhe bashkëpunimi.
Bota jonë ka nevojë për lidership përballë këtyre sfidave të shumta globale. Kancelarja Merkel e ka treguar. Po kështu edhe Papa. Një Kryeministër i Shqipërisë nuk do të ketë asnjëherë fuqinë e një Kancelari gjerman, apo ndikimin e një Pape. Por ne kemi një rol për të luajtur. Ballkani ka një rol të madh për të luajtur. Sfida jonë madhore sot është që të qëndrojmë larg kësaj epidemie vdekjeprurëse të konfliktit fetar që, në këtë rajon, do të shndërrohej automatikisht në një konflikt etnik dhe do të rindizte mosmarrëveshjet për kufijtë aktualë të paqes. Kjo është sfida jonë. Por është një sfidë për të gjithë Europën, dhe një sfidë që duhet ta përballojmë së bashku, me kurajë. Angela Merkel dhe Papa kanë prirë rrugën. Të tjerët duhet t’i ndjekin. Kjo është një luftë që Europa duhet ta luftojë e bashkuar.
What…..!!???PEACE me Zike-t….!!!??
INPOSIBLE……………….vetem nqs shikoni endra me sy hapur!
endra je duke pare ti me “llullen” e sunitit ne goje!te fala janulles
“IMPOSSIBLE”
U bere ti majmun te shkruash anglisht
Hajt pajtohu me Ziken ne shenje respekti per viziten e Papes. ? Ne internet shaheni, por po te ishit ne ndonje lokal do pinit raki me opinge.
Nje shkrim i perkryer qe na ben te jemi krenare qe jemi shqiptare!
Nje artikull SHBA-lepires i denje per ate gazete ku botohet. Asgje me teper. Kuptohet qe artikull shkruesi ka njohuri minimale per gjeopolitiken.
Prite artikullin e Sales tani ne “Kamza Daily”
sme pelqeu ky shkrim………rama zakonisht eshte me origjinal
fjalim lideri krenar per kryeministrin
Edi Rama!
Meriton nji, bravo te madhe, dhe nuk mjafton.
Zoti i mallekofte te gjithe ata qe ndikuan dhe ndihmuan kancerin e shqiptareve, qe te vidhte perseri zgjedhjet e 2009 tes., Shqiperia humbi nji 4 vjecare, shqiptaret humben nji kryeminister qe i duhej ketij vendi,
dhe kanceri udbash, vazhdoj shkaterrimin fatal kunder pasurise se shqiptareve!
Zoti qofte me Shqiperine dhe ty, pune te mbare!
Turkofuck you should be proud to be Albanian!
Shkrim papal o Edi.
Dhe ta lexosh origjinalin ne Huffington post, duket shume diletant.
Sikur ke bere informacionin politik te javes.
Sorry, duhet te ishe me professional.
Si ne zgjedhje te fjales dhe te gjuhes.
Entuziazmi i prezencës të Papa Françeskut në Shqipëri, duket sikur ka “mbuluar” palaçollëqet e bëra prej politikës e të shtetit shqiptar edhe në këtë ditë historike, por në fakt ato janë shfaqur me zë e me figurë në ekranet e televizioneve. Siç është vepruar në këto 22 vjet, ata që kanë uzurpuar shoqërinë, politikën, shtetin dhe botën mafioze ekonomike financiare, manifestuan tutorizmin dhe nepotizmin total edhe ditën e vizitës së Papa Franceskut. Ajo që ra në sy si një skandal i rëndë e i turpshëm zyrtar, ishte nepotizmi familjar i krerëve të politikës e shtetit edhe në protokollin e nderimit të Papa Françeskut. Po e nisim me fakte nepotizmi, nga pritja në Rinas, ku veç kreut të qeverisë ishin edhe të afërm në dikasterin qëndror dhe aparatin e tij apo zyrat e OJF-ve. Përse duhej të ishte në pritje, p.sh., Ministrja e Kulturës dhe jo Kreu i Parlamentit, apo kreu i Komitetit të Kulteve, kur kjo nuk ishte vizitë kulturore e as turistike, por vizitë zyrtare fetare! Thjeshtë, për të mbetur e preferuara e kryeministrit, në “historinë” e pritjes së Papës. Përse njeërzit e ngushtë të familjarëve, duhej të ishin në takim në dhomën “VIP” në Rinas, për të “sajdisur” Papa Françeskun me “detyrën” e ngarkuar për t’u kujdesur për dhuratën e Kryeministrit e për t’i ofruar atij ujë e kafe (nëse do të dëshironte)? Thjesht, për t’u regjistruar si personazhe në këtë ngjarje historike. Tjetër fakt nepotik nga protokolli zyrtar. Vajza që i dhuroi lulet Papa Françeskut në Rinas, ishte vajza e një deputeteje. Përse duhej të ishte fëmija e një politikaneje e të mos ishte psh., mbesa e një e kleriku të pushkatuar, apo dënuar në burgjet e diktaturës, apo fëmija i një invalidi, minator, sharretari nga Puka, Mirdita, Dibra, Laçi, apo fëmija e një intelektuali, e një punëtori të thjeshtë, apo qoftë edhe e një varfanjaku që “gërmon” mëngjes e darkë nëpër kosha plehrash për bukën e gojës, që nuk japin politikanët mëkatarë që puthën dorën e Papës? Përse psh., vajza që i dha lulet Papa Franceskut të mos ishte vajza e ish-besimtarit pasionant katolik Aleks Nika, vrarë në 21 janar 2011 në sheshin ku Papa përshëndeti dhe bekoi shqiptarët, por duhej të ishte vajza e shtetareje që deklaroi se, Aleks Nikën dhe protestuesit e tjerë të 21 janarit, do t’i varte te palma e Kryeministrisë, në shenjë urrejtje ngaqë protestuan për atë që meshoi Papa: për lirinë, anti-varfërinë dhe padrejtësitë?! Vazhdojmë më tej me fakte të tjera nepotizmi, pjesë e protokollit të pritjes së Papa Françeskut. Në protokollin zyrtar, ishte caktuar që titullin “Qytetar Nderi” dhe “Çelësin” e qytetit të Tiranës në emër të qytetarëve të kryeqytetit, ta dorëzonte Lulzim Basha dhe bashkëshortja. Ndoshta do ishte më e drejtë që përveç Kreut të Bashkisë të ishte edhe Kreu i Këshillit Bashkiak, një “Qytetari Nderi”, apo një qytetari model? Nuk e kemi fjalën, ngaqë e shoqja nuk është shtetase shqiptare, por e kemi fjalën për nepotizmin që u shfaq edhe në të tilla raste. Vazhdojmë më tej. Në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, salla ishte mbushur me njerëz të rrjetës nepotike të politikanëve e shtetarëve, konkretisht me familjarë, shokë e miq të tyre e të ftuarve të tjerë. P.sh, në rreshtin e zyrtarëve të Presidencës, me të cilët Presidenti Nishani bëri pritjen e nderit për Papa Françeskun, ishin futur në protokoll edhe motra, vëllezër, krushq, baxhanakë, kunetër, dhëndurë, mbesa e shokë të zyrtarëve të Presidencës, të cilët nuk janë punonjës të presidencës, por që ishin në pritjen zyrtare! Nepotizmi deri edhe qesharak e banal i shtetit shqiptar në protokollin e nderimit të Papa Françeskut, u manifestua në pritjen e madhe organizuar prej Presidenti Bujar Nishani. Salla, ku u prit Papa Francesku e ku Presidenti mbajti fjalën përshëndetëse, ishte mbushur me politikanë e bashkëshorte të tyre. Kjo është e pranueshme. E papranueshme dhe tallëse për personalitetin e shtetit e të mikut Papa Françesku, ishte fakti që në listën protokollare që kishte mbushur sallën, përveç politikanëve e qeveritarëve ishin edhe familjarë të tyre, deri tek mbesat e nipërit, kunetërit, baxhanakët, ortakë biznesesh, roje të familjeve të ministrave e kryeministrit, shokë e shoqe të fëmijëve të politikanëve e deri tek shoferë ministrash e deputetësh, të futur në protokoll zyrtar, së bashku me gjyshet e gjyshërit. Madje, skandali me pritjen e Atit të Shenjtë, u katandis deri në atë derexhe turpi e banaliteti, sa në protokollin e nderimit ishte përfshirë edhe një nëpunëse e nivelit të ulët, kushërirë e Zonjës së Parë, futur në listën protokollare bashkë me burrin, dajon, xhaxhanë, komshijen, vajzën dhe vjehrrin. Në protokollin Presidencial të pritjes së Papës, ishte përfshirë edhe shefi tenderave në një komunë të Tiranës, edhe sekretarja e një rektori, edhe shoferi i një pronari të medias, edhe punonjësja e shtëpisë e një ministri, edhe katër shokë e shoqe të fëmijëve të Presidentit të Republikës me prindërit e tyre, edhe bashkëjetuesja e një këshilltari të një pushtetari të lartë, edhe shoqe të bashkëshortes së presidentit me familjet e tyre, edhe disa ortakë biznesi ministrash e ish-ministrash dhe deputetësh. Madje, në protokollin e pritjes ishte edhe përfshirë edhe një inspektore tregu ushqimor! Ndërsa përbërja e të ftuarve të ulur në karriget në sheshin “Nënë Tereza”, kishte një nepotizëm total. Çdo ministri e institucion i lartë shtetëror, kishte një numër të caktuar ftesash, por që titullarët ua kishin dhënë familjarëve, bodigardëve e shoferëve të tyre, shokëve e miqve, duke i paraqitur si zyrtarë të lartë të shtetit! Nuk e dimë, se cilët e kanë bërë listën protokollare, por siç e pamë nga transmetimet televizive edhe në nderimin e Papa Françeskut, nepotizmi politik, familjar e shoqëror ishte veprues e fuqiplotë. Kishte nga ata që ishin në avion dhe të tjerë që i prisnin sa zbrisnin në tokë. Ndoshta do ishte mirë që Papës t’i ofrohej për bekimin e tij dhe të mbarë fëmijve, një i porsalindur atë ditë. Kjo ndoshta do ishte edhe më kuptimplote…
Përse p.sh., vajza që i dha lulet Papa Françeskut të mos ishte vajza e ish-besimtarit pasionant katolik Aleks Nika, vrarë në 21 janar 2011 në sheshin, ku Papa përshëndeti dhe bekoi shqiptarët, por duhej të ishte vajza e asaj që deklaroi se, Aleks Nikën dhe protestuesit e tjerë të 21 janarit, do t’i varte tek palma e Kryeministrisë, në shenjë urrejtje ngaqë protestuan për atë që mëshoi Papa: për lirinë dhe anti-varfërinë?! Ndoshta mund të ishte edhe mbesa e një e kleriku të pushkatuar, apo dënuar në burgjet e diktaturës, apo fëmija i një invalidi, minator, sharrëtari
Papa besoj e di se sa besimtare jemi ne shqiptaret. Me i informuar se Vatikani nuk ka ne bote. Ne nuk e genjejme dot Papen. Nuk besoj qe Papa nuk e di se toleranca fetare ne shqiperi e ka burimin te mosbesimi, tek ajo qe s’na ka bindur deri ne fund asnje nga PROFETET.Ne kemi demostruar ne shekuj se mund te kalojme nga Jezusi tek Muhamedi dhe anasjelltas pa u ndjere aspak mekatar e pa u ndjere te gjynatosur.Rrjeshtimin ne formacionet fetare e kemi mare gjithmone me sportivitet, kemi kaluar sa nga njeri nekip tek tjetri. Nuk besoj se Papa ne pritjen qe organizoje permendi sportin rastesisht dhe i krahasoje grupimet fetare me ekipet sportive pa dashje. Ne shqipetaret besojme tek zoti por a ilutemi nepermjet Muhamedit apo Jezukrishtit per ne nuk ka shume rendesi.